• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Krijimet e muajit korrik 2017

Krijimet e muajit korrik 2017


  • Totali i votuesve
    9
  • Poll closed .

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
6450.jpg



Pershendetje miq te ketij kendi aq te bukur, pershendetje konkurues, lexues dhe komentues kete muaj jam pak me vonese ne postim por sic ju kisha premtuar se do te ishte një pritje qe do ja vlente po ju njoh me krijimet e ketij muaj .





PENTAGRAMI I PARE


DOra e tij po luante me kaqurrelet e mi. Si një e perhumbur mundohesha te derpertoja thelle, deri ne mbytje, ne syte e tij qe i enderroja cdo nate, e qe sonte dukeshin edhe me te bukur nene ndriqimin e henes. Deshiroja t’i lutesha per shume gjera, per shume endrra, per shume deshira por kisha mbetur e shtangur, si një statuje, dhe filloi te me vinte inat nga vetja. Lehtas, por si një vale vullkanike, filloi te te zbriste nga floket ne qafe, kurrizit e per tu ndalur ne bel, me një terheqje te lehte drejt vetes. Trupi im u be i lehte sa një pende dhe nuk arrija ta kontrolloja. Ate prekje aq shume e kisha enderruar por fillova ta kem frike. Ta refuzoj, mendova.

REfuzimi i tere asaj qe kisha enderruar per shume kohe do ishte një humbje e madhe per mua. Do te ishte një frike nga dashuria, frike nga brendesia e trupit tim, nga deshira e flakte qe jo vetem se po shenderronte trupin tim ne një gje pa peshe por qe dhe ndjenja mbizotronte fuqishem dhe nuk pyeste per asgje. Mirpo….

MIrpo hera – heres një drithme e trupit, qe me vibronte tere trupin, nga koka te kembet dhe zemren e qe nuk e dija ne ishte deshire a frike nuk me lejonte te lexoja veten. Isha perhumbur e tera dhe nuk dija nese doja t’i jap ndjenjes lirine e veprimit apo ate dallge qe po me shkaterronte, ate vullkan duhet me fashit.

FAshitja e enderrave rebele, e vershimit, e vullkanit e tsunamit tani me ishte e pamundur sepse deshira e brendshme, ndjenja, kishte permbysur gjithcka dhe kishte arritur ne majen ku nuk kthehej me prapa. Kishte arrit ne piken me te larte. Ne solstic.

SOLstici trupor ishte një lajmotiv se kishte ardhur casti i duhur per te harruar gjithcka, per te ringjallur te humburen, per hire te dashurise. E vetmja qe doja ishte te gjeja rrugen e duhur ne kete Labirint.

LAbirint marramendes dhe pa orinetim ishin shenderruar ndjenjat. Me duhej te gjeja zgjidhjen po zgjidhja nuk vinte vet dhe ndjehesha si e humbur ne një erresire te madhe. Po Sikur

SIkur t’i ngjitesha per trupi. Sikur t’i ngjeshe buzet e mia ne mishin e buzeve te tij qe aq shume i deshiroja e i kisha enderruar. Sikur t’i puthe ata sy qe deshiroja te mbytem ne ta. Sikur t’i them se e deshiroje. Sikur t’i kerkoje te me roberoje, te me sundoje, te me puthe. Sikur t’i lutem, t’i pergjerohem. Jo, jo nuk bene keshtu. Po sikur ta largoje belin qe me digjte vale. Sikur t’i largoje Doren.

DOra e tij rreshqiti dhe me poshte dhe me terhoqi drejte vetes. Trupat tane u ngjeshen aq shume sa u bene një e buzet kerkonin te shuanin etjen qe digjte.





Kur ti me prek doren


Kur ti me merr doren embelsia jote me pershkron si një vibrim i leht i embel sikur zgjon cdo qelize te fjetur e troket ne kocke. Udheton ajo prekje e ndalon aty ne tru ku perplaset me pytjet, me pergjigjet, me opsionet e pikerisht aty perplasemi unë dhe ti!
Por mbrem nuk degjoja asnje nga te gjitha keto, mbrem mbizoteronte vetem një celes sol e une qe hidhesha mbi tela e nxirrja nga cdo por' i imi nota. Mbreme ishte një muzike e ndryshme, ishte një kerkes e heshtur, ishte një nevoj e degjueshme nga cdo spektator. Ti, ti si gjithmone duke balsamuar nevojen e duke heshtur nga ritmi me ofrove një rrjesht te vizuar me aq mjeshteri; një me shume per te me dhene mundesine te hidhesha sa ne njeren ne tjetren duke me prekur cdo tonalitet nga minorja ne maxhore duke kafshuar mbi henen e zjarrte copezat drites bujare qe falte.
Notat e mija vazhdonje te thyejn heshtjen e nates, vazhdojne ne cmendurine e rradhes te ndihen nen forcen e deshires, vazhdojne te jene ne minore, ne embelsine e paqes qe i fal dora jote kur prek te timen.
Mbreme ishte një nate qe ne te vertet nuk ka një date, ishte një enderr e embel mbi një te imagjinuar pentagram!




Une....lumi


Mbi shtratin prej guresh
Qe i tregon udhen,
Mes shkurresh e gropash
Rrjedh një lume,
Mermerin i palodhur
një kenge te trishte,
Gjarperon mes guresh
Mes fijesh bari te brishte.

Sa here prek një shkemb
Qe i pret rrugen,
Renkon i plagosur
Duke ndryshuar udhen.

Rrezohet, ngrihet, dergjet,
Kercen,rrjedh e prehet,
Vazhdon krenar perpara,
Kurre nga pas nuk kthehet.

Gjithcka perreth lulezon,
Gjithcka merr forme e jete,
Moto perpetuo harmonike
Deri sa prehet i qete....
Ne det.




Smells like teen spirit.


Me canten e kuqe ne kurriz atlet disi te pluhurosura , dielli qe pervelonte por sapo gjunjet filluan te mbuloheshin nga bari qe dukej i djegur ndjeva një shperthim te shpirtit si rralle here. Leshova canten te germadhat e asaj qe rruge ishte bere vetem nga pak vizitoret e atij vendi. një det gati gati jeshil shtrihej para meje, mali i zhveshur i gerryer ne ane tjeter. Menjehere nxora telefonin nga xhepi dhe i thashë :- he e degjon. Degjoj çfarë - tha zeri ne ane tjerer. Pikerisht i thashë. Era qe zhurmonte fijet e barit duke u ngaterruar me njera tjetren e formonin ate melodi sa shpirti im qe shpertheu pak me para tani digjej si vullkan qe duhej shuar. një tabele e ndryshkur e anuar dhe me shkrimin qe kishte humbur me kohen ndersa e rrethuar me kaktuse bente kontrastin e duhur. U shtriva aty ne ate bar dhe gurishte e psheretiva thelle per shume here ndersa vija re kraharorin qe ulej e ngrihej. Kjo është simfonia perfekte i thashë. Mungon dicka tha. Zeri i tij qe ndryshonte tonalitet me nota perversioni me c'orientonte simfonine ne mendjen time. Mungon dora ime te kraharori yt tha. Te kraharori i thashë ndersa vura doren aty. Me sakte : vazhdoi me zerin aq te ngrohte gati gati peshperiste , ndersa flladi qe here vinte here ikte sikur me perkedhelte kurrizin e lekura e njomur nga lageshtira krijonte murrniza murrniza, do doja qe dora ime te shkonte me poshte , drejt kerthizes dhe gjuha ime te vizitonte fshehtesite e tua. Frymarrja ime qe behej gjithnje e me theksuar. Isha ne një natyre te virgjer gati-gati te eger, zeri i tij qe ishte një termet qe nuk pyeste per pasojat qe do linte pas vazhdoi serish: me lejo qe duart e mia te levizin nen kurrizin tend ndersa do doja qe te ndjeje dhembet... Dhe heshti. Dhembet e pyeta me një fryme. Me thuaj ti tha. Flladi serisht sikur ngacmoi lekuren e lagesht ne kurriz dhe ndjeva qe u dritherova serisht ne tere mend. Edhe mema natyre ishte vene dakort me djallin tundues. Mbase tek kupat e gjurit i thashë. Frymarrja e tij e e renduar bente qe te kishte te njejtin kryqezim fatal me levizjet e mia. Kraharori sikur do shkulej nga vendi. Pastaj do doja dhembet dhe tek kofshet. Gishtat e mia benin levizje qe qarkonin një rreth te pikat qe permendja. Dua me shume peshperita me zerin e ndrydhur qe doli padashje, sikur një zogu qe i lene deren e kafazit hapur me shpresen qe sdo fluturoje e sdo kendoje. Por ai zog brenda meje bertiste liri. Atehere bej me shume : peshperiti zeri tundues. Dora ime qe vazhdoi te largonte te brendshmet e mendafshit te bardhe dhe një psheretime qe doli nga diku thelle u bashkua me disa dallge tutje qe u perplasen si rrebesh kundrejt shkembeve te zinj. Fjalet e mia te coroditura qe kerkonin dhembet e tij te majat e gjokseve, qe kerkonin pastaj buzet e tij lehte aty, gjuhen e tij tek qafa ime ndersa tek te brendshmet e mendfashit po krijohej ajo doze lageshtire..dehese dhe dora ime vazhdonte ti jepte perkedhelje majeve te Olimpit, per te humbur pastaj diku ne kanalet e thepesirat ku Odiseja ia kishte dalur i pari. Imagjinoja koken e tij mes kembeve te mia dhe dora ime te floket e tij. Oh Perendi thirra ndersa dora ime po luante me ritmin e terbuar te atij pentagrami sikur i krijuar enkas per te. Te deshiroj: thashë mes një mije frymarrjeve te shpeshta dhe dallget sikur po terboheshin bashke me mua. Ai qe vetem degjonte ne anen tjeter me shpirtin e ngritur peshe. Oh Perendi thirra serisht ndersa një vorbull notash, flladi dhe një dielli rrezatues bene qe te ngjisja shkallet e Parajses dhe te ulesha serisht duke plasur ne një te qeshur qe u dredh diku nga thelle shpirtit dhe u derdh tutje plot epsh.






ju kerkoj falje per vonesen dhe ju uroj lexim te kendshem ..
 
Last edited:

Zana1

Braveheart
Votova : Une......lumi. ( Urime )

Kur ti me prek doren , do ishte me e forte arsyeja nese do ta titullonte ... Kur ti me prek zemren ose Pentagram. Me pelqeu kur ja fillova ta lexoj, pastaj me tej , ndesha ne shume keqperdorime & e lashe me aq.

Ndersa dy shkrimet e tjera, zgjatje e sterzgjatje si ne shume krijime te tjera... Lemsh.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ne mendimin tim një teme e tille duhej te mbizoterohej nga muzikaliteti i vargut, vete poezia apo copeza e prozes te ishte Muze. Mendoj se vetem Lumi e ka. Deri diku.

Shume shume interesante e para me ate realizimin e 'Do re mi fa sol la si do' Ama mesazhi e permbajtja nuk me bene per vete aq sa poezia.

Suksese & Urime.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Nganjehere duhet guxim per disa gjera.
Guxim te hapesh shpirtin.
Krijimi nr 1 e ben.

Smjafton një recitim ....keshtu aq thashë, edhe pse mund te fliter per lume e dete.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Dikush thoshte:

Mos e lë të vdes mendimi para subjektit
Liroji mendimet
Dashuno tuj u ngjitë udhve t’shtrueme me purpur
qiejve t’pa qenë
dhe vdis i lirë... :yep::gazet::yep:

Te shkruash pa ndrydhje dhe jo per te tjeret (te shkruash per kokrren e qejfit tat) është kokrra e lirrise.

Smells like teen spirit - e ri-lexova me një dore :paqe:u djegsh ne ferr e t'vrafte perendia :yep:
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Dikush thoshte:

Mos e lë të vdes mendimi para subjektit
Liroji mendimet
Dashuno tuj u ngjitë udhve t’shtrueme me purpur
qiejve t’pa qenë
dhe vdis i lirë... :yep::gazet::yep:

Te shkruash pa ndrydhje dhe jo per te tjeret (te shkruash per kokrren e qejfit tat) është kokrra e lirrise.

Smells like teen spirit - e ri-lexova me një dore :paqe:u djegsh ne ferr e t'vrafte perendia :yep:
mos me mallko krijuesit o kitrra se i kam me kimet ... ju shtofte boja e kuqe mbi flete te bardha :)
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Isha ne dileme per te dyten dhe te treten (Une... Lumi)
Votova te treten anyway ...

Smells like a teen spirit , ishte e bukur deri sa permendi Perendine ne një situate "te pakendshme":D
Having said that mos ma vini re se nuk mar vesh nga Arti:p
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Dikush thoshte:

Mos e lë të vdes mendimi para subjektit
Liroji mendimet
Dashuno tuj u ngjitë udhve t’shtrueme me purpur
qiejve t’pa qenë
dhe vdis i lirë... :yep::gazet::yep:

Te shkruash pa ndrydhje dhe jo per te tjeret (te shkruash per kokrren e qejfit tat) është kokrra e lirrise.




Smells like teen spirit - e ri-lexova me një dore :paqe:u djegsh ne ferr e t'vrafte perendia :yep:
Diku dikur kemi lexuar te njejten gje sa kemi te njejtin mendim :)

Isha ne dileme per te dyten dhe te treten (Une... Lumi)
Votova te treten anyway ...

Smells like a teen spirit , ishte e bukur deri sa permendi Perendine ne një situate "te pakendshme":D
Having said that mos ma vini re se nuk mar vesh nga Arti:p
E drejte...si mund te permendesh emrin e Perendise ndersa mekaton :p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Une...lumi :) percjell shume fuqi dhe njekosisht letrarikisht është e arrire.
Vota ime shkon per konceptin dhe fuqin ndaj jetes qe percjellin ato vargje.

Suksese dhe krijuesve te tjere. :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Hej, po ju gocat nuk i bieni apo keni tulp :chh
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
aq pak lexues ka kjo teme???
 
Top