• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Konkursi letrar-Tetor-2014-Ngjyra poetike & Simfoni Gjethesh

Konkursi letrar-Tetor-2014-Ngjyra poetike & Simfoni Gjethesh


  • Totali i votuesve
    8
  • Poll closed .
Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pershendetje te gjithe antarve te FV,pershendetje per te gjithe miqet dhe mikeshat e konkursit tone !! )...
Mire se erdhet ne sondazhin e konkursit letrar;_ "FV Ne Vargje & Ngjyra letrare!!


Muaj: Tetor-2014.
Tema e muajit Tetor: Ngjyra poetike & Simfoni Gjethesh

Me poshte do te gjeni krijimet e muajit Tetor ,që jane derguar ne adrese te konkursit tone..!!


1-Simfoni Natyre






2-Kur të bie shi...

Në vjeshte, atëherë kur bie shi,të lagemi e të bëhemi qull
mes buzëve të flasim pak fjalë,e të puthemi sikur të ishte mëkat, por mëkatin a nuk e duam që të dy?
le të ngrohemi bashkë, unë te gjoksi yt aty ku me dëshirë dua të digjem , e ndjenjat sikur të ishin varkë që lëkundën le të përplasen pa thënë gjë.
Kur bie shi, në tetor e nëntor ti do më jesh streha ime e mua do më kesh si mbuloj.
Kur mesnata do të na gjej së bashku e pranë nesh kur gjethet të biejnë e shikimet të struken,
e të përhumbën ,vetëm zemrat do të rrahin, nuk do ketë qelizë të ndarë sepse bashkë unë dhe ti, të bërë një do të jemi...





3-Ngjyra…..ne vjeshte

I perhumbur,
Me shikim ndaluar diku, ne natyre
Mbyll syte dhe ndjej
Aromen e një perendimi vjeshtor,
që per dore me merr drejt pyjeve te shpirtit
Aty ku ngjyrat marrin drite,
Marrin jete.
E verdha, portokallia,
Jeshilja fluturojne ne krahet e eres
Ringjallen gjethet dhe kercejne tango per mua,
Behem njesh me to,
I lire nga mendimet
E leshoj veten edhe une ne valsin e natyres.
E per një cast ngjyrat me pushtojne trupin,
Gjethet e arta dallohen lehte
Ne sfondin blu te horizontit,
Floket e tu kercejne si muzat e Dionisit,
Me eren që fryn nga deti.
Shoh buzeqeshjen tende te arte,
Ngjyrosur edhe ajo ne pyje vjeshtore
që me merr per dore
E me con drejt shtigjesh plot jete
Ku notojne mijera anije me vela
Arritem,
Bluja e detit perzihet me blune e qiellit
Qiellin e kam prane ne syte e tu
Syte e tu me percojne jete,
Gezim,
Hare,
Pafundesi…



4-Ylberi me ngjyrat e shumta.....

Ngjyrat e gjetheve se di sikur ma kujton ylberin e Panveres.Ndoshta mundohem ne imgjinaten time ti shkri keto ngjyra dhe ta krijoj vertet një ylber me shum ngjyra që cdo njeri te pakten ka menduar se sa bukur do ishte ta preki ylberin.
Po papritmas me humb deshira per krijimin e një ylberi me ngjyrat e gjetheve vjeshtore,,,
kur mendoj se pas shiut c"do her del ylberi,,
Ateher te ben te kuptosh se ato ngjyra kan perberje dhe te pikave te shiu, që her pas here kan formen me te madhe dhe që nga to pika fillon dhe te krijohet një currel uji kur me von ben shtratin e vet te një deti te gjer njekosisht dhe te thell,, ti nuk ke mundesi te kalosh ne asnje menyr, arsyje se nuk ka vark lundrimi per ty.
Deti tani është ne qetsi ,dhe ty te mbete te mbledhesh forcen ta kalosh ne një menyr apo tjeter.
Shikon per rreth asnje levizje,qetsi ase edhe një pulbardh nuk duket ne qijellin blu.Mbledh forc dhe kerkon doren e dikujt per ndime.
Ajo mungon, është tret dikun larg shum larg keti detit,që dikur ishte ombrelle per mos te len asnje pik shiu ta turbulloj kthjelltesin e keti deti .
Per një cast ulem dhe bisedoj me Detin.Ai vertet nuk ma kthen pergjigjjen ,por me degjon dhe her pas here me afrohet dhe me prek kembet sikur me jep shenje te futem ne det pa frik se mund te mbytem.
Shpirti ka koh se pa prek fundin e ati detin dhe nuk i friksohet se do behem banore i saj ,por frika është se trupin do e bartin një dite dallget e deti e ta dergojne diku ne një ishull te pa njohur , me (egersira )që me pa durim do presin një gjah te ri .
E shpirti kerkon trupin ti kthehet aty ne qetsin e fundit te deti,se vetem kur jan te bashkuar krijojn një ylber dy ngjyresh te dal para shiut.



5-Ngjyrose jeten!

Ngjyrose jeten, hiqe cadren, mblidh floket, shkund shpirtin dhe ji e lire.
Vallezo ne shi, buzeqesh e lumtur dhe jeto!
Bej një simfoni perfekte mes asaj që ti do dhe asaj që ke
Beje jeten një simfoni perfekte me lumturine. Don te them një sekret? Dua te cmendesh! Dua te shoh te cmendur
ne cdo 'por' tendin, atehere kur as gjumi ste ze ti je e cmendur, diku duke qeshur si e marre.
Me beso sheqerke e vogel, ti je një mrekulli dhe mrekullite nuk meritojne te rrijne te fshehura, ata marrin fryme vetem nese te tjeret i vleresojne. Nuk është keq te jesh ne vjeshte. Sdo jete vjeshte per gjithmone.
O Perendi buza që te dridhet kur tronditesh. Floket e tu te shprishur kur sje mire. Syte e tu që purpuliten që te zhdukin lotet dhe e gjitha kjo per dicka që ty copeton cdo here. Te semur me keq se duhani. Ah jo haha, duhani te forcon, tymi te zhduk mendimet e felliqta. Te than ndjenjat dhe shpirtin, por ti je aty duke e thithur ate cigare edhe te fundit, edhe te fundit dhe te fundit deri sa dic e tille ska fund. Ndaj lere shpirtin tend te laget nga shiu i thate,sdo te copetoje me shume se sa tani shqerke!



Keto ishin dhe krijimet tuaja te nderuar miq te konkursit tone..!
Ju falenderojme perzemersisht,që i ndat me ne dhe na nderuat me dergimet tuaja..!!
Suksese te gjithe pjesemarresve..!!


Mos harroni dergimet tuaja te reja per muajn ne vazhdim Nentor me teme: Atdheut tim
krijimet do te dergohen ne posten time private " NeVertiti " dhe do pranohen deri me daten 30 Tetor.

Per komentet tuaja klikoni ne linkun me poshte.


Komentet tuaja per krijimet letrare Tetor-2014!!




[/I]
 
Last edited:
Status
E mbyllur për postime të tjera.
Top