• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kenge dasmash nga trojet shqiptare

Meqe ende jemi ne stinen e veres dhe dikush si puna ime mund te jete ende nen efekrin e ndonje dasme :D, ftoj ata te cilet kane deshire te postojne kenget e dasmave nga trojet e tyre me qellim qe edhe me teper te njohim kulturen dhe traditen tone :).

Une fillova se mezi pres t'i postoj :)

Kur nusja iu del dasmoreve para:​
(kjo kenge me teper kendohet ne Maqedoni, vecenarisht ne rajonin e Pollogut)



Shihni bija, shihni çika,
cka ka falur Perendia,
cka ka falur Perendia,
cfare ka marr o (X) zotnia!

Shihni bija, shihni gra, rrezja e diellit ku ka ra,
rrezja e diellit ku ka ra,
cfare ka marre motra per v'lla!

~~*~~*~~*~~

Hajdeni moj çika ne ta kallim o,
se çfaredo nuse na nuk marrim o,
se cfaredo nuse na nuk marrim o

Ne i marrim o nuset e mira o,
Po i marrim çka i don vllaznia o,
Po i marrim çka i don vllaznia o

Jarnane e keqja atje,
e mira me ne,
merre vllau jone,
merre mos e le!


Do ti kallim fitilat e llames

Do ti kallim fitilat e llames
Do ti kallim fitilat e llames
Po ja marrim sugaricen nanes
Po ja marrim sugaricen nanes
Oj ma te miren nana e ka njo ee
Oj ma te miren nana e ka njo ee
Po ja marrim per ma te mirin vella ee
Po ja marrim per ma te mirin vella ee
Do ti kallim fitilat e llames
Do ti kallim fitilat e llames
Po ja marrim sugaricen babes
Po ja marrim sugaricen babes
Oj ma te miren baba i ka dy eee
Oj ma te miren baba i ka dy eee
Njo ja marrim e njo ja lom ne shpi ee
Njo ja marrim e njo ja lom ne shpi ee

I ka vnu lulija durte e bardha ne xham e o
e po e pyet ate djalin o sa kunata i kam
I ka vnu lulija durte e bardha ne xham e o
e po e pyet ate djalin o sa kunata i kam​
 
Sitja e kulacit​

Sitet mielli ne magje te re
per hajr te kofte o babe kjo re
O sitet mielli ne magje te re
perhajre te kofte oj nane kjo re

Sitet mielli ne magje te kuqe
per hajr te kofte o vella kjo nuse
O sitet mielli ne magje te kuqe
perhajre te kofte o vella kjo nuse.​


Lulja e blinit​

Oj lulja blinit o kujt mja le moj nanen o
Oj lulja blinit o kujt mja le moj nanen o

Oj lule mos ki dert se te nana shkon apet
Oj lule mos ki dert nane ke lane e nane ke gjete

Oj lulja blinit o kujt mja le moj baben o
Oj lulja blinit o kujt mja le moj baben o

Oj lule mos ki dert se te baba shkon apet
Oj lule mos ki dert babe ke lane e babe ke gjete

Oj lulja blinit kujt mja le moj motren o
Oj lulja blinit kujt mja le moj motren o

Oj lule mos ki dert se te motra shkon apet
Oj lule mos ki dert se te motra shkon apet.

-----------------------------------------

Fryni era e ma muar shallin o,
fryni era e ma muar shallin o,

Vet e ka pa Lulija djalin o,
Vet e ka pa lulija djalin o

Vet e ka pa me dy syte e zi,
Vet e ka pa me dy syte e zi

Pse bre djalo ti m'erdhe ne shpi?
Pse bre djalo ti m'erdhe ne shpi?

Me erdhe ne shpi e me mashtrove o,
Me erdhe ne shpi e me mashtrove o

Uneazen e arit ma morre o
Unazen e arit ma morre o

S'ta morra me zor moj e hjeshme o,
S'ta morra me zor moj e hjeshme o

Vet ma ke dhane me te deshme o

Nuk ta morra une moj delije o
Nuk ta morra une moj delije o

Vet ma ke dhane me dashnije o. :D
 
Këngë nga rajoni Gostivar- Kercove​


Oj nuset e jona ci guvejtni
vjerrat a i shani a i vrejtni
vjerrat mos i shani mos i vrejtni
se coullet pa vjerrat sen i rrejtni
mikun e mikeshen sen i prejtni
dasme me dasëm sen shetejtni

Aman oj nuset e jona mos guvejtni shumë
se vjerrat e juja nuse qajne nëpër katund
qajne nëpër katund e qajne nëpër kojshi
thoshin pi nuseve reja s'rrihet ne shtepi
kur bertasin oj nuset e reja
dridhet shpija sikur shtin rrufeja
hikin plakat sikur i ze dheja
kurr bertasin oj nuset me plaka
pi në fund katundit jepet flaka
hikin plakat sikur i ze vapa. :D


Napoloni​

O i miri amël
Si shërbet me tamël
Jepja dorën Nanës
Q'na u bo me dhandër

O i miri amël
Si shërbet me tamël
Eh jepja dorën Babës
Q'na u bo me dhandër

Dorën ja kam dhan
Ja kam bër hallall
T'trashëgohesh çuno
Me nusen qe ke marrë

Dorën ja kam dhan
Ja kam bër hallall
T'trashëgohesh çuno
Me nusen qe ke marrë

Opa, jalla, jallam dipidipidopa
Opa, jalla, jallam dipidipidopa

Kush kërcen Naplonin
Kush kërcen Naplonin
I bënë qejfin Nonës
I bënë qejfin Babës

Eh, lujma-lujma belin
Lujma moj lujma belin
T'fal Lala qemerin
T'fal Lala qemerin

O Maria-Mariana
Faqet me nishana
O Mari-Maria
Faqet gurabia

O Maria-Mariana
Faqet me nishana
O Mari-Maria
Faqet gurabia

E kush e bënë haremin?
Kush e bënë haremin?
Gocat e "Ali Demit"
Gocat e "Ali Demit"

O më morsh të ligat
Ti mu bofsh kurbon
Me jaronin isha
Me jaronin jom

O më morsh të ligat
Ti mu bofsh kurbon
E jaronit isha
E jaronit jom

E un me nji bahçe
Ti me nji bahçe
Un me nji bahçe
Ti me nji bahçe

Shpirtin tim o ç'ma kënaqe
Shpirtin tim o ç'ma kënaqe

Jarnananana, jarnananane
Goc Tironse ti e kuja je?
Jarnananana, jarnananane
Goc Tironse ti e kuja je?

E un mi nji dardhe Ti mi nji dardh
Un mi nji dardh
Ti mi nji dardh

O ma gëzofsh fustan' e bardh
O ma gëzofsh fustan' e bardh

Jarnananana, jarnananane
Goc Tironse ti e kuja je?
Jarnananana, jarnananane
Goc Tironse ti e kuja je?

O moj Nana ime
Që më ke rrite jetim
S'kalohet jeta Nan
O në Gjermani

O moj Nana ime
Q'më ke rrite jetim
S'kalohet jeta Nan
O ne Gjermani-e

Lei lei lei lei lei
Lei lei lei lei lei
Lei lei lei lei lei
E vajzë e bukur ti më je

Lei lei lei lei lei
Lei lei lei lei lei
Lei lei lei lei lei
E vajzë e bukur ti më je

Paska dalë Eminja
Ta marrë qershin
Kur e sheh jaranin
Se ç'ja bënë me sy

Emine Emine Emine
Vallahi Emine
Emine Emine
Shpirt moj Emine

Njai Baba boni due(a)t
Shkova në gurbet
Njai Baba boni due(a)t
Shkova në gurbet

Malli ç'më ka marr moj lule
Për dy sytë e zez
Malli ç'më ka marr moj lule
Për dy sytë e zez

Njai Baba boni due(a)t
Shkova n'Itali
Njai Baba boni due(a)t
Shkova n'Itali

Malli ç'më ka marr moj lule
Për dy syt e zi
Malli ç'më ka marr moj lule
Për dy syt e zi.​
 
Potpuri (Kenge popullore nga Shqiperia e mesme)

Amon kam nji baaaaab,
amon i ftijaaaaaaar e,
amon që s'me le o te dal o ke dera,
te dal ke deeeeeera.
Amon rri baba mos u booooo i marrë,
se na dalin fjale te tjeeeeera,
un e mjeeeeeera.

O po shkon goca moj me kornare,
o vjen një djalë o mor puna e mare,
o vjen një djalë o mor puna e mare.
O ti bre djalo a je martu e,
as jam martu as jam feju e,
as jam martu as jam feju.

O ç'ke moj goce moj që m'pyt mue,
o kam nji motër ta jap për grue,
o kam nji motër ta jap për grue.
O ç'ta baj motren o tuj t'pas ty e,
o te puthsha vetllen o me gjith sy e,
o te puthsha vetllen o me gjith sy.

Drites sate xhevahir, eeeeej,
s'kam njeri o t'i boj kimet, eeej,
s'kam njeri o t'i boj kimet eeej.

Ti je honaaa pesmbedhjete, eeejjj,
ç'i jep lules moj bojen e vet eeeeej,
ç'i jep lules moj bojen e vet eeeeej,

OOOOO Me ke dal ne penxhere,
si del hona permbi mal,
Me ke dal ne penxhere,
si del hona permbi mal,
hedhur floket porsi ar.
ma bënë shenj e s'flet nji fjal,
hedhur floket porsi ar.
ma bënë shenj e s'flet nji fjal,
jarinani nani nani nani nani nani hopa,
ma bënë shenj e s'flet nji fjal.

OOOO goce e re mos se ç'po vjen,
shtati i saj porsi selvi,
ooo goce e re mos se ç'po vjen,
shtati i saj porsi selvi,
ne mes faqesh ka dy pika,
seç m'i more mendt e mi.
ne mes faqesh ka dy pika,
seç m'i more mendt e mi.
jarinani nani nani nani nani nani hopa,
ne mes faqesh ka dy pika,
seç mi more mendt e mi.
ne mes faqesh ka dy pika,
seç mi more mendt e mi.​
 
U bu bu si boka ky

Hej menia jote te paste ne qafe
menia jote te paste ne qafe,
piciruke e vogël c'na bone harame
piciruke e vogël c'na bone harame.

Hej, u bu bu si boka ky,
u bu bu bu bu si boka ky...
s'paska pa dynjo me sy,
s'paska pa dynjo me sy...

O le le le o te keqen e
po s'ma deshe gocen
vrafsh veten eee.
(2 herë)

Hej, ke ura e shijakut,
mblodha ca bajoma.
Hej, ke ura e shijakut,
mblodha ca bajoma.
Do t'ja ruj bandillit
meze nesër mroma,
do t'ja ruj bandillit
meze nesër mroma.

O le le të keqen
po s'ma deshe gocen
vrafsh veten eee.
O le le o te keqen o
po s'ma deshe çunin
do vras veten ooo.​
 
Kenge nga Pologu:

Ore djali ri nama besen o
te shkojme te kerkojme vetull zezen o
vetull zezen nuk na jepta nana o
merre me te hik pi ke lama)* o

Vetull zezen nuk na jepte baba o
merre me te hik Agron aga o :D

Vetull zezen nuk na jepte motra o
merre me te hik pi ke porta o

Merre me te hik mor djalo merre me inate
jemi familije madhe s'en na bejne asgje.

Kenge nga rrethet e Tetoves:

Oj lule leven oj lule leven
ne mjedis te odes
perlahen di cen.

Perlahen di cen me zinxhira
nauk e kan me t`kec e kan me tmira.

--------------------------------------------------

Nause lule xhi cellon havajen
kuj ja ke len temenajen.

Temena nauk di temena nauk di
mi jem rajt nder xhip, mi jem rajt nder thii.

Temena nauk di temena skem pa
mi jem rajt nder xhip mi jem rajt nder shka.

Nause lule xhi cellon rugicat
mos kujton se pallin magaricat :D
po të kendojn dahirexhicat.

-------------------------------------------------------

Mur pllaugin baba i nauses
shkoj me larue
mur buken nëna e nauses
shkoj me ja cue.

Shkoj me ja cue njer te ara
ni skutace mbrapa një përpara.

Pajtshin katundaret
i kuj esht ki drec
xhishja e *** ages
mo zot e ma kec.

*** eshte emri i dhendrit.

---------------------------------------

Nëna e nauses baba i nauses
kan dal n`kapixhik
tera-mera tera mera
folshin maxhupisht :D

Tera-mera tera-mera
na ka cof magari
me xhi t`vajm tet marem
oj bijo për spari.​
 

Yellow Redhead

angels walk among us
me then t`drejten un se kam iden e ktyre se sjam naj fanse madhe e kengve popullore..po neper dasma knaqem tu i degju e kercy:D
 
Top