• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kalimtarët e rastit bashkojnë forcat për ta ngritur një veturë, nën të kishte ngecur një grua – kalimtarët e rastit filmojnë gjithçka

Chupachups

Vajza 🍭
Staf në FV.AL
Kalimtarët e rastit bashkojnë forcat për ta ngritur një veturë, nën të kishte ngecur një grua – kalimtarët e rastit filmojnë gjithçka







Një video amatore e filmuar nga një kalimtar rasti shfaq një grup të kalimtarëve të rastit, që bashkojnë forcat për ta ngritur një veturë të tipit Mercedes, pasi një këmbësore kishte ngecur nën të në Manhattan të New Yorkut.
Videoja shfaq dhjetëra kalimtarë rastit që vrapojnë menjëherë në drejtim të veturës, kur e kuptojnë se nën të kishte ngecur një grua që po luftonte për jetë, transmeton Telegrafi.


Ata bashkojnë forcat dhe e ngritin për ta nxjerrë gruan që më pas me urgjencë u dërgua në spital për tretman. Mediat lokale raportojnë se pas kontrolleve ajo është liruar, pasi është konstatuar se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Sipas policisë së New Yorkut ajo kishte përfunduar nën veturë, pasi shoferja e saj po lëvizte mbrapa dhe nuk e kishte vërejtur se ajo po ecte, duke e goditur dhe futur nën rrota. /Telegrafi/
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Nuk jemi te kqinje dhe aq ne njerzit jo.
Gjest i mire,se thone qe ne ShBa njerzit jane shume menefregist. :p
T`jen Evropjane, te emigruar keta qe ndihmuan ahahhahahaha.
Pertej shakas,shyqyr qe e kane nxjerr shpejt,se dhe po mos te kishte rrezikuar jeten,cdo moment ne nje situat te tille, te shkakton frike dhe panik.
 

Darius

DENY IGNORANCE
@NeVertiti pertej realitetit kapitalist ne sensin e mire, njerezimi ne rast fatkeqesie behet bashke. Mund te permend si shmebull te fundit se une kam me qindra te jetuara, gjate oreve te termetit te gjithe njerezit ishin sebashke duke ndihmuar njeri tjetrin, me kishte marre malli te shikoja ate solidaritet tek shqiptaret etj.
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Une dua te di Kush e ka shkruajt kete artikull?
Jo per gje Por I vret syte atyre qe flasin Bukur gjuhen Shqipe :p

Shyqyr qe ka shpetu
Uroj qe shoferja te bej nje vizite tek okulisti
 
Top