• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Juve në alarm, Pirlo 2 muaj jashtë

cent

Banned
Lajme të këqija në adresë të Antonio Contes. Regjisori i Juventusit, Andrea Pirlo do të qëndrojë për rreth dy muaj jashtë fushave të lojës. Lajmi konfirmohet nga mjekët e klinikës La Fornaca ku lojtari bardhezi zhvilloi disa analiza më të detajuara pas dëmtimit të gju gjatë pjesës së parë kundër Udineses. Sipas mjekëve, Pirlo ka pësuar një dëmtim të gradës së dytë në ligamentin anësor të gjurit.

Rikthimi në fushë parashikohet në fillim të muajit Shkurt dhe lajmi më i mirë në këtë situatë është që lojtari nuk do të mungojë për shumë takime për shkak të pushimeve në festat e fundvitit.
Nga ana tjetër, 34-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm në sfidën vendimtare të sezonit në Stamboll kundër Galayasaray-t ku Juventusi do të luajë 90 minutëshin më të rëndësishëm të kësaj faze. Gjithsesi ky është një alarm që mund të mos ndikojë në skemat e Antonio Contes, pasi Paul Pogba është testuar disa herë në pozicionin e regjisë, detyrë të cilën e ka kryer me sukses. Edhe në përballjen kundër Udineses, ishte francezi ai që zëvendësoi ish mesfushorin e Milanit.
/S.Sport
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Juve në alarm, Pirlo 2 muaj jashtë

Te shkuara Pirlos, se e kam fiksim! :)
 
Top