• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Inspirim nga Instagrami: Shtatë kombinime të efektshme për dimër

Jetmira

Antarë i Respektuar
اizmet, xhinset, pallto e ngrohtë apo xhaketë me pupla, shall XXL dhe kapela e preferuar? Kjo është përafërsisht ai imazh të cilin dimrit rrallëherë e ndryshojmë.
Merren parasysh xhemperët, bluzat dhe këmishët, mbase xhaketë kadifeje apo mëndafshi, ndonjëherë edhe fund të leshtë, mirëpo gjithsesi: repertori është pak a shumë i njëjtë, transmeton Telegrafi.
Ja si e bëjnë këtë ekspertët e modës:
Bëni bashkë xhaketën me pupla dhe çizmet me taka dhe fundin me print klasik dimëror, shumë shik dhe të guximshëm njëkohësisht.

Ndërtoni kombinimin klasik të ngjyrës së zezë me të bardhen, me këpucë me taka dhe me print animal.

Cila është trikoja juaj e preferuar për këtë sezon: ponço, xhemper apo kardigan? Seksi, të rehatshme dhe të ngrohta njëkohësisht.

Jetoni jetën me kombinime ngjyra të errëta, aq më parë dimrit preferoni variantin all black. Për efekt të bukur le të jetë kjo aksesor nga lëkura e bardhë.

Tregoni dozë guximi duke kombinuar mëndafshin me xhinset dhe pallton nga printet animale.

Xhaketa bomber na arrijnë edhe në modele diç më të gjata, sikur këto xhaketa ngjyrë roze. Ngjyrat e errëta dhe rozë janë ngjyra të preferuara dimri, ndërkaq ju vishni bashkë me çizmet XXL, xhemper-fustane dhe xhaketë.

Edhe një variant ngjyrë të zezë, mirëpo të hapur mrekullisht me nuanca të buta bezhë dhe rozë. Xhemper me grykë të mbyllur do t’ju bëjnë elegante.
 
Top