• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Insektet, ja çfarë do hamë në të ardhmen

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL


Kequshqyerja dhe uria janë ndër problemet më të mëdha të njerëzimit të sotëm dhe me ritmet aktuale të rritjes së popullsisë globale, ku parashikimet thonë që në 2050 planeti ynë do të jetë shtëpi e 9 miliardë njerëzve, situata do të përkeqësohet vazhdimisht.

Kjo rritje, shoqëruar edhe me rritjen e mirëqënies, sipas parashikimeve do të kërkojë dyfishimin e prodhimeve ushqimore, që për studiuesit do të jetë shkatërruese për natyrën dhe ambientin. اmimet e prodhimeve bujqësore e blegtorale do të dyfishohen dhe kërkesa për do të vijë gjithmonë në rritje. Për të shmangur këtë situatë, shkencëtarët kanë nisur të kërkojnë që tani ushqime alternative.

Por cilat janë këto? Larvat, krimbat dhe insektet. Këto gjallesa janë të gjitha me gjak ftohtë dhe që kërkojnë pak energji për t’u zhvilluar dhe për më tepër, bartin shumë proteina. Nëse sot nuk është akoma realitet ‘kultivimi’ i tyre artificial, në të ardhmen do të jetë.

Aktualisht më shumë se 2 miliardë njerëz në botë shijojnë ushqyerjen me brumbuj, grerëza dhe insekte të tjera si pjesë e vakteve normale të tyre. Kjo kulturë e të ushqyerit perceptohet në mënyra të ndryshme dhe jo çdokush dëshiron të konsumojë insekte.

Megjithatë, në Australi shkencëtarët kanë nisur të bëjnë hapa përpara. Përmes një studimi të organizuar online nga Universiteti i Adelajdes, po mundohet të kuptohet sjellja e konsumatorëve ndaj idesë për t’u ushqyer me insekte.

Profesori Kerry Wilkinson thotë se perceptimi i australianëve ka ndryshuar duke u bërë më miqësor ndaj idesë për t’u ushqyer me insekte.

“Në fakt insektet janë plot me proteina dhe vitamina kryesore për të cilat në kemi nevojë. Kanë fibra, vitamina, minerale dhe karbohidrate në sasi të mëdha”, thotë Wilkinson, duke shtuar se rritja e disa insekteve është pa kosto dhe shumë e lehtë dhe mund të jenë e ardhmja e ushqimit.

Një raport i 2013-ës i Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit pranë Kombeve të Bashkuara, thotë se po të merrte përhapje më të gjerë ushqimi me insekte do të ishte një mënyrë shumë frytdhënëse për të luftuar urinë në botë dhe për të eleminuar ndotjen.

Duke iu referuar këtij raporti, bujqësia e insekteve është “një nga mënyrat e shumta që çon drejt sigurisë së ushqimit dhe ushqyerjes”. Specialistët thonë se insektet janë një burim shumë i mirë ushqyerjeje, kanë përqindje të lartë nutrientesh, kërkojnë 12 herë më pak ushqim sesa bagëtitë për të dhënë një produkt me të njëjtën sasi proteinash.

Në mënyrë që njerëzit të mësohen me idenë e ngrënies së insekteve, sipas këtij raporti ftohen që restorantet t’i përfshijnë ata në menu, gjë që mund të ndihmojë në një pranim më të natyrshëm si pjesë e dietës ushqimore.

/ Top Channel
 
Top