• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

I RROPËN LËKURËN E KËMBËVE DHE MBI MISH I HODHËN KRIPË, I THYEN KËMBË E KRAHË DHE NË FUND E VRANË…26/06/2020 • 11:16

dangerous

Anëtar
Dom Lazër Shantoja është ndër klerikët e parë që u ekzekutuan sapo komunistët morën në dorë pushtetin në Shqipërinë e pas Luftës. Dom Lazër Shantoja ishte arrestuar që në ditët e para pasi komunistët morën pushtetin dhe në një telegram të datës 19 shkurt 1945, njoftohet nga gjeneral Spiro Mojsiu se ai ishte ekzekutuar.

Pak ditë më parë, për fatin e tij ishte interesuar vetë Enver Hoxha. Në telegramin që Hoxha i dërgonte Mehmet Shehut në Shkodër me 1 shkurt 1945, ai theksonte se me të duhej të bënin kujdes dhe se ai duhej dërguar në Tiranë. Një telegram tjetër i Hoxhës, 10 ditë më vonë, aprovon dënimin me vdekje të Dom Lazër Shantosë.

Vetëm 9 ditë pas aprovimit të dënimit të tij me vdekje, Spiro Mojsiu lajmëronte se ekzekutimi i Dom Lazër Shantosë ishte kryer.

Ky është teksti i plotë i telegramit të Spiro Mojsiut, e sjell sipas origjinalit që ruhet në AQSH:

n.392

dt.19 shkurt 1945

nr.80/1

Mehmet Shehut

Gjegje telit nr.17 dt.17.II.45. Personat për internim i nisni këtu. Sulce begu e Don Lazri u ekzekutuen.

Gjeneral Spiro Mojsiu


Por, në këtë kronologji ngjarjesh mësohet se Shantoja ka kaluar ditë të tmerrshme mes torturash. Sipas librit “Imzot Vinçenc Prennushi me shokë martirë”, botim i Arqipeshkvisë së Shkodrës, Dom Lazër Shantoja ishte i pari meshtar që u arrestua pak ditë pas vendosjes së regjimit e tre muaj më pas do të bëhej i pari që do të vritej, duke kaluar ndër torturat më të paimagjinueshme.

Imzot Zef Simoni, në librin e tij kushtuar vuajtveve nëpër burgje, ka thënë për të: “E kanë marrë në hetuesi dhe nuk besoj se kanë torturuar tjetërkënd në Shqipëri, ashtu siç e kanë torturuar atë.”

Në aktakuzën shkruar në datën 28.01.1945, Dom Lazër Shantoja akuzohet si “bashkëpunëtor i ngushtë i armiqve të regjimit, si fashist i ndezur që ka favorizuar pushtimin fashist dhe ka deklaruar publikisht se Shqipëria ishte koloni italiane duke thënë “Italia nuk do ta lërë kurrë Shqipërinë”

Në burg e torturuan, duke e bërë të përjetonte vuajtje të papërfytyrueshme e pastaj e vranë. Për këtë, Imzot Zef Simoni thotë: “Qe meshtari i parë i pushkatuar pasi e torturuan tmerrësisht dhe barbarisht. Ndër të tjera, i rrjepën lëkurën e këmbëve dhe mbi mish i hodhën kripë, e përsëri, nën tortura, me hekura të nxehtë i thyen këmbë e krahë dhe e lanë pa mjekime. Trupin e tij të sakatur e çuan për pushkatim”.

Kur e pa në atë gjendje, me duar e këmbë që i vareshin pa asnjë lidhje me pjesën tjetër të trupit, e ëma e cila kishte vuajtur emigrimet e fëmijëve, u tha rojeve: Ju lutem më jepni revolen ta vras!

... nga FB...
26/06/2020 • 11:16
 
Last edited by a moderator:
Kerkoj ndjese qe komenti im nuk ka te beje me permbajtjen por me drejtshkrimin e titullit qe te vret syte.
I rrjepen?

I rropen.

PS-Kete koment mund t'a fshini.
 

Vajza

💕
Staf në FV.AL
Mjerr per to qe e kane torturuar,kaq cnjerezore ne boten tjeter, Pushtues dhe Zullumqar ne kete jete ,ishalla ne boten tjeter ne fund te ferrit!

E shkreta nene 😢
 

DarkLord

Silence is Golden!
Sa mijera bije nenash humben jeten ne ato 50 vjetet e komunizmit ne Shqiperi neper burgje, neper kampe internimi, neper varre masive e pa emer? Sa familjare te tyre sot nuk dine se ku kane eshtrat e prinderve e gjysherve te tyre te vrare e persekutuar nga ai rregjim?
Mallkuar qofte ai sistem edhe ata qe e ushqyen!
 

DarkLord

Silence is Golden!
Kjo fare e keqe qe jo vetem nuk kerkon falje per krimet e tyre ndaj ketyre viktimave, por vazhdon te mbrojne "idealin komunist" ku cdo gje eshte e perligjur per hir te idealit, arrijne deri atje sa ne vend te burgut, te kerkojne dekorata, nderime e para me shume ne pension.

Ua shperblefte Zoti ashtu sic kane edhe zemren jo ne kete jeten e shkurter mbi toke, por ne ate jeten e pafund pas vdekjes!
 
Top