• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

I plotësohet dëshira për tu dëgjuar përtej varrit, zëri i priftit egjiptian të mumifikuar rikrijohet 3000 vite pas vdekjes së tij

I plotësohet dëshira për tu dëgjuar përtej varrit, zëri i priftit egjiptian të mumifikuar rikrijohet 3000 vite pas vdekjes së tij


Shkencëtarët kanë arritur të dëgjojnë zërin e një prifti egjiptian të mumifikuar mijëra vite pas vdekjes së tij.




Ata përdoren kordat vokale në 3D për të rikrijuar zërin e tij duke përmbushur dëshirën e priftit para vdekjes që të dëgjohej nga jeta e përtejme.

Pas rreth 3000 vitesh heshtje, mumja i quajtur Nesyamun, nuk e ka më gjuhën “e lidhur” falë një ekipi kërkimor britanik.

Shkencëtarët arritën të hartonin me përpikëri traktin vokal të ruajtur mirë të priftit duke përdorur një printer 3D, skanues mjekësorë dhe një laring elektronik.

Ekipi publikoi zbulimin në Scientific Reports të enjten së bashku me një klip që tregon zërin e mumies.

Kjo është përpjekja e parë e suksesshme për të riprodhuar artificialisht zërin e një personi të vdekur. Nesyamun jetoi në Tokë rreth vitit 1100 para Krishtit, në periudhën e sundimit të Faraonit Ramses XI dhe përmbushi detyrat e tij priftërore në kompleksin e tempullit Karnak.

“Ishte dëshira e tij e shprehur për t’u dëgjuar nga përtej varrit,”- tha studiuesi Joann Fletcher, për BBC.

Ndërsa ekipi ka qenë në gjendje të riprodhojë vetëm një tingull të ngjashëm me zanoret, në të ardhmen, studiuesit do të përpiqen të gjenerojnë fjalë dhe t’i bëjnë ato fjalë së bashku për të bërë fjali.
 

Comments

Euu. :))
Kur lexojme se sa te rendesishem jane disa kategori njerzish per shoqerine njerzore.
Kuptojme se sa PARAZITUES JEMI NE,SHUMICA E TJETER.
u Lumte shkenctarve. Sikur dhe timberi te jete i perngjashem mjaftone.
do doja ta degjoja videon e publikuar.
 
Euu. :))
Kur lexojme se sa te rendesishem jane disa kategori njerzish per shoqerine njerzore.
Kuptojme se sa PARAZITUES JEMI NE,SHUMICA E TJETER.
u Lumte shkenctarve. Sikur dhe timberi te jete i perngjashem mjaftone.
do doja ta degjoja videon e publikuar.
Nuk do dali askush te thoje
“Yes that’s his voice” sepse ka 3000 mije e kusur vite qe ka Ike nga kjo bote

se di me duket pak funny si story Por dhe creepy
 
Top