• MirĂ«sevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi: Parashikimi per sot

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Akrepi
23 Tetor - 21 NĂ«ntor
Jeni duke pĂ«rjetuar ndjesi pozitive, ku gjatĂ« kĂ«saj dite do e keni mĂ« tĂ« lehtĂ« qĂ« tĂ« flisni pĂ«r dashurinĂ«. NĂ« punĂ« janĂ« mjaft tĂ« favorizuara marrĂ«veshjet. NĂ«se duhet tĂ« bĂ«ni njĂ« ndryshim, ka mundĂ«si tĂ« mira qĂ« t’ia dilni.

Sote kush do leksione mbi dashurine
do jem ketu đŸ€Ș
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Akrepi
23 Tetor - 21 NĂ«ntor
Jeni duke pĂ«rjetuar ndjesi pozitive, ku gjatĂ« kĂ«saj dite do e keni mĂ« tĂ« lehtĂ« qĂ« tĂ« flisni pĂ«r dashurinĂ«. NĂ« punĂ« janĂ« mjaft tĂ« favorizuara marrĂ«veshjet. NĂ«se duhet tĂ« bĂ«ni njĂ« ndryshim, ka mundĂ«si tĂ« mira qĂ« t’ia dilni.

Sote kush do leksione mbi dashurine
do jem ketu đŸ€Ș
Ma lexo pak virgon?:p

Dhe rrefe lexionet lol
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
Virgjersha

Sot do bëni gjithçka për të dashurin e zemrës suaj. Do gjeni fjalët e përshtatshme dhe do i jepni atij ngrohtësinë e dëshiruar. Edhe vetë do ndiheni mjaft mirë! Për beqarët nuk do vijë momenti që ata kanë ëndërruar por gjithsesi do fillojnë të hedhin hapat e para drejt dashurisë. Tek financat planetët do iu sjellin fat dhe do iu mbrojnë.
dhimbja e qafes do ju zhduket në orët e para te mbrëmjes mbas masazhit qe do i bëni dashurise tuaj
 

Daisy

Anëtar i Respektuar
Virgjersha

Sot do bëni gjithçka për të dashurin e zemrës suaj. Do gjeni fjalët e përshtatshme dhe do i jepni atij ngrohtësinë e dëshiruar. Edhe vetë do ndiheni mjaft mirë! Për beqarët nuk do vijë momenti që ata kanë ëndërruar por gjithsesi do fillojnë të hedhin hapat e para drejt dashurisë. Tek financat planetët do iu sjellin fat dhe do iu mbrojnë.
dhimbja e qafes do ju zhduket në orët e para te mbrëmjes mbas masazhit qe do i bëni dashurise tuaj
O cfare fati ka ai lol lol

Ps. @Hilarious hajde cik ktej sot qenka dita jote lol
 

Hera

ΒÎčÎČλίο Ï†ÎŹÎłÎżÏ‚
Vendndodhja
Athine
horoskopi për ditën e shtunë 8 shkurt 2020 . Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox,


Dashi


Kjo fundjavë do të sjellë njohje të reja, të dominuara nga emocionet. Nëse jeni duke jetuar një histori dashurie, mund të keni dyshime. Kjo fundjavë premton nisjen e diçkaje të bukur.


Demi

Ka ardhur momenti që të bëni ndryshime të cilat mund të ndikojnë në punë. Shumë prej jush në pak kohë do të bëjnë një zgjedhje ndryshe. Megjithatë mundohuni që të shmangni komplikimet gjatë kësaj fundjave.

Binjakët

Kjo e shtunë është një ditë e rëndësishme, sa i takon një sugjerimi apo një rikthimi të lehtë. Kur bëhet fjalë për biznes, duhet të prisni disa zhvillime.

Gaforrja

Bëni kujdes, pasi ditët e para të shkurtit janë mjaft të vështira. Megjithatë problemet do të vijojnë sërish dhe do të ndihen kryesisht në punë. Bëni mirë që tensionet ti menaxhoni në mënyrë inteligjente.

Luani

Kjo fundjavë do ju rikthejë në formë dhe do të stimulojë pajtimin në raportin në çift. Ekziston mundësia që gradualisht të krijoni një situatë më të qëndrueshme.

Virgjëresha

E shtuna do të sjellë suksess të ndjeshëm në sferën personale, në sajë të ndikimit të planeteve. Megjithatë ekziston një lloj tensioni dhe nervozizmi gjë që do të reflektohet edhe në shëndetin fizik.

Peshorja

Bëni mirë që të lini mënjanë çdo tepri. Ky është një moment gjatë të cilit duhet të jeni më të qetë dhe mi të gjitha do të jetoni qartësisht. Parashikohen ndryshime të rëndësishme, si në dashuri edhe në punë.

Akrepi

ËshtĂ« e domosdoshme qĂ« tĂ« pranoni çdo mundĂ«si diskutimi, pasi nĂ« tĂ« kundĂ«rt fundjava mund t’iu kthehet kundĂ«rt. Kjo gjĂ« vlen sidomos pĂ«r çiftet qĂ« janĂ« nĂ« krizĂ«. Duhet tĂ« mundoheni qĂ« ti lini gjĂ«rat tĂ« rrjedhin lirisht, edhe pse mund ta keni tĂ« vĂ«shtirĂ«.

Shigjetari

Kjo fundjavë është e rëndësishme sa i takon dashurisë, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit dhe Marsit. Shfrytëzojini yjet për të qenë më mirë.

Bricjapi

Keni nevojë për kurajo gjatë kësaj dite. Yjet do ju shtyjnë që të bëni zjedhje drastike dhe nuk përjashtohet mundësia që të keni një raport më të mirë. Por nëse një histori dashurie nuk funksionon, atëherë bëni mirë që të përballeni me problemin.

Ujori

Ndryshoni grup, rol, punë, transferim, pasi çdo gjë do të jetë e mundur me mbështetjen e yjeve, shkruan noa.al. Shumë prej jush do të kenë mundësi që të ndryshojnë jetë e tyre dhe do të nisin të mendojnë për projekte të reja.

Peshqit

Kjo fundjavë është e rëndësishme dhe shumë shpejtë Venusi nuk do të jetë më në hapësirën tuaj, duke mos ju kufizuar. Mund të keni fat në gjetjen e dashruisë së vërtetë dhe në marrjen e një aprovimi të rëndësishëm. /a.y/noa.al
 

Hera

ΒÎčÎČλίο Ï†ÎŹÎłÎżÏ‚
Vendndodhja
Athine
Horoskopi Ditor
9 Shkurt 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Kjo e dielë pritet të jetë e mbushur me shumë nervozizëm, ndaj mundohuni që të mbani veten nën kontroll, në mënyrë që të reduktoni dëmet. Mundohuni që të përqendroheni tek ndjenjat, pasi kjo do të jetë mënyra më e mirë për të kaluar çdo problem.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen zhvillime pozitive, për shkak të instinktit i cili nuk do ju zhgënjejë kurrë. Ka ardhur momenti që të merrni më shumë! Kjo e dielë ju parashikon një prej shenjave më të favorizuara të horoskopit.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
ËshtĂ« njĂ« e dielĂ« mjaft e favorshme pĂ«r tĂ« lindurit e kĂ«saj shenje, tĂ« cilĂ«t do kenĂ« mundĂ«si qĂ« gjatĂ« kĂ«saj dite tĂ« zgjidhin njĂ« keqkuptim. Ndikimi i favorshĂ«m i yjeve parashikon rikuperim energjish dhe pĂ«rmirĂ«sime tĂ« ndjeshme nĂ« sferĂ«n profesionale.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Duhet të mundoheni që të keni çdo situatë nën kontroll. Sa i takon punës, parashikohet që të çoni përpara disa kërkesa të rëndësishme. Lidhur me raportin sentimental, parashikohen luhatje humori dhe keqkuptime.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Të lindurit e kësaj shenje mund ta gjejnë veten në mes të kritikave sa i takon sferës sentimentale. Nën ndikimin aspak të favorshëm të yjeve, kritike paraqitet situata edhe sa i takon sferës sentimentale.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Ju pret një e dielë e bukur, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa i takon sferës profesionale. Ndërsa në raportin në çift parashikohen probleme të vogla, të cilat duhet ti menaxhoni me kujdes.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Parashikohet një ditë mjaft komplekse, e cila do të përmbyllë një cikël ditësh aspak të favorshme. Ka ardhur momenti që të kërkoni mbështetjen e personave që keni pranë. Mundohuni që të rigjeni qetësinë, pasi keni nevojë për të lënë pas shpine gjithë vështirësitë e kaluara.
Akrepi
23 Tetor - 21 NĂ«ntor
Parashikohet një ditë mjaft komplekse, e cila do të përmbyllë një cikël ditësh aspak të favorshme. Ka ardhur momenti që të kërkoni mbështetjen e personave që keni pranë. Mundohuni që të rigjeni qetësinë, pasi keni nevojë për të lënë pas shpine gjithë vështirësitë e kaluara.
Shigjetari
22 NĂ«ntor - 21 Dhjetor
Kjo e dielë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë gjithë energji. Mundohuni që të gjeni zgjidhje lidhur me një problem që ju ka shqetësuar në raportin në çift.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Yjet janë mjaft të favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të përjetoni një ditë të qetë qoftë në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Do vijoni që të ndjeni praninë e disa yjeve që ju kanë shoqëruar gjatë gjithë javës dhe që do vijojnë të jenë prezente në fushën e ndjenjave. Bëni kujdes vetëm me financat, pasi parashikohet të ketë probleme të vogla.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Po filloni që të dilni nga një periudhë mjaft e errët, ku vetëm e diela do ju bëj që të ndiheni më mirë. Në punë, do të çoni përpara projekte të reja. Ky është pikërisht momenti ku duhet të mendoni më seriozisht për të ardhmen tuaj.
 

DeliriumMind

Boulevard of broken dreams.
Mosha
30
Vendndodhja
BlackMoon
Të lindurit e kësaj shenje mund ta gjejnë veten në mes të kritikave sa i takon sferës sentimentale. Nën ndikimin aspak të favorshëm të yjeve, kritike paraqitet situata edhe sa i takon sferës sentimentale.
qiWONQdjw33xK.gif


Prandaj sot do hiqem sikur jam akoma shum smur dhe me dhemb koka 😂🙈
 

Hera

ΒÎčÎČλίο Ï†ÎŹÎłÎżÏ‚
Vendndodhja
Athine
21 Qershor - 22 Korrik
Duhet të mundoheni që të keni çdo situatë nën kontroll. Sa i takon punës, parashikohet që të çoni përpara disa kërkesa të rëndësishme. Lidhur me raportin sentimental, parashikohen luhatje humori dhe keqkuptime.

Ups te humb une humorin ....do shembet dicka qe te ndodhe 😂😂😂😂
 

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
23 Shtator - 22 Tetor
Parashikohet një ditë mjaft komplekse, e cila do të përmbyllë një cikël ditësh aspak të favorshme. Ka ardhur momenti që të kërkoni mbështetjen e personave që keni pranë. Mundohuni që të rigjeni qetësinë, pasi keni nevojë për të lënë pas shpine gjithë vështirësitë e kaluara.

Ehe ja keshtu...
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
20 Prill - 20 Maj
Për të lindurit e kësaj shenje parashikohen zhvillime pozitive, për shkak të instinktit i cili nuk do ju zhgënjejë kurrë. Ka ardhur momenti që të merrni më shumë! Kjo e dielë ju parashikon një prej shenjave më të favorizuara të horoskopit.


ahhahahaha,shume i zgjuar ky horoskopi. :p
 

Hera

ΒÎčÎČλίο Ï†ÎŹÎłÎżÏ‚
Vendndodhja
Athine
Horoskopi Ditor
10 Shkurt 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Bëhuni gati për të jetuar një ditë plot pasion. Venusi në shenjë ju garanton fat në dashuri dhe një ngarkesë të jashtëzakonshme joshëse. Për beqarët mund të jetë një ditë e mbushur me ngjarje të papritura, por do të keni mundësi të zgjidhni shumë çështje që ju kanë mbetur pezull. Falë Marsit, do të keni vendosmërinë për të pohuar veten në punë dhe do të jeni më luftarak se kurrë.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Sot do të jetë një ditë me fat në fushën sentimentale, megjithatë yjet ju këshillojnë që të mos ngrini tonet me partnerin tuaj pasi mund të thoni gjëra për të cilat do të pendoheni në të ardhmen. Kjo vlen vetëm për ata që janë çift. Sa për beqarët, kjo është koha ideale për të bërë njohje të reja. Ndërkohë, Jupiteri ju siguron rezultate të shkëlqyera në punë. Sot do të shfrytëzoni të gjitha mundësitë për të treguar sa të aftë jeni.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Sot nuk arrini të bini dakord me ata rreth jush dhe kjo do ju bëjë me nerva. Marsi do të provokojë grindje dhe diskutime me partnerin. Ndërsa beqarët do të kërkojnë situata më të përshtatshme për kuriozitetin e lindur dhe dëshirën për të eksperimentuar. Sa i përket punës, periudha e lodhjes së madhe vazhdon për ju. Ju ndoshta keni nevojë për një stimulim të ri.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Sot mund të ketë disa diskutime më shumë me partnerin, të shkaktuar nga Venusi. Megjithatë, gjërat do të ndryshojnë në mbrëmje. Ndërsa beqarët do duhet të përqendrojnë gjithçka tek dialogu për të tërhequr personin e dëshiruar dhe për të fituar zemrën e tyre. Në këtë periudhë do të keni plot shqetësime dhe mendimet në lidhje me punën do të shumëfishohen.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Dashuria sot do t’ju dhurojĂ« mĂ« shumĂ« sesa njĂ« buzĂ«qeshje. Venusi i favorshĂ«m do t’ju bĂ«jĂ« tĂ« ndiheni tĂ« dashur dhe do tĂ« mbĂ«shteteni nga njĂ« person i veçantĂ«. Do tĂ« ketĂ« mundĂ«si tĂ« shkĂ«lqyera pĂ«r beqarĂ«t, veçanĂ«risht pĂ«r ata qĂ« duan tĂ« provojnĂ« emocione tĂ« reja. HĂ«na e pafavorshme ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« krijojĂ« disa gabime nĂ« punĂ« dhe kjo do tĂ« ndikojĂ« nĂ« humorin tuaj.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Dita fillon shumĂ« mirĂ«, do tĂ« keni fati dhe mund tĂ« pĂ«rjetoni emocione tĂ« papritura. NĂ«se jeni beqarĂ«, MĂ«rkuri mund tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« marrĂ«dhĂ«niet duke sjellĂ« njĂ« njohje tĂ« re dhe t’ju bĂ«jĂ« tĂ« kuptoni mĂ« mirĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« ndjeni. Pengesat qĂ« mund tĂ« shfaqen nĂ« punĂ« pĂ«r shkak tĂ« MĂ«rkurit janĂ« kalimtare, prandaj mos u shqetĂ«soni.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Dita do të jetë mjaft e rëndë nga pikëpamja e ndjenjave. Problemet me partnerin që jeni përpjekur ti injoroni kohët e fundit po dalin në sipërfaqe dhe do të zbulohet gjithçka. Beqarët do duhet të përfitojnë nga kjo ditë për të zgjidhur një çështje me një person. Puna po ecën ngadalë, por sot do të tregoni pak interes për tu argëtuar me bashkëpunime të reja.
Akrepi
23 Tetor - 21 NĂ«ntor
Sot do të keni pamje shumë joshëse, nga e cila do të lindin kontakte dhe marrëdhënie romantike. Mund të përjetoni takime shumë të bukura dhe mirëkuptim të madh nëse tashmë keni një partner krah jush. Horoskopi për të gjithë sjell shumë surpriza të këndshme, disa prej të cilave do të vlerësohen shumë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë shumë mundësi pune për ju, mjafton ti mbroni me talentin tuaj.
Shigjetari
22 NĂ«ntor - 21 Dhjetor
Sot Venusi ju garanton emocione të reja në fushën sentimentale. Do të kaloni momente plot humor me të dashurin tuaj. Ndërsa beqarët do të kenë takime te shkëlqyera dhe do përjetojnë aventura emocionuese. Sa i përket punës, nuk do të jetë aq e bukur sa dashuria pasi ju pret një ditë tepër e ndërlikuar.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Sot nuk do të jetë një ditë shumë e mirë sa i përket dashurisë pasi do të përjetoni tensioni në jetën tuaj si çift. Gjatë ditës mund të përballeni me grindje, dhe kjo nuk do të ndodhë vetëm me partnerin/partneren. Nuk do të jetë e lehtë të bini dakord me disa të njohur të rinj. E kundërta do të ndodhë në punë. Sukseset nuk kanë të ndalur, sidomos për ata që kanë nisur diçka të re në jetën e tyre.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« mjaft monotone me momente alternative. Nga besimi i verbĂ«r do tĂ« pĂ«rjetoni zhgĂ«njim tĂ« thellĂ« pĂ«r disa situata. Sa pĂ«r beqarĂ«t, dikush nga e kaluara mund tĂ« kthehet t’ju kĂ«rkojĂ«. Kujdesuni mĂ« mirĂ« pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet me kolegĂ«t, punĂ«n ose studimin, pasi disa prej tyre mund tĂ« jenĂ« interesante.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
HĂ«na sjell shumĂ« lajme pozitive nĂ« dashuri dhe do tĂ« jeni tĂ« rrethuar nga njĂ« lloj magjie qĂ« do tĂ« rrisĂ« mirĂ«kuptimin me partnerin tuaj. Edhe pĂ«r zemrat e vetmuara ka lajme tĂ« mira pasi mund tĂ« keni njĂ« takim tĂ« papritur me personin e duhur. Sa i pĂ«rket punĂ«s, do tĂ« jeni praktik dhe konkret, qĂ« do tĂ« shoqĂ«rohet me njĂ« energji tĂ« jashtezakonshme dhe do t’ju udhĂ«heqĂ« nĂ« çdo hap.
 

Hera

ΒÎčÎČλίο Ï†ÎŹÎłÎżÏ‚
Vendndodhja
Athine
Horoskopi sot ditor për ditene merkure - 12. shkurt 2020

DASHI21. mars - 20. prill

Ju çiftet do mendoni t’i bĂ«ni gjerat me seriozisht sot dhe marrĂ«dhĂ«nia me partnerin do pĂ«rmirĂ«sohet. Tashme do i shihni gjerat me njĂ« sy tjetĂ«r. Beqaret mund te kenĂ« dashuri me shikim te pare qe ne fillim te ditĂ«s dhe zemra do iu rrahe fort. Ne planin financiar Ă«shtĂ« dita ideale pĂ«r te bere njĂ« riorganizim te gjithĂ« gjendjes qe e nesĂ«rmja te jete edhe me e mire.

DEMI21. prill - 21. maj

Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me te do përmirësohet goxha. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve. Beqaret do bëjnë çdo përpjekje te mundshme për ta gjetur shpirtin e tyre binjak dhe do ja dalin mbanë. Ne planin financiar nuk duhet te merrni shume rreziqe për ta përmirësuar gjendjen sepse mund te mos ia dilni dot.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Jeni ne një lidhje? Me ne fund marrëdhënia juaj do filloje te stabilizohet dhe ju do i shihni gjerat me një sy tjetër. Do kërkoni edhe falje për gabimet qe keni bere. Beqaret do kenë imagjinate shume te zhvilluar dhe do arrijnë te tërheqin pas vetes shume persona. Sektori i financave do jete prioritet për ju. Do bëni te pamundurën për te zgjidhur edhe disa probleme te vogla qe keni pasur.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Dite shume premtuese do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbë te dorës dhe do iu ndihmoje te zgjidhni edhe disa probleme profesionale. Beqaret gjithashtu do kenë një dite harmonike. Sytë e tyre do shkëlqejnë me shume se kurdoherë me pare. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni dhe gjendja do mbetet e mire.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Mundohuni te mos e bëni xheloz partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Ai nuk do jete ne humor shume te mire për te duruar disa shaka. Beqaret do i shtojnë takimet dhe mund te njihen edhe me persona te këndshëm. Financat do i mbroni me çdo lloj mënyrë dhe do bëni edhe sakrifica për ta mbajtur situatën te qëndrueshme.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Jeta sentimentale për gjithë ata qe kane një lidhje do jete e kënaqshme. Ne çdo moment do merren vesh me njeri-tjetrin dhe nuk do besojnë tek thashethemet e te tjerëve. Beqaret nuk do jene te sigurte për hapat qe duhet te hedhin dhe as qe do mendojnë te pranojnë ftesat. Buxheti do jete i mire dhe nëse vazhdoni ta menaxhoni me kujdes gjendja sa do vije e do përmirësohet.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Mundohuni te tregoheni sa me te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit sepse çdo gabim i vogël mund te ketë pasoja te renda për te ardhmen. Ju beqaret nuk do dëgjoni askënd sot dhe do bëni atë qe do ju thotë zemra. Shume gjera kane për t'iu përmirësuar. Ne planin financiar gjerat do stabilizohen. Dikush nga te afërmit do ju mbështesë fort dhe nuk do ju lere ne balte.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Ata qe kane një lidhje do i pushtoje optimizmi dhe do ndihen gati te bëjnë edhe sakrifica ekstreme për te përjetuar emocione te reja. Ju beqaret do tundoheni shume nga molla e ndaluar dhe kjo mund t'iu sjelle probleme për te ardhmen. Financat do jene shume te paqëndrueshme. Do e keni te vështirë te kryeni edhe investimet me elementare qe i kishit planifikuar prej kohesh.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Sot nuk do keni me asnjë dyshim për partnerin tuaj dhe do ndiheni me gati se kurrë për t'i bere gjerat me serioze. Zemra do ndihet shume me mire dhe do rrahe fort. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria, por disa persona me te cilët do ndeshen rastësisht do jene fiks për ta. Buxhetin duhet ta riorganizoni dhe te mos neglizhoni asnjë detaj sado te vogël.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do hiqni dore nga disa zakone te këqija dhe do i përkushtoheni me mish e me shpirt atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do ja dalin dot ta gjejnë princin e tyre te kaltër, megjithatë pranë miqve do kalojnë një dite pozitive. Buxheti do mbetet i konsoliduar dhe nuk do paraqesë asnjë lloj problemi.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do grindeni me partnerin dhe here pas here do hapni rruge. Beqaret do kenë edhe me shume mundësi për te realizuar takime interesante dhe mund te takojnë persona qe ja vlejnë me te vërtetë. Financat do kenë tronditje shume te vogla, por pa pasoja. Do jeni me te kujdesshëm dhe do merrni masa.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Tregohuni te kujdesshëm sot ju qe jeni ne një lidhje sepse disa persona do mundohen t'iu prishin pune. Mos i lejoni ata te bëjnë asnjë hap sepse me pas do ju vije edhe shkatërrimi. Beqaret nuk duhet te këmbëngulin shume për ta bere për vete dike sepse mund te krijojnë përshtypje te keqe për veten. Financat nuk do jene te këqija megjithatë mire është qe te mos nxitoheni me shpenzimet.
 

Hera

ΒÎčÎČλίο Ï†ÎŹÎłÎżÏ‚
Vendndodhja
Athine
Horoskopi Ditor
16 Shkurt 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Do kaloni një dite te këndshme sot pranë atij qe dashuroni. Gjithçka do realizohet për mrekulli dhe do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret do kenë mundësi plot për takime, mjafton qe ta hapin zemrën dhe te përfitojnë sa te mundin. Financat do jene te favorizuara. Gjithçka do iu realizohet si me magji dhe do ndiheni te qete kur te shpenzoni.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Ka shume mundësi qe te mendoni për një ndarje sot ne jetën tuaj ne çift. Problemet dhe debatet kane qene kaq te mëdha saqë nuk mund te duroni dot me. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim impresionues. Sektori i financave do jete i animuar. Do e dini mire sa te shpenzoni ne mënyrë qe gjendja te vazhdoje te mbetet e mire. Disa te afërm do iu japin këshilla te vlefshme.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Dite shume elektrizuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te keni shpesh përballje te forta me partnerin dhe do mendoni negativisht për te ardhmen. Beqaret do futen ne një faze te re te jetës sentimentale. Ndryshimet do jene rrënjësore. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme megjithatë mire është te mos merrni asnjë para hua.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Ndikimi i yjeve ne jetën tuaj ne çift do jete i kontrastuar gjate kësaj dite. Here do dashuroheni me pasion dhe here do debatoni ashpër me te. Beqaret do realizojnë takime premtuese te cilat dalëngadalë do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat do jene te qëndrueshme. Ata qe do iu besojnë lotove mund te fitojnë edhe shuma goxha te majme. Gjithsesi kjo nuk duhet te behet rruge.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Dashuria pĂ«r çiftet do lere goxha pĂ«r te dĂ«shiruar. Ne disa momente do keni debate aq te zjarrta saqĂ« do mendoni menjĂ«herĂ« ndarjen pĂ«rfundimtare. Beqaret duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar dhe jo te nxitohen. Perspektivat financiare janĂ« goxha te mira gjate kĂ«saj dite. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme dhe mund te blini edhe diçka luksoze.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Nuk do jeni aspak ne humor gjate kësaj dite për te duruar shakatë e atij qe keni ne krah dhe kjo mund te sjelle mosmarrëveshje te shumta. Beqaret do ndihen te izoluar dhe nuk do mundin dot te kenë njohje te reja. Ne planin financiar do merreni seriozisht me menaxhimin e te ardhurave dhe do e përmirësoni shume shpejt gjendjen.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Dite shume problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate te ashpra te cilat mund te çojnë ne një gjendja tejet te trazuar. Kujdes! Beqaret ende nuk do ndihen gati te fillojnë një lidhje edhe pse nuk do iu mungojnë mundësitë. Buxhetin menaxhoheni me kujdes dhe maturi nëse doni qe situata te mbetet sa me e qëndrueshme.
Akrepi
23 Tetor - 21 NĂ«ntor
Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni me se miri me partnerin dhe nuk do keni asnjë përballje te forte me te. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Nëse nuk duan te mbeten përgjithmonë vetëm duhet te ndryshojnë sjellje. Gjendja financiare do vije duke u përmirësuar.
Shigjetari
22 NĂ«ntor - 21 Dhjetor
Do kaloni çaste vĂ«rtet te lumtura sot pranĂ« atij qe dashuroni dhe nuk do preferoni te ndaheni pĂ«r asnjĂ« sekonde. Beqaret do kalojnĂ« njĂ« dite me te kĂ«ndshme se me pare duke qene se do realizojnĂ« edhe disa takime te papritura. Financat do jene mjaft delikate. Jo vetĂ«m qe nuk duhet te jepni hua, por edhe shpenzimet e zakonshme duhet t’i kryeni me kujdes.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Do merrni bekimin e yjeve gjate kĂ«saj dite juve qe jeni ne njĂ« lidhje dhe gjithçka do ju shkoje si e kishit Ă«ndĂ«rruar. ShfrytĂ«zojeni çdo sekonde. Beqaret do e çojnĂ« me tej njĂ« njohje qe kane pasur se fundmi dhe do e ndryshojnĂ« statusin. PĂ«r financat duhet te pĂ«rkujdeseni me tepĂ«r sepse po bĂ«tĂ« ndonjĂ« gabim te vogĂ«l gjendja mund t’iu dale tĂ«rĂ«sish jashtĂ« kontrollit.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Do ndiheni shume te sigurte gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do bëni gjithçka qe ta kënaqni veten dhe atë qe keni ne krah. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te pafundme. Beqaret do joshin dhe do joshin persona te shumte. Vetëm ne fund te ditës do e gjejnë atë me te përshtatshmin. Financat do jene me te mira, kështu qe do keni mundësi te kryeni ndonjë shpenzim me tepër.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Do bëni projekte afatgjata sot juve qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni mire dhe te sigurte pranë atij qe dashuroni. Beqaret do e lënë te pamundur edhe sot ta bëjnë për vete personin qe kane kohe qe e pëlqejnë. Kjo do i trishtoje pa mase, por miqtë kurrsesi nuk do i lënë te bien ne pesimizëm. Te ardhurat do vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.
 

NGU

Karma has no menu, you get served what you deserve
Dite shume problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate te ashpra te cilat mund te çojnë ne një gjendja tejet te trazuar. Kujdes! Beqaret ende nuk do ndihen gati te fillojnë një lidhje edhe pse nuk do iu mungojnë mundësitë. Buxhetin menaxhoheni me kujdes dhe maturi nëse doni qe situata te mbetet sa me e qëndrueshme.

Mos tme flase njeri sot😈
 
Top