• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

cent

...Lontano
Shorti për fazën çerekfinale të Uefa Champions League është hedhur në Nyon të Zvicrës. Goglat kanë dhuruar çifte spektakolare, të cilat pritet të dhurojnë gola dhe spektakël.

Bayern Munich do të luaj me Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo do të jetë ndeshja e skuadrave ku luajnë dy yje kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Adnan Januzaj. Do të jetë një ndeshje e madhe, e cila do të rikthej emocionet e finales së vitit 2001 ku djajtë e kuq arritën të bëjnë një përmbysje të madhe në fund duke fituar trofeun.

Bavarezet janë më shumë të favorizuar duke parë që gjatë këtij sezoni janë të pathyeshëm, ndërsa United po kalon një moment të vështirë teksa në sezonin e ardhshëm me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e këtij kompeticioni.

Në tri çiftet tjera të tërhequra në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nyon, Real Madrid do të ketë mundësi t’i hakmerret Borussia Dortmundit për eliminimin në gjysmëfinale të edicionit të kaluar. Galaktikët janë gëzuar disi pas në ndeshjen e parë nuk do të kenë makthin Levandovski që në sezonin e kaluar shënoi plotë katër gola duke drejtuar katër gishta. Një kujtim I hidhur që mund të shuhet nga skuadra e Ancelotit.

Paris Saint-Germain do të takohet me Chelsean në një ndeshje e cila pritet të dhuroj emocione të shumta. Jose Murinjo do të ketë përballë Zlatan Ibrahimovic. Ndëra Barcelona do të ndeshet me rivalin e La Ligës, Atletico Madrid, ndeshje që është luajtur shumë herë në këtë sezon. Blaugranët janë favorit por nuk duhet nënvlerësuar as Atletiko që po kalon një sezon ëndrrash.

Ndeshjet e para zhvillohen më 1 dhe 2 prill, ndërsa ato të kthimit më 8 dhe 9 prill.

Ja çiftet çerekfinaliste të Champions League 2013-14:

Barcelona – Atletico Madrid

Real Madreid – Borussia Dortmund

PSG – Chelsea

Manchester United – Bayern Munchen
/Shekulli
 

Luis

Tip i cuditshem :P
Titulli: Hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Barcelona – Atletico Madrid, ndeshja me interesante...

Kupen e fiton Reali kete vit :)
 
Redaktimi i fundit:

MasteR

I'm offline
Titulli: Hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Kalon:

Barcelona – Atletico Madrid

Real Madreid – Borussia Dortmund

PSG – Chelsea

Manchester United – Bayern Munchen
 
Top