• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Hajde ja fusim nje te kenduar labe!

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Kenge labe

Doli bejka nga katundi - Grupi i Vranishtit (Vlorë)
Kendon:
Arap اeloleskaj

Doli bejka¹ nga katundi
tre sahat vallen ç'e tundi
tunde moj të marrtë lumi
se shoqet i zuri gjumi
gushëbardha si pëllumbi
___________________________
1. Bejkë i thonë deles së bardhë, po përdoret dhe si epitet për femrat dhe ka kuptim të mirë. Epitetet që
u vihen zakonisht atyre në këngët labe janë: bejkë, thëllëzë, sorkadhe, kunadhe, nepërkë, etj.


[video=youtube;8EW8a-NEUe8]http://www.youtube.com/watch?v=8EW8a-NEUe8&feature=player_embedded[/video]
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Hajde ja fusim nje te kenduar labe!

Uee ta dija :D

Mua me pelqen ajo me balluket.
Aq shume sa madje e kam dhe ne cel playlist :D
 

Artin

Anëtar i Respektuar
N’ato male, n’ato gryka

N’ato male, n’ato gryka
Nexhipo

Refreni:
O Nexhip zëmër me çika

Kur të rrethosën komita
S’u trëmbe, po të erdh’ dita
Zile, këmborë, muzika
Desht’ e cjeptë me këmborë
Vijnë rreth përmbi të zotnë
Ia prishën gjakun në gojë

 
Last edited:

Artin

Anëtar i Respektuar
O Rremo, hajduto - Dukat, Vlorë

Tre dit' jenar më të ryrë
O Rremo, hajduto (refreni)
Trimat e Dukatit lidhë
Mbrapa shegëvetë ç'i ngjitnë
Të tre bashk' me Hajredinë
Mullata u kishte thirrë
Që t'u flas' italikinë
Pse nuk more vesh ç'të thanë
Pilon e Qerim Bozhanë
Ti mos e cëno italianë
Do të gënjejnë me fjalë
E do të vrasën, o djalë

 

Artin

Anëtar i Respektuar
Aman pse s'më flet me gojë - Brataj, Vlorë

Shtëpia për nënë krua
Aman un', derman un'
Ka në der' një limonua
Aman un', derman un'
Plaç moj që s'më flet me gojë

U poq e u verdh si ftua
Aman un', derman un'
Përmbi baluket e tua
Aman un', derman un'
Plaç moj që s'më flet me gojë

Këput një moj, hëngësh mua
Aman un', derman un'
Fute në dertet e tua
Aman un', derman un'
Qyqe që s'më flet me gojë

Të shartohet sheg' e ftua
Aman un', derman un'
Të besosh sa shum' të dua
Aman un', derman un'
Plaç moj që s'më flet me gojë

 
Last edited:

Artin

Anëtar i Respektuar
Dal e hap portën e madhe

-Dal e hap portën e madhe
ku më fshihesh moj kunadhe
-S'më zë gjumi, rri qëndis
një djalë gjumin ma prish

-Ditën gjethe, natën ftua
sa bukur që loz me mua
-Tek qerpiku majëgjilpërë
vështir' gjumi të më zërë

-Kërkoj gjith' natën me yje
kalova male dhe pyje
-Ku s'kërkove dhe s'më gjen
s'e di ku e kam folen'

-Të kërkova der' më derë
ku më fshihesh moj e mjerë
-Bredh livadhe më livadhe
kot s'ma thon' emrin kunadhe

-Ku s'të kërkova kur flije
flije nën një deg' lajthije
-Ku s'kërkove dhe s'u gjënde
un' flija në zëmrën tënde

 

Artin

Anëtar i Respektuar
Moj vajza vetullshigjetë

Moj vajza vetullshigjetë
A s'ma jep atë të shkretë
T'ia bëj xhamadanit grepë

(refreni)
Cullufezeza katran
Eja dhe më bën derman

Sylarme moj faqekuqe
A s'mi jep ato cullufe
T'i mbash ca hedhur për gushe

Shtatëhedhura selvi
A s'mi jep ata dy sy
T'i ndez llampa në shtëpi

Shamiverdha trëndelinë
M'i jep buzët xhevahirë
T'i pi si qengji kërthinjë

 
Last edited:

lovely

Anëtar i ri
te rrita me pekuli o moj bije o moj bije
sa te shkon kjo nuseri o moj bije o moj bije

sa here ne gjume me ke vene
fjale zemr me ke then...
 

Ivy

IMPOSSIBLE??? The word itself says “I’M POSSIBLE “
Pellumbesha dhe pellumbi,nje dite laheshin te lumi.....
Kush e kthen e kush e mban merruni vete vesh:p
 
Top