• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Gjykata e Lartë pushon padinë e Ramës për fjalimin më të çmendur në historinë e parla

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Parlamenti ynë ka parë e ka dëgjuar shumë gjëra. Por fjalimi i Berishës në nëntor të vitit 2009, mund të quhet pa frikë si fjalimi më i çmendur në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Pas këtij fjalimi, kryetari i PS, Edi Rama, iu drejtua prokurorisë duke kërkuar që të hetojë për Berishën. Por prokuroria e pushoi çështjen. Atëherë Rama e dërgoi padinë e tij në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo e fundit ka vendosur të pushojë çështje, duke i dhënë të drejtë prokurorisë. Kjo e fundit pati deklaruar se nuk ka elementë penalë në këtë fjalim.
Por cili është ai fjalim që terrorizoi shumëkënd. Gjeni më poshtë disa fragmente nga fjala e Berishës në Kuvend atë ditë nëntori:

-Zoti Rama, cili është ai burrë, i cili ngrihet nga shtrati i së shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur …Cili është ai burrë? Zoti Rama ke muaj të tërë që më lakon me diçka që unë e kam krenari shumë të madhe dhe largohet prej teje e lemerisur. Edhe ajo është një zonjë, edhe ajo është një motër edhe ajo është një vajzë shqiptare. Zoti Rama ti që lakon familjen çdo ditë, a mund të më thuash cili është ai burrë që rreh si kafshë te Piazza dhe i mbush hundët e fytyrën me gjak bashkëshortes në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare. Je ti, s’është askush tjetër. Kjo është e vërteta.
-Zoti Rama ke një nënë të nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respekt, pavarësisht se vinte nga një backround kriminel se ishte mbesa e Spiro Kolekës, e njërit prej xhelatëve të intelektualëve shqiptarë por ajo vetë s’kishte asnjë manifestim të tillë. Një ditë, kjo zonjë e nderuar për të cilën kam respekt dhe do kem më bën një letër të hapur, mendova po Neta mirë, e shoh ia kishte shkruar i biri. I lutem zonjës: Kam shumë respekt për ty, por është në integritetin, në nderin tënd t’u tregosh shqiptarëve se e ke mjekuar djalin tënd, Edvin Ramën 10 vjet për skizofreni, dhe e kanë mjekuar kolegët e mi, t’ua thuash shqiptarëve, kur e sheh se ç’po u bën dhe ç’përpiqet t’u bëjë dil me kurajo si nënë shqiptare dhe ngriju mbi sentimentin e një djali që të ka nxjerrë me lecka nga shtëpia e tij me rroba gjumi në Pazar, dil sepse është në interesin tënd më të mirë.
-Zoti Rama ky është koncepti t për familjen, urrejtja jote për familjen si çerdhe familjare. Përdore fatkeqe nënën e artistes së shquar për fushatë elektorale, më thanë i ka dhënë një apartament ta gëzojë, në qoftëse ka bërë këtë akt. Sepse Matilda ishte një grua e mrekullueshme. Por ti për familjen, ti je një përbindësh, ti je i pashembullt në këtë vend. Ti po mos të kishe frikë, mund të kryeje ndaj familjes si e tillë çdo lloj akti, por më të zezat ti i ke bërë. Ku ke fytyrë ti të përmendësh familjen, mbi ç’bazë e bën këtë, mbi bazën e udhëheqjes së kompleksit që ke për atë që ke shkatërruar dhe do vetëm ta shkatërrosh.
-Zoti Rama këto ditë në Shqipëri, u riatdhesua Aldo Bare, cili është raporti yt me botën e krimit?
Nga të gjithë politikanët shqiptarë ti je skllav i krimit. Pse ti je i vetmi politikan sot në Shqipëri që është skllav i tij? Sepse ti je i kapur në mënyrë të tmerrshme dhe je më frikacaku. Ti s’e di more zotëri se bandat këtë guxim nuk kanë. Aspak. Kurse ti je kaq i përzierë me to. E nise me Denis Ginën. E nise me afera më të fëlliqura. Denis Gina u vra në rrethim policie, duke u mbrojtur me antitank.
-Pse ky zotëri kërcënon, pse ky zotëri mban jashtë opozitën. Ky zotëri kërkon me çdo kusht që të dëmtojë vendin. E di çfarë iu thotë se po u morën vizat ne morën fund. Je i marrë fund, je i pashprese sepse atë që i kam bërë baballarëve do tu bëj dhe bijve me të drejtën e ligjeve dhe shtetit ligjor. ا’mendon ti se më impresionon. Harroje se ti mund të improsionosh njeri.
-Kërcënon dhe lëshon ultimatume, në emër të kujt i lëshon ato, kush je ti, provoje po ta mbajti. Nuk dua të gjuaj, por vjen një ditë që të jesh i bindur zoti Rama se për çdo gjë që do të ndodhë në këtë vend në dhunim të ligjit, do ketë një dhe vetëm një përgjegjës dhe ky do jesh ti dhe vetëm ti. Provoje! Provoje! Vazhdo ultimatumin! Ti ngjet si ata burrat me klimaks por ti ke qenë me klimaks të përjetshëm, ti ke lindur me klimaks . Ky është fat yt i zi, nuk të zgjidh unë dot botën tënde hormonale. Ky je ti. Një kapitull i ri hapet gjatë ditëve që vijnë mbi aleancën puniste mafioze. S’mund të ndryshosh ti”.
 
Top