• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Gjergj Fishta

fshatari

Anetar
Gjergj Fishta: Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia"



Jam Pater Fishta qe them urate me gishta!" eshte anekdotologjia, fryt i nje pune shumevjecare, qe ka pergatitur per botim shkrimtari dhe studiuesi Kujtim Dashi.
Ne te jane perfshire: anekdota nga Gjergj Fishta dhe per te; fragmente nga publicistika e proza e Fishtes, qe jane treguar dhe mund te ritregohen si anekdota; impulse fishtjane nga vepra satirike dhe publicistike e tij; biobibliografi e zgjeruar per Gj. Fishten, si dhe vleresime per vepren e Gj. Fishtes.

Bashkekohes e studiues te Fishtes kane vene ne pah prej kohesh se per te jane krijuar e tregohen shume anekdota, disa te verteta e nje pjese e madhe te trillueme prej fantazise se popullit, apo qe ia kane ngjitur atij duke i marre prej ndokujt tjeter, sic ka ndodhur e ngjet zakonisht me kete zhaner. Njerezit kane kerkuar gjithnje, qe ne qender te anekdotes te kene si protagonist nje figure shume te njohur, te besueshme e sa me popullore, e thene ndryshe, e patundshme; ndonje politikan i sotshem do te thoshte gjitheperfshirese. Kjo deshmon per prirjen e vecante te Fishtes ndaj humorit, zgjuarsine e fantazine e pasur, gjykimin e mprehte te tij, si dhe per pervojen e madhe jetesore, aftesine e rralle improvizuese, cka misherohet ne batutat e tij te befasishme, pikante dhe jetegjata, qe jane percjelle nga brezi ne brez deri ne ditet tona. Volteri thoshte se anekdotat jane si kallinjte qe mbeten fushes se historise pasi kalon drapri i te korrave. Pra, ne kete rrugetim te gjate edhe nese eshte shtuar dicka ne "kallinjte" fishtjane, ne cdo rast, krijuesi, me siguri, ka pasur mire parasysh nje "kuote" a nje "reference" nga Fishta dhe, me siguri, eshte munduar gjate qe t'ia atribuoje apo jo atij. Pavaresisht nese jane origjinale apo jane te krijuara prej te tjereve qe e kane njohur ose jo Fishten, fakti qe ky repertor fishtjan gjallon ne kujtesen e njerezve njekohesisht me vepren e tij poetike, satirike, dramatike, publicistike etj., ende sot e kesaj dite, e rendesishme eshte se ato bartin deshmi autentike biografike dhe nje qendrim te vecante receptiv te vepres se tij letrare e shoqerore; ato mund te vleresohen edhe si nje kronologji humoristike e jetes se Poetit dhe te preokupimeve te medha te kohes, i pranishem ose jo edhe ai ne to. Te drejtperdrejta ose burimore, do t'i konsideronim ato anekdota te mbledhura prej Fishtes, ose prej atyre njerezve, te cilet kane pase miqesi te ngushte, ose kane botuar kujtimet e tyre per te, sidomos pas viteve '90 te shekullit te kaluar, te cileve, sic thote Stefan Shundi, "mund t'u besohet verbtas", si dhe ato pasazhe te shkeputura enkas nga publicistika e tij, te cilat ne substance perbejne fabulen e nje anekdote, skice a tregimthi humoristik e qe, sic kam verejtur, tregohen "me pak fjale" edhe sot e kesaj dite nga njerezit si anekdota. Bibliografia e pasur (afro 200 zera) dhe variantet e nje fabule, te vjelura drejtperdrejt, te publikuara apo te mbledhura ne arkiva shteterore e personale, ne monografi a libra memuaristike deshmojne per besnikerine ne zbatimin e principit te autoktonise te kesaj pasurie humoristike fishtjane.

Teksa pyesim autorin e anekdotologjise "Jam Pater Fishta qe them urate me gishta" se kur do ta kemi ne duar kete liber te cmuar, ai me humor na thote, se "Une punen time thuajse e kreva. U be nje kohe e gjate qe kam "qepur strajcen" per ndonje mbeshtetje financiare nga dashamiresit e panumert te Fishtes. Mbase kujtohet ndokush...N. Gogol thoshte "Nga te qeshurit kane frike te gjitha pasionet tona te uleta. Le t'i kthejme se qeshures rendesine e saj te merituar".



Nga Kujtim Dashi

Zyrtarve qe u ka ardhe ndonjehere era huder, mos me ja u

lane teper thonin me u rrite.



Zyrtar i pabese.- Na shkruajne prej Mirditet, se nje Mydirri t'atjeshem i ishin kene rrite thojt pak per s'tepermi, si me thane se ka dale hajn; per t'cilen pune Qeveria ja ngjiti thojt edhe e burgosi, megjithe do Muftare te nje katundi t'Mirdites, per arsye qe ai kishte vjedhe e kta i kishin mbajte thesin. Tuje kene qe ky lajm nuk na vjen zyrtarisht, keshtu, per sot, nuk po ja zame emnin ktyne batakcinjeve. Vec cka se s'mundena me ndeje pa e kja me lot ket rrezik, qe aty ktu, po i ndodhe popullit Shqyptar, me kesi zyrtaresh t'pandershem e batakcinje. Njani nder shkaqe ma t'forta, neper te cilat rrenohet shtepia e robit, asht, pa dyshim, hajnia mbrenda. Si t'rrin gjindja e shtepise tuje vjedhe shtepine e vet, asht e ditun, se ajo shtepi shkon dam e bahet mos me pase cka me i hanger mini mbas darket. Kshtu edhe kur kesi zyrtaresh batakcinje, qe jane amanetqaret e Qeverise, vjedhin popullin a Qeverine, asht e ditun se Shqypnia rrenohet e shkon si asht ma zi. Prandej asht mire qe zyrtareve, te cileve t'u kete ardhe ndonje here era huder, mos me ja u lane teper thonin me u rrite.



Amerikanet jane kahe na i marrin pleshtat.



Kendojme nder fletore se nje miliarder amerikan, i quajtur Valter Rothshild, ka fillue me mbledhe pleshtat e botes. Ka nise me ba, nje koleksion pleshtash; deri sot burri i botes ka mberrite me mbledhe tok rrash tri mije krene, duke i pague edhe shtrejte fort. Vetem per nje plesht, qe eshte ne trajte te lunderzes, ka pague kurrgja ma pak se 15.000 frank. Per tre pleshta te tjere, qe ja solli nje fatbardhe kanadez prej Polit te Veriut, lau 3000 frank ne kambe e ne dore. E pra, ne Shqypni e nder diplomate te Europes...kishte me i gjete edhe pa pare.- Me pague 15.000 frank per nje plesht sot, qe shekulli mbare asht tuje u rreshke prej ujet2, nje pune kjo qe shpjegon ma se mirit, se cka asht v l l a z n i a ne kulture te sotshme!

__________________

1)Shale, Shosh-fshtra ne Dukagjin te Shkodres.

2)uje-urie.



Ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân

-Ne treg te malcis-



Malcori.- Po kjo Tirana ku do te jete?

Gjytetasi.- Po as kaqe e gjâ nuk e din se Tirana âsht kryegjyteti i Shqypnis?

M.- Hek! Masi kryet Shqypnija e paska ne Tirane, po bishtin ku do t'a kete?

Gj.- Jo more Sokol, mos e kujto punen keshtu, pse Shqypnija se ka as krye as bisht, por deshta me thane se atje ne dhè te kuq rrine te paret e paret e Shqypnis.

M.- Hak e pernjimend, me kane thane se atje jane napulanat e kuq si bari ne bashtine, po na kah pernjimend jeme ne dhè te zi, qyshe se po kemi zi parje e zi buke.

Gj.- Po a s'e din ti, se Shqypnija, si flamuri i saje âsht kuq e zi?

M.- P'a ndigjoma i'fjale: kur te shkojsh ne Tirane m'i le te fale me shndet te parit te Shqypnis, se...i Shqypni t'eger e te zeze nuk ka c'e bân.

Gj.- Drue se se kam me muejte more Sokol, pse ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân.



"Pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban

gjurme kahe e mira."

-Ne log te kuvendit-



B a j r a k t a r i.- merr fjalen- e tuej e shkunde mbi gur kamishin e duhanit, zen e thote: Pra me giase se nuk do te mund i gjindet kurrkund rrfana ksaje Shqypni! Mana por moti i mire shifet ne nadje, e m'a thote mendja, se nuk do te mund te shkojme fort giate me si ja keme nise: qep nji pllame e shkep nji pash.

- Gjofti rrfeja, po c'je kahe thue, ja pret M i c a n i, pa'j duhet me kene Shqypnija e ngatrrueme si floket e dreqit, per me vojte puna si c'thue ti Bajraktar. Sod per sod kush ka pare ka cajre, e po t'i kite Shqypnia paret e krajlave, s'pat me hanger pula gur nder ne, por pat me hanger qeni pogace, si motit, pse si i thone nji kajges:ne te pvetet kush se si asht jeta, Shqypni e kom po ish kuleta.

- L u l a s h i.- Mana por kurrkund s'ja ke gjuejte lum Micani, se qe besa e burrave parja s'ba pare ne Shqypni tone, pse duhet me pase ma shum mend se dhen, e parja pa zot, asht si shiu qe bjen kot, e dere te thohet per Shqypni, se shpija u dogj, por lum kush mund te zehet, s'na prodhojme as paret as visaret e te tane krajlave te gjitha tok me i pase.

- Lumti goja, or Lulash - ja kthen me nji here G j e l o s h i - Ku s'e njef qeni te zone punet nuk kan si shkojne mare, e per me ja gjete fijen lamshit, kish me dash me fillue per se marit, tuej vu dore e tuej hjeke e ndrrue: e zyrtare, e te pare e shkollare a si po u thone te gjith atyne, te cillet nuk po lane Shqypnin me cue kryet as me marre fryme.-

- Shitofti zana se nuk je kurrkund kahe ja giet, ja pret S o k o l i, se mana vendi nuk mahet pa kren, me sa shpija pa tren, edhe po u terrnuekan te gjith ashtu si thote Lulashi, por hik prej shiut e del ne breshen, se kish me pase kush me i gia e kish me u gjete kush me i sha.

M i c a n i, A di si?

S o k o l i: He...

M i c a n i: Si kish me dale puna me pase per t'u cue fjale krajlave? Se me dashte ata...puna kish me u ndreqe ne kame e ne dore.

- L u l a s h i, Kurrkund nuk je me ta, lum Micani, se per pa ju lige ora Shqypnis nuk ka si bahet ata c'mendon ti. Krajlave me giase iu asht lidhe Shqypnija, e diku prej inadit, diku prej prej droje te shoshojt, ham dr...c'paca, as jane ata qi e carsin as ata qi e ndreqin Shqypnin. A jeme kund na vete, se per krajla?...Keme vojte pralle, e keme dale fisit e bajrakut.

B a j r a k t a r i tuej dhane marrim kuvendit: Mana por lumti goja, or Lulash, se kuvendi e urtia po te shkote per gjak e per piri, edhe 'asha at Sh'Marrabee, Shqypnin ja do t'a ndreqin Shqyptaret, ja s'ka kush ven dore ne te. Por per me zane mend Shqyptaret lypet bash do kohe e duhet edhe mjaft do mund, pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban gjurme kahe e mira.

________

kamish (turq.)-cibuk i gjate



Shka len prej micet gjuen mi





- Babe, sa pune lypen per me kene shqyptar i vertete?

- Nuk lypen pune por fjale.

- Po, fjalte i merr era, more Babe, e Shqypnija nuk asht vec nji fjale per t'u fole.

- Mire e ke, se Shqypnija nuk asht fjale, por asht pare, e per me fitue pare, e per me fitue pare me spol, lypen pak pune e shum fjale.

- E po cfare fjalesh? A fjale shqype a te hueja?

- Shqypen mjafton me e percape, te huejat duhen me i dijte.

- Pra shqyptar i vertete dashka me thane me diejte Italisht, Slavisht, Greqisht e Turqisht.

- Mos harro: edhe me kene i zoti me e percape shqypen.

- E si percapet giuha shqype?

- Shqym njashtu si ja ban kuer te soset djathi e te mete buka that, percape fort per me te ndi e me te dhane nana tjeter, percape perdhuni pse nuk t'a ka ande buken por i lakmon djathit.

- Pra msuesi na thot ndryshe ne shkolle, se nierin e ban kena e jo duka, e se nuk mjafton me shite atdhetarizem me fjale, por duhet me punue per Shqypni.

- Aj asht ne e Lekes he krahthate! Po s'punove per vedi, ke mete ne zall ti me gjith Shqypni. Shka u qiti Shqypnija atyne qi u borne mas saje?

- Pra lum baba masi nuk i dashka zane bese msuesit, kot se me con ne shkolle.

- He...ti je i vogel more bir e nuk din ma giate. Msuesit merri fjalet, por me punue, puno si te thote Apa:

Un per vedi e te gjithe per mue

Dy ne dore e tri ne thue.

- Besa more Babe, fjalet tua nuk dij me i marre vesht e ata te msuesit me vine te kollajta. Por kuer te rritem tash mendoj me mend te mija.





Kur s'ke c'me ba, luej deren





Puntori.- Shka don me thane qi kurr s'mund e mora vesht punen e ksaj dreq Shqypnijet! Kur me permende kush Ameriken e di se asht vendi i pareve, Inglizin e mbaj per njeri diplomat e politiket, po foli kush per Alleman (Gjerman), me ve' me nji here mendja te puna e te dieja, e kshtu per c'do nahije dic m'epet me thane e me mendue, por Shqypnia, per mua asht si prralla e Gjo Mar'Shkalles.

Zyrtari.- Shko mor budall; ti s'din me i dhane gomarit uje, jo ma po don me i kuptue se shka asht Shqypnia. Shuej aty, se besa po gjene shka lype.

P.-Po, more Zotni, ani se un s'po dijkam gja, por un kam ndi tuej e ba ket ankim edhe disa qi per kahe dieja s'preken me pupel. Hajde se po e lam ket pune, por ne mos tjeter a din me me kallzue a ka kund Shqypni?

Z.- Ty me gjase, mas hallit, te paska lane edhe mendja; po si pvete a ka Shqypni, mas topave qi jane shpraze e mas ligjeratave qi jane majte me 28 Nanduer! Balonat kan ardhe, ingjinerat kan fillue m'u perda, parlamenti vijon cashtjet gjithnji e per shpejti do te keme edhe asamblen komtare. Mandej a s'i ke ndie ti urdhnat e cpallun e plakatat e vume, a s'ke pague kurrnjihere, vergi, iktibari, e shka di un tjeter ma. Te gjitha kto jane per Shqypni e ti vjen e me pvete a ka Shqypni!

P.- Besa nji Zot por e din se shka do te hjekim per pagesa, por thace se po kallzon se ku shkon gjithky mund qi bahet e gjith kjo pare qi derdhet. Z.-Mos e tierr ma gjate lum djali, se ke preke nder tela. Shqypnija per me u majte ka nevoje per zyrtare, zyrtaret do te paguhen prej popullit, e se si ja ban mandej populli per me pague aty din vete. Por paguej e mos druej.

P.- Pra masi kenka puna kshtu, me ve' mendja me u ba ma shqyptar tuej gjete ndo'j zyre.

Z.- Rri more krah thate, rri ne zanate qi te la yt ate. E po ti zot e un zot, gomarin kush e kullote?

P.- E po, njimend se ma i madh hatri se topuzi, por besa kur s'ke c'me ba, luej deren.



Letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje

Nji qylahxhi, para se me cile dugaje m'vedi per qylahxhi, duhet qi per do vjet te kete ndeje shegert me ndonji qylahxhi; pse ndryshe bota s'e njef per qylahxhi. Por edhe per me kene kallajxhi, duhet me pase ndeje vjet e vjet shegert me ndonje kallajxhi e me pase nxane se si bahen e si kallajtisen sinijat, tepsijat, kusijat, legenat, jibriket, fulteret etj.; pse per ndryshe nieri s'kishte me u njofte per kallajxhi. E kshtu te thuesh per likuraxhi, shkarpaxhi, samarxhi, bosaxhi etj. Due me thane se, per c'do zanat qi do me kape nieri, duhet nji fare pregatitje gjithkund, por edhe ne Shqypni. Vetem asht nji zanat qi ne Shqypni s'lype kurrfare pregatitje: letersija! Jo, po; nja 90%ne Shqypni mendojne se, per me kene letrar, s'lypet tjeter vec karta, penda, mereqepi, ngaeja, e mos me pritue nji c'do kryematare me shtrue at karte m'tryez, me perla at pende ne dore, me u zhyte ne mereqep, e mbasandej me te bje kryq e terthuer kartave, shkarravite kund 70-80 faqe tane fjale bihude e ne nji shqype te garavaxhzueme, e atehere botoj, e shkruesi ngrifu per "auktor", breje hekur m'Ministrin e Arsimit, po s'i dha ndonjifare shperblimit 50-100 napolonash-pak me thane-per at pacaver! Tash kshtu puna s'hece-e as s'do te hece; pse pernjimend po bahemi gazi i dheut. Per me u mbushe mendjen nji pale shqyptareve, pra, se per kene leterat nuk asht mjaft te keshe nxane me kendue e me shkrue, tash e ma vone due me u pru ne HD disa piksime estetike mbi zejen e fjales a se se thanmes, prej se cillave ka me u pa, se letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje.

"M'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je."

"M'kallxo me ke shkon, e t'kallxoj kush je", ka thane i mocmi; pse shoqi me fjale e me kshille t'veta kadale e kadale t'a ndrron mendjen e t'ban per vedi. Prandej me gjith arsye mundem me thane: m'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je; pse edhe libri, si shoqi, tue t'fole e tue t'kshillue me shkrola t'veta, kadale e kadale t'a mbushe mendjen e t'ban per vedi. Sikur nieri, pra, para se me lidhe miqsi me nji shoq, do t'a njofe se c'nieri asht; kshtu para se t'vehet me kndue nji liber, do t'a dije se c'faret asht libri, a i mire a i keq, per mos me u vue n'rrezik qi me kene rrejte e mahite prej s'i...E pra sejcilli shqyptar, (sidomos sod), kishte me dashte me kene i dijshem. Por asht halli, qi s'del kush i dijshem, po nuk u mundue me xane; pse si thone Anzat e Parnasit: "S'a ba i dijshem kush pa hiri,/Ndeje peshtete e tuj njefe miza.

Si shpetoi "kapitali" i dijetarit



Editorialin e "Posta e Shqypnies", te dates 13 tetor 1917, me titull "Shqypnia e kultura", Gjergj Fishta e nis me ngjarjen e meposhtme:

"Kallxohet se motit kishte pase kene mbyte nje barke ne det e, se nder ata njerez-e shumta tregtare-qe i kishin pase shpetue rrezikut, por qe gjaja u paska pase kene mbyte krejt ne det, paska pase qellue edhe nje dijetar. Mbasi u pat kalue droja e rrezikut te jetes, tregtaret ja nisen me qa me lot per gjane qe u kishte humbur, pse tuje pase mbet gisht, kurrkund s'ja shihnin gjasen vedit, se si kishin me mujte me jetue mbi shekull; vetem dijetari nuk bante as ankim as vaj. Si mundesh me ndejte pa qa, i thanka njani asi tregtaresh, mbasi edhe ty t'asht mbytun ne det cka pate? Nuk qaj, i pergjigjet dijetari, pse une kapitalin tim, qe asht dija, e kam shendosh e as me mbytet ne det, as me humb m'toke. Edhe njimend s'rrejti me ate fjale; pse, ne te parin qytet qe u ndal, celi nje shkolle, neper te cilen mandej jetoj zotnia nja per nja si perpara.

Por s'di si ishte da ky dijetar me gjithe dije te vet, po ta kishte qite ora me u kape s'parit mbas atij rreziku m'breg te Shqypnies. Kujtoj se kishte vdeke ujet, a se mos tjeter, i ishte dashte me dale e me lype dere per dere, si ata te tjeret shoke te tij tregtare; pse shkollat, si motit, si deri te gjithe diten e sotshme, s'jane mbajte per gja nder ne".



"Jevgeve ose gabeleve edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."



"...E kush asht ma i lire se jevget ose gabelet? As cajne kryet per mbreten e ministra, per taksa e te dhjeta, per pasaporta e lejekalimi, edhe lirine e vet sot s'e nderrojne per cdo gjeje tjeter jete sado te gezueshme, por qi t'ua pengoje kete liri...jevket e gabelet nuk jane gjakse: s'vrasin kend per inate, as mbas shpine per para, as me pushtue toket e robte e ships se huej...E vertete se kta vjedhin, por shka? Ndo i zog pule, ndo i kemishe n'gardh-gja per me veshe a per mu u ushqye; se ktyne edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."



Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia!"



Shkoder.-Ne Shkoder punet si nje here, nje here: rrena, pluhun a balte, kuaj e katana, muzika, peca1 e..."Rrofte Shqipnia!" sa te duesh; por pune, pa te cilat s'ka si rron Shqipnia, pak e aspak. Gjindja jane ndeje hijeve pa pune, tue prite me goje hapet, si zogj pellumbash, pale se cka po u bje nana-vida Europe; por...per nje here...prit Zot, vec mizat; pse, (me c'andrra po shihen), vone e vone, u shqyen gurmazesh, tue fole per Shqipni e tue punue per vete, por c'dobi! Per Shqipni s'po ka pune e per atdhetare s'po ka pare. Pazari i Shkodres asht ba tamam Club me pi kafe e me ca llafe...politike. Oh po! Per politike mos pyet! Ketu politike sa te duesh. Pa pase nxane gja politike, cdo kopuk do me dale Bismark: pa iapase ndie emnin strategjise, cdo kulifickan2 i keq, ba prej lengates mos me u gjete qen qe me hanger, flet, more djale, per pune lufte si me qene nje Velington, nje Napoleon, nje Moltke, Togetof a Togo, shi me ta ba kryet per voe3. Por, ele4, me te qite rreziku me neje me ndonje asish, qe ka pa anderr se asht i dijshem, prej se, kur pati qene ne shkolle, ka pase shqye ndonje kartel5 a thye ndonje tabele, atehere, po, se nuk i di maje vetes, kaq dijen e filozofine e politiken e madhe qe peshtyn prej goje. Ta ndan shekullin fele-fele6, si me qene tue nda nje shalqi Stajke7, i ngaterron e i shkaterron krajlat shok me shok, me te vojte mendja se atehere po kerset lufta e po bahet nami; por, kur fundi, vec n'i kriste zorra ne bark atij prej se thati, se kurrkush s'lot vendi.

E tue qene qe ketu rregullohet politika, jo mbas interesash te vendit, por mbas leverdise se secilit, cdo pune qe ndodh, kaq dredhet e shperdridhet, e shtohet e vogelohet e zbukurohet, sa mos me mujte ma me dite se cka asht rrene, se cka asht e vertete. Prandaj kesaj here s'po veme lajme Shkodre; pse druem se vihemi ne rrezik me thane ndonje rrene: cka kishte me qene kunder amtyres8 se se perkohshmes sone.

___________

1)peca-lecka

2)kulifickan-tuberkuloz

3)me ta ba kryet per voe-per ta bere koken dhalle.(voe-veze)

4)ele-sikur

5)prejse-nga qe.

6)kartel-fletore.

7)fele-fele-thela-thela.

8)Stajka-fshat i Shkodres.

9)Amtyres-natyres.



* * *



Permbajtja

1.-Amerikanet jane kahe na i marrin pleshtat.

2.-Zyrtarve qe u ka ardhe ndonjehere era huder, mos me ja u lane teper thonin me u rrite.

3.-Ku hàn e se t'apin e ku flet e se te ndigjojne nuk ke se c'bân -Ne treg te malcis-

4.- "Pse per pa e muejte e keqja, Shqyptari nuk ban gjurme kahe e mira."-Ne log te kuvendit-

5.-Shka len prej micet gjuen mi

6.-Kur s'ke c'me ba, luej deren

7.-Letersija nuk asht per dhambe te gjithkueje 8.-"M'kallxo se c'libra kndon, e t'kallxoj se kush je." 9.-Si shpetoi "kapitali" i dijetarit

10.-"Jevgeve ose gabeleve edhe me ua fale shpine, s'ta marin..."

11.-Punet si nji here, nji here e..."Rrofte Shqipnia!"
 
Last edited by a moderator:

Love

βeℓℓe â๓e
Mes parabolave të dramave të Gjergj Fishtes

Josif Papagjoni

Ashtu si monumentet e mbuluara nga pluhuri i stuhive të shkretëtirës në zheg, të përbaltura dikur nga “munxët” dhe “anatemat” e të keqes, befas ngrihen e rrezëllijnë duke na mahnitur me madhështinë, bukurinë dhe shprehimësinë e tyre, ashtu dhe Gjergj Fishta (1871-1940) pas viteve ’90 e rifitoi portretin dhe piedestalin e vet mbuluar nga rëra e mohimit dhe blasfemisë si një ndër personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, përfshi politikën, hierarkinë klerikale, letërsinë, studimet. Gjatë periudhës 50-vjeçare të sundimit komunist në Shqipëri, emri i tij u përjashtua nga historia e letërsisë dhe e mendimit shqiptar, u anatemua si shkrimtar reaksionar, si folklorizant anakronik, si politikan konservator, si klerik antikombëtar, u quajt madje me ndjenja raciste e shoviniste, misionar i synimeve të Pontifikatit të klerit katolik në Shqipëri etj. Korpusi i jashtëzakonshëm i krijimtarisë së tij u ndalua dhe mbeti i mbyllur nëpër arkiva, duke ia privuar lexuesit të gjerë për njohje e lexim.




Tërë jeta e tij përmblidhej në sentencën: gjuhë, fe, atdhe...

Shumë është folë për Fishtën si poet i shquar epik, si prift, si estet dhe eseist, si teolog, si gjuhëtar e publicist, si dijetar, si... Por pak është folur për Fishtën si dramaturg. Pikërisht këtë anë dua të prek te ky shkrim.
Në 40 vjet të krijimtarisë së tij të begatë, botoi 20 vepra origjinale, ndër to: Vjersha të përshpirtshme (1906), Anzat e Parnasit (1907), Pika veset (1909), Gomari i Babatasit (1923), Vallja e Parnasit (1925), Lahuta e Malcisë (1937) etj. Në vitin 1908 kryesoi komisionin e hartimit të alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit; në vitin 1913 e deri më 1938, me ndonjë ndërprerje të shkurtër, drejtoi revistën Hylli i Dritës, një nga tribunat më aktive të kishës katolike.
At Gjergj Fishta mbush një boshllëk të madh në dramaturgji, duke shkruar 9 drama, të strukturuara në trajtën e poemave dramatike, si: Sh’Françesku i Asizit (1909), Shqiptari i gjytetnuem (1911), Juda Makabe (1924), Barit e Betlehemit (1925), Sh’Luigji Gonzaga (1927), Shqiptarja e gjytetnueme (1929), Ifigjenia n’Aulli (1931), Odisea (1931), Jerina ase mbretnesha e luleve (1940); gjithashtu pjesën satirike Gomari i Baba Tasit. Sikundër vihet re nga titujt, subjektet e veprave dramatike të Fishtës janë marrë një pjesë nga Bibla, një pjesë nga mitologjia greke, kurse një pjesë tjetër nga folklori shqiptar, nga shartesa e përftuar midis folklorit, jetës dhe trillit letrar, sikurse edhe nga realiteti i drejtpërdrejtë. Dramaturg i kahut mitologjik, ai solli risi dhe vështrime origjinale në dramaturgjinë shqipe të fillimit të shekullit XX, duke shënuar një nga sprovat e suksesshme e duke i dhënë asaj një dimension poetik e estetik të mëvetësishëm.

Dramat me temë biblike e fetare:

Sh’Françesku i Asizit, shkruar me rastin e 700 vjetorit të themelimit të Urdhrit Françeskan në Shqipëri, sjell aktin e devotshmërisë pa kushte ndaj Jezuit dhe doktrinës së krishterë të Shën Françeskut. Biri i një tregtari të pasur, Bernardonit, ai në fillim jepet si një i ri filantrop, prishës, disi çapkën e bandill duke e shtyrë kohën në argëtime e moskokëçarje me shokët e vet si Egjidin, Bernardin, Gjineprin, por që më pas, me zbulimin e misterit dhe frymës hyjnore, heq dorë nga jeta limontine, prishja pa hesap e parave dhe sjelljet e papërgjegjshme. Françesku jep 2000 franga për ngritjen e kishës së Shën Damianit, por i ati kërkon që Ipeshkvi ta mallkojë si prishës dhe të pasjellshëm. Françesku i nënshtrohet jetës së përkorë e të varfër, e falë gjithë pasurinë e vet, gjer edhe rrobat e trupit për ndërtimin e kishës, duke pranuar për At shpirtëror Jezu Krishtin dhe duke iu përkushtuar të vërtetës hyjnore. Më në fund ai bekohet.
Barit e Betlehemit shfrytëzon temën biblike të lindjes së Krishtit. Përmes kësaj teme Fishta apelonte për një jetë të pastër e misionare gjegjësisht parimeve të krishtera. Drama jep mjediset e thjeshta e të varfra të barinjve ku lindi Mesia, porse thekson, nga ana tjetër, vlerat e larta morale e shpirtërore që sundojnë midis tyre, në tri shtresime: nënë-fëmijë (Abigeila-Sara-Tolmai), motër e vëlla (Sara-Tolmai) si dhe miku ndaj mikut (Amoni-Simenoni). Pikërisht në një mjedis të tillë baritor dhe të pastër, ku dashuria, mëshira, solidariteti, besimi, pastërtia shpirtërore, dinjiteti janë veti të qashtra njerëzore, vijnë Maria dhe Jozefi, pasi nuk patën gjetur tjetër strehë më parë, dhe në atë kasolle barinjsh lindi Jezui, Mesia, shëlbyesi, i thjeshti mës të thjeshtëve, biri i njeriut.
Sh’Luigji Gonzaga është drama e tretë me motive nga jeta e shënjtorëve të krishterë. Luigji, i biri i sundimtarit të Lombardisë Feranos, nuk pranon të bëhet princ, por dorëzohet në urdhrin françeskan për të qenë i thjeshtë, në shërbim të Krishtit dhe fesë. Ai bëhet misionar për të shpëtuar jetën njerëzore në tokë që është pushtuar nga Satanai, duke u sakrifikuar për këtë gjë.
Si forma më e pastër dramatike e Fishtës çmohet Juda Makabe, subjekti i së cilës është nxjerrë nga “Libri i Makabejve” (Testamenti i Vjetër).1 Aty ndihen ligjësitë e organizimit dramatik të lëndës, ngjeshja dhe vijimësia progresive e veprimit, kundërshtitë e shprehura në konflikt; po kështu trajta e rrokshme dhe dinamike e dialogut, mjedisi dhe hamendësimi i tij skenik etj. Mesazhi i besës dhe i pabesisë, ideja e tradhtisë së brendshme (linja e Alkimit që tradhton fisin e vet dhe bie në ujdi me ushtrinë pushtuese), ndjenja e sakrificës ndaj atdheut dhe idealit në kushtet e mohimit dhe përbuzjes kolektive (linja e Juda Makabes dhe vdekja e tij në Betejën e Berzetës), sillnin jehona nga realiteti shqiptar i vitit 1924, duke mbetur, nga ana tjetër, sinteza përvojash historike e filozofike që lidheshin me të kuptuarit e heroizmit, sakrificës dhe tradhtisë. Paralelja që drama heq midis “Beslidhjes së vjetër” të hebrenjve dhe nevojës për bashkim të shqiptarëve përtej përçarjeve politike, është e rrokshme lehtësisht. Sakaq një tjetër paralele duket se është synuar: rënia e Judesë dhe rënia e mbretërive ilire të Gentit dhe Skënderbeut si pasojë e tradhtisë, mungesës së kohezionit, pranimit të sundimit. Raporti i prijësit me popullin vjen i këqyrur në tri rrafshe: kur prijësi nuk kuptohet nga populli i frikësuar, kur prijësi e vetëdijëson popullin për therorinë ndaj lirisë dhe kur populli pa vetëdije shndërrohet në turmë të manipuluar lehtësisht nga tradhtarët dhe pushtuesit. Qëndresa me çdo çmim, edhe kur gjithçka duket e pamundur apo një humbje e sigurt dhe tragjike, ndjenja e vetëflijimit për kombin, fenë, atdheun mbetet përherë një mesazh përtëritës dhe i paepur nga fuqia e proceseve kozmopolite a perandorake. Drama është e strukturuar si një varg kundërshtish midis lavdisë dhe turpit, besnikërisë dhe tradhtisë, bekimit dhe mallkimit, mirëqenies dhe vuajtjes, paqes dhe luftës, atdhetarisë dhe vasalitetit.

Krahas tri poemave dramatike me subjekte të vjelura nga Bibla dhe kalendari i krishterë, në vitin 1931 Fishta shkroi edhe dy drama të frymëzuara nga mitologjia greke: Odisea dhe Ifigjenia n’Aulli. E para ka katër pamje, filluar me dialogun Telemak-Eumej dhe shthurjen e mbretërisë së Itakës, mbërritjen e Uliksit, peripecitë dhe vuajtjet e tij nëpër dete, gostia dhe rituali festiv në Itakë me Penelopën, gruan e Uliksit, që ruan nderin dhe shtyn martesën me njërin nga mëtonjësit e kurorës dhe në fund hakmarrja e Uliksit, zgjidhja e dramës, rinjohja dhe pajtimi. E dyta përshkruan mitin e flijimit të Ifigjenisë nga i ati, Agamemnoni, me qëllim që të fryjnë erërat dhe anijet greke të shkojnë drejt Trojës. Agamemnoni jepet si një mbret dhe at posesiv, dominues, i vrazhdët dhe me karakter të paepur, ndërsa e shoqja, Klitenmnestra, ndryshe nga miti, paraqitet si nënë e dhembshur për të bijën që po sakrifikohet, plot dashuri e shpirt të lënduar.

Shqiptari i gjytetnuem (1911), Shqiptarja e gjytetnueme (1929), Jerina ase mbretnesha e luleve (1940) janë tri drama ku sintezat mitike dhe ato antropologjike shprehen nëpërmjet pasurisë ideofigurartive që ofron folklori me kultet, zanat e ujërave e pyjeve, muzat antike, figurat përrallore me trillin dhe fantazinë, të cilat ngasin idenë e lëvdimit të virtyteve dhe cilësive të mira të shqiptarëve nëpër shekuj.
Tek drama e parë me dy akte dhe një pamje Fishta lartëson figurën e shqiptarit dhe uutoktonisë së tij. Ajo ka tre personazhe: Shqiptari, Jenki (amerikani) dhe Vagneri (gjermani). Fillimisht shqiptari jepet në gjendjen e mjeruar, në zgrip të zhbërjes nga pushtimi i gjatë turk, ku megjithatë gjuha, besa dhe feja kanë qenë tre institucione rezistente që kanë ruajtur mbijetesën e tij. Autori ngulmon tek besimi jo thjesht si zbulesë epifanike, si bekim hyjnor, arsye, vlerë morale, ungjillëzim i mendjes, filozofi dhe mënyrë të sjelluri, por edhe si faktor aktiv i unifikimit të kombit, i përtëritjes së tij si dhe i lartësimit të vetëdijes kombëtare. Përmes dialogëve mbrohet ideja se historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është një rrugë dhe përvetësim racional vlerash sa të qytetërimit përëndimor po aq edhe atij lindor. Jenki bën mbylljen e dramës duke e vlerësuar lart figurën e shqiptarit dhe Shqipërisë me gjithë vlerat, cilësitë, virtytet, bukurinë dhe kontributet ende të panjohura të saj.
Tek drama e dytë, krahas hyjnizimit të figurës së shqiptares që vendoset në raporte krahasimtare me legjendat vendase, vend i veçantë i kushtohet konfliktit midis të mirës dhe të keqes, të bukurës dhe të shëmtuarës, duke përdorur bashkëjetesat midis njerëzve dhe qenieve hyjnore apo fantastike. Tok me nimfat iliro-shqiptare, me Zanat e mira (Ora e Shqypnisë dhe floçkat), me muzat si Kaliopi, Talia, Klija, Eraton, Teriskora si mbrojtëset dhe frymëzueset e vlerave artistike estetike, të së bukurës etj., në veprimin dramatik përzihen edhe shtrigat, fantazmat e të keqes, hijet e kobit, magjitë e tyre, si fuqi destruktive. Vallja rituale e shtojzovalleve të kujton strukturën e Korit antik grek, ashtu sikurse, nga ana tjetër, shkrimtari enkas ka bërë një pleksje harmonike midis figurave greko-romake dhe figurave iliro-shqiptare, për të sjellë idenë e ngjashmërive, afrive dhe pasurisë mitologjike mes shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre të moçëm për nga trashëgimnia kulturore.
Tek drama e tretë Jerina ase mbretnesha e luleve, së toku me frymën e kudogjendshme të folklorit, si poemë dramatike organizohet në formën e një gare bukurie midis luleve, ku dialogu realizohet në formë simbolike dhe ku Jerina përfaqëson vetë Shqipërinë me bukurinë dhe hijeshinë e saj. Ajo ka dy pjesë dhe një prolog. Në Prolog haset konflikti midis luleve se cila është më e bukura, injorimi që trëndafili u ka bërë të tjerave si dhe dëshira e tyre për të zgjedhur mes vetit një mbretëreshë. Elementet e mitizimit, forma alegorike dhe struktura poetike e bëjnë dramën interesante. Përveç Jerinës që simbolizon vashën shqiptare të bukur, të hijshme e plot virtyte, trime e të besës, që e do vendin e vet, që ndeshet me të keqen dhe fiton, në veprimin dramatik marrin pjesë edhe figura të velura nga mitologjia dhe folklori shqiptar (p.sh Ora e mbrojtjes, Zana e Tomorrit); nga mitologjia greko-romake (Zana Kaliopa, Klija, hyjneshat Hera, Afërdita, Atena); figura të shquara poetësh si hijet e Homerit, Dante Aligerit, Petrarkës.

Me komedinë satirike Gomari i Babatasit Gj. Fishta bëri një prerje të thellë kritike të realitetit shqiptar në vitet ’20 duke dhënë një tablo tragjikomike të klasës së atëhershme politike, e paaftë për të ofruar vizione europianizuese për vendin, e zhytur në korrupsion, në padituri, me mungesë vizioni, me kulturë jetese të ulët dhe e pushtuar nga botëkuptime orientale. Satira është sfidante, tërësore, asgjë dhe askush nuk falet, gjithçka veçse fshikullohet, përtallet, ironizohet. Shtysën vepra e merr me rastin e organizimit të një Muzeu Kombiar, i cili do të mbledh reliktet, dokumentet dhe gjithçka përfaqësuese nga vlerat e kombit. Mirëpo synimi fillestar kthehet në një sherrnajë, të gjithë shajnë dhe shahen reciprokisht, gjersa në fund, si një zgjidhje e mençur me nënkuptim të qartë, në muze “vendoset” të vihet gomari i Baba Tasit, si relikti më domethënës e shqiptarëve grindavecë, e politikave antikulturore të kohës si dhe e gjithë mburrjeve, e kinse “oksidentalizmit”, me shfaqjet e snobizmit, apo ato të provincionalizmit, të paditurisë, të orientalizmit, të patriotizmit fals etj. Alegoria është fare e hapur dhe sfidante.

Gj. Fishta preku në veprat e tij dramatike, tërthorazi apo drejtpërdrejt, edhe plagë sociale të vendit, fshikulloi mangësi morale, vese e deformime të strukturës shpirtërore të kombit, duke u bërë një nga kritikët më të pamëshirshëm, me synim shëndoshjen dhe emancipimin e tij. Përmes fabulave të dramave, sado që me një ngjyrë e formë të dukshme romantike, me personazhe, tema e vende veprimi larg të sotmes e të përditshmes, me ekskursione fantastike në realitete shpesh virtuale e fantazmagorike, në fjalë të fundit, ai mundi t’u kumtojë shqiptarëve ide të rëndësishme për kohën kur jetoi, duke u bërë sa bartës i traditave më të vyera të tyre, aq edhe mëtues i qytetarisë perëndimore. Vepra e tij dramatike cekte argumente e çështje të mprehta, nëpërmjet paraleleve e motërzimeve të kapshme nga realiteti bashkëkohës, të cilat ishin, nga ana tjetër, vetë rrënja dhe frymëzimi politik e artistik i autorit si dramaturg, klerik dhe politikan. Po ashtu, veprat dramatike të Gj. Fishtës, duke shfrytëzuar gjerësisht lëndën mitologjike, biblike dhe begatinë e figurave të vjelura nga folklori shqiptar, ruajnë në vetvete aftësinë e sintezave dhe të riciklimit të ideve në çdo kohë, duke mbetur universale dhe të artikulueshme lehtësisht. Nga pikëpamja e përshtatshmërisë skenike ato kanë mangësi të ndjeshme, pasi janë më shumë të konceptuara si poema dramatike dhe më pak si pjesë të mirëfillta skenike teatrore. Dialogu vuan nga tepria fjalësore, strukturat janë të llojit poetik dhe epik; dendur ato ngjasojnë me rrëfimet dhe përshkrimet që veç sa organizohen në trajtë dialogu, por pak trupëzohen si veprime në rrjedhë (suksesive) apo si përplasje të forta karakteresh, në tubime të shfaqshme interesash, ndjesish, idesh, qëndrimesh. Këto e rëndojnë trupin e veprave me elemente parazitarë të natyrës “filologjike” a shfrime lirike. Megjithatë, vepra të tilla, si: Juda Makabe, Barinjtë e Btlehemit, Odiseja, Sh’Françesku i Asizit, sidomos Gomari i Babatasit kanë gjasa reale për t’u inskenuar, përputhur redaktimeve gjegjëse. Fishta mbetet në dramën shqipe si “antropologu” i parë i ravijëzimit të shpirtit të popullit.
Gj. Fishta dëshmoi se ishte shkrimtar, qytetar dhe fetar me ndjenja të larta atdhetare, shkrimtar i begatë dhe i frymëzuar, stilist i përkryer, estet dhe studiues, arkeolog, një nga mendjet më të ndritura të kombit, me frymë dhe orientim prore perëndimor, mjeshtër i vargut, njohës i thellë i trashëgimisë kulturore popullore, nga pasuruesit e mëdhenj të leksikut dhe gjuhës shqipe, i mbështetur fort në traditat dhe folklorin shqiptar, në legjendat, mitet dhe arealin e krijimtarisë popullore.
 

Morena

...Δʝɛя...
Titulli: Gjergj Fishta

Atdheut

N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita,
...Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr,
Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N'tjera lule syu m'u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s'rri,
Ma i kulluet nji lum s'dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N'ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t'kandshme stine e mot;
N'ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t'Madhit Zot.

Pa ty lules s'm'i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m'bjen:
Mue pa ty nuk m'del prendvera,
Pa ty dielli nuk m'shkelxen.

Dersa t'mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s'kam me t'harrue,
Edhe n'vorr me t'permende kam.

Marre nga ''Mrizi i Zanavet'' botuar me 1941
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Gjergj Fishta

Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t'ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni



kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhuc



der kur ju, tu tallë npër ne,

do t'na qelbi fis e atdhe?

Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,

se tash ma jemi tue u njoftë,



se kush jini e shka jini

se kah shkoni e se kah vini

plang e shpi se kah i kini

e sa pare u ban gjaku:

se për ju, po, duhet laku,



për me u vjerrë o kund m'do i shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,

me 'i gjysmë setre t'pa astar,

lshuemum krahve kalavar



e me 'i komçë t'njtitme nën grykë:

pantallonat me "gjyslykë"

kto edhe lidhun me nji spagë:

shtatit rreshke e ba saragë,
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Gjergj Fishta

Kataklizmi i rruzullit...

At ditë disi tu’ u matë u çueka dielli;

E as dritë ai nuk po bate. Njato rreze,

T’cillat motit t’shkelxyeshme e t’xeta ngrohshin

Gjit e plleshem t’natyrës, e gjallë mbi shekull

Mbajshin flakën e jetës, ato të zbeta

E t’marrta dheut po i bijshin: thue se gurra

E dritës isht’shterrë. Por pesha e rruzullimit

Ajo ’dhe atë ditë e ngathët e disi rryetas

Asaj ravës s’hershme (nëpër eter t’cillen

Gishti ia çili Perëndis’ s’Amshuem),

Po i bite, e, shtekut, n’kavaljete t’shkueme

Rrahun me hap t’sigurtë, zattette prore:

Si ajo mokna, qi, veglash grisë prej kohe,

Ngurrueshëm lshon e ngelë pa da nder dhambza

E as n’punë ajo, ma s’hin. T’thjermët e Empirit

-Ata t’bredhun të dritës s’lumnis s’Parrizit-

Krejt isht’irnue. N’mjedis t’terthores s’qiellit

Hana pergjakun ndryshe ajo nuk date,

Veç si varra n’krahnuer t’nji djali t’vetëm

Kmishën e dekës ka’atij ia veshë e ama.

Hyjt’ dhe ata, vjetrue e shterrun dritet,

M’qiellë xhixhllojshin si flaka e nji kandili,

Qi m’tryezë skamnore vjen t’u shue n’vedvedi,

Ke voj nuk ka m’u ushqye, e n’terr n’gjysë t’bukës,

T’vorfnin e ngratë e len; aq sa njat lode,

Qi prej sysh i kjason mbi koje t’mykuna

Ma as bulku i voters s’mund t’ia shohë... Mbarsë ajri

Me miazma morijet, mbi gja t’gjalla

E m’njerz randote porsi plumb, e t’liga

T’pranshme e t’vshtira përftote; e u shuete nieri

E u shuete gjaja e gjallë, si shuhet bari

Për nen kosë t’bulkut. S’t’shihte syni tjetër,

Veç se vorre e stervina. Pse edh’ as toka

Ushqim ajo ma s’epte, e m’shekull uja

Bate kerdi. Jo n’popuj ma, jo n’fise

Mbledhë gjindja u shihshin tok, por kokrra kokrra:

Si njata shpendt shtektarë, qi atje kah vjeshta

T’dam çetet t’shokvet, duken tue flutrue

Aty-ktu n’për pullaze, mjesa dimni

Jetën mos t’ua shkurtojë. - Me gjithçka mnija

E zemra e keqe prap sundonte m’shekull;

E mbërthye m’shoqishojn, prap njerzt u grijshin

E u coptojshin ndër lufta e ndër degame,

Si kjen coptue gjithmonë, q’prej se pik’ s’parit

Zemrën e nierit kuprracija e flligji.

Kur qe, si atë ditë (sado qi zhargas) dielli

U kap, mje m’cak, për gjysë ku dahet dita

E buka n’arë prej shpijet i shkon bulkut,

Ati i Pushtetshëm nalt prej fronit t’qiellvet,

Neveritun mbi t’fyeme t’randa t’shekullit,

Porsi dy t’rrebta e t’zjarrta rrfe mizore

Ngerthen Ai vetllat m’rruzullim t’shemtuem,

Edhe vranët e kundron. Per nen shkreptima

T’asaj mëni s’hyjnueshme; qi prej syve

Idhtë i vetote, hana, hyjt e dielli

E toka u pin, e ngelen n’vend pa luejtun,

Pezull fatin e mbramë tue pritun. Toka,

Pingul të cillën rrezja e syut t’hyjnueshëm

Flakë e zhgjetote, u dridh e fill prej angrash

Ma s’permbrendshme bulroi me ’i gjamë t’trishtueshme

E u trand shimje m’themel. N’atë gjamë ushtueme

Gollet e rruzullimit Himalaja,

Si gur gëlqerje n’ujë, krejt u turshi;

E u shem Italja, kthelltë e cilla n’gjire

T’tallazevet t’perpishme t’detit humbi;

N’det edhe ’Albjona u shue; e u derdh Stambolla

N’Bosfor. Pellas ma n’shekull s’mbet, flligshtija

Ku t’mujte ajo me u picakue e pandershme

E shpirt e trup prap me ia kalbun nierit

Veç po, syni i t’Amshuemit m’atë gjamë t’botës

Ai nuk vetoi, as nuk u zbut; por tjera

Sharte ma t’randa m’rruzullim skjyrtote,

Kah, ndezun zhari prej zemrimit t’mnershëm,

I shkrepshin shkndijat si n’për grykë t’Vulkanit;

Aq sa friget u kput vallja e Parrizit,

E shkrehën valle e shuejtën lyra t’ambla,

E vetë banorët e qiellvet nëpër lugje

E n’për lulishta gjith herë t’njoma u strukën,

E qiella u hesht.

Po; m’krena t’Kerubijvet.

Rregji i madhnis’ felgruese ndejë peshtetun

E ftyret vra, si nji thellim i kobshëm:

Mbasi atë cak sheklli kapërcei me t’fyeme,

T’cillin Mishira ia pat vu e pamatne

Kurr mos me e kcye, e n’Dije t’vet i Lumi

Dau me rroposë rruzllimin: Ai kah dielli

U prir e n’rribë t’tufanit t’mnis s’hyjnueshme

Prej fronit t’vet i fryni. E flaka e diellit

U fik. E kobshme nji terrinë atë hera

Mbi rruzullim u shtri: e njerzt mbi shekull

N’për terr ravgojshin, porsi mijt ndër vorre,

Kah mnis’ shemtuese e’Perëndis t’idhnuem

Dojshin me i hikë. Por nuk i hiket Zotit!

Njatë dorë t’pushtetshme mbasandej, me t’cillen

Për sa e sa qinda kavaljetesh mbajti

Peshën e rruzullit, Perëndija e struku

E natyrën e lshoi pa zot. Trishtueshëm

Krisen thithat e shekllit: e rrmores

S’humnerës s’rrmbyeshme t’t’kthellët avisit

Kulihum shtielli i rruzullimit brishti

E u shem, termagshëm tue rapllue nper kaos.

Nji gjamë, nji krisme, atë botë, e nji rropamë

Elementash u ndie, kah vlojshin, ziejshin,

E nder gomna shunglluese t’njanitjetrit

U shkapërdredhshin me duhi thellimit,

Tue bumbullue n’për shekull. Hyjt e qiellit

Ata, edhe, dalun jashta rrethit t’hershëm,

Me zhumhur t’tmerrshëm n’pakthellim u rrposshin

Ka u ndeshin, ka’ u përpiqshin, e u turrshijshin

E flauri kah nëpër kaos u derdhshin.

N’per tym, mandej, n’per pluhën e re t’murrta,

Qi shekllin kand e kand kishin mberthye

Shkrepte pa da rrufeja, porsi shkrepin

Shkndijat n’per tym t’dullijavet. Prej duhmet

E prej tërmetit, tue bulritë frigueshëm,

Toka edhe trandej, e, si gogel dushkut

M’ujë shkundullitej n’rrymë t’atij thellimi.

Kur qe, ’i kometë n’mes t’kataklizmit t’mnershëm,

Shkrepun prej seprit, kulihum n’teposhte

Me zhaurrimë t’perfrigueshme goromiset

E m’Oqean Atlantik pingul plandoset.

Trandet toka m’atë t’ndeshun: ujët e detit

Jashtë lugut s’hershëm del, e dynden sklafat

E kernalles n’përpjetë si bjeshkë, si male,

Të cillt mandejna, me furi përpise

Shkul kah Europa e n’Amerikë dikohen

E shkapërderdhen përmbi Afrikë t’zharritne:

Merr dhen’ boena. Felgrueshëm tue gurgullue

Tallazi male kapërcen e kodra,

E m’rrymë t’gjirevet t’veta rrmben qytete,

Mbretni përpin, e shkim gja t’gjallë e nieri,

E gjithshka dora kavatoi njerzore.

Por, po; t’gjith ujët e Oqeanit s’mujt me i shlye

Njollet e gjakut t’njerit, t’cillat vritshin

Ene kah qiella e gjyq prej s’Drejtës s’hyjnueshme

Lypshin me za t’mjeruem. Prandaj i Amshuemi,

Syni i të cillit nuk mund t’shohë pegame

E gja s’i rrshket Atij per pa u ndëshkue,

Premtoi qi flakë m’atë hyll nji zjarm t’u kallte

-M’atë hyll, qi tokën nën peshë t’vet e ndrydhte-

E mbarë dhen’ ta përlante e ta shkrumote.

E qe, xen hylli rebtë m’u shkundullitun.

Xen rebtë m’u trandë, e, tue shpërthye me krisme

Nji det zjarmit flakron mbi tokë t’shëmtueme.

Por edhe zhari, n’gji qi ngrohte bota,

Nen t’rrebtën frymë t’s’hyjnueshmes mni s’t’Amshuemit

Ndezet ai flakë e ma ’i furi trishtuese

Shpërthen n’për zgorka t’dheut nën valë t’Oqeanit.

Ujët e zjarmi m’atëbotë u kapërthyene.

E, anmiq tue kenun, me uturim u ndeshen

E u përlan’. Ulurote deti e dyndte

Mje m’re tallazet. Flaka tue krepatue

E tue fishkllue, mbi det pa da ngërthehej

E me vapa të veta e frushkullote.

N’zhaurrimë t’mnertë t’asaj lufte titanike

Kobshëm gjimojshin viset e rruzullimit

E shungullote kupa e naltë e Empirit.

N’e mbramët m’u lodhë xu deti, e, para zjarmit

N’avull t’u çue, krejt shterri. Zjarmi atëhera,

Lshue pa zangall, iu vesh tërthores s’shekullit,

Edhe krejt e zharriti. Shkrini malet

E kodrat, e kunorat; e dogj fronet

Me shpata e me gjithshka, qi dikur m’shekull

Krenin’ e mbajti m’kambë; e kur s’pat tjeter

Shka me shkrumue, n’hi t’vet u shkim prej vedit,

E toka mbet veç hi e kthhiell: si votra

N’nji shpi të dalne faret, mbasi zjarmi

T’i shuhet e me ferrë dera t’i mbyllet

E kshtu u rrpos sheklli e sosi puna e nierit.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Gjergj Fishta

Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb

Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruar se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulen për të filluar konferencën, Fishta ndenji në këmbë.

- Zotëri, a nuk keni karrige? - e pyeti drejtuesi i seancës.
- Karrigen e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, - u përgjigj Fishta.
- Cilin bisht? - e pyeti i çuditur drejtuesi i seancës.
- Bishtin që kemi ne shqiptarët, për të cilin ka shkruar ky shkrimtari serb, - tha Gjergji duke shënjuar serbin.
- Ju lutem zoteri, mos bëni shaka! - foli përsëri drejtuesi.
- Nuk po bëj aspak shaka, - u përgjigj Fishta, - sepse serbi, o do t’u gjëjë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruar, o të dalë përjashta i turpëruar.

Shkrimtari serb nuk e zgjati, por me kokën ulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla.
 
Top