• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Frika, çfarë është për ty ?

Lauri

Anunnak
Frika është emocioni më i vështirë për tu menaxhuar
Ju bllokoni ëndrrën tuaj kur lejoni që frika të rritet më shumë sesa besimi që keni. Dhimbja të bën të qashë, zemërimi të bën të ulërasësh, por frika ngjitet në heshtje deri në zemër.
“Emocioni parësor i mbrojtjes, i shkaktuar nga një situatë rreziku që mund të jetë reale, e parashikuar nga parashikimi, e evokuar nga kujtesa ose e prodhuar nga fantazia".

fobia-sproporzionata.jpg

Prandaj, në frikë ekziston ndjenja se diçka kërcënon ekzistencën ose integritetin tonë biologjik ose atë të njerëzve më të afërt me ne. Emocioni i frikës mund të projektohet vetë në të ardhmen: diçka e keqe do të ndodhë me ne ose me të tjerët, prandaj e shtyn subjektin të sulmojë për të eleminuar ose hequr objektin e frikës. Ose përkundrazi të ikim prej tij për të shmangur dëmin që mund të na marrë.

Rreth 75 vjet më parë, Hermann Göring togeri kryesore i Hitlerit, dëshmoi në gjykatën e Nurembergut pyetjes:
"Si e bëtë popullin gjerman ta pranonte të gjithë këtë?"
Ai u përgjigj:
"Ishte e lehtë, nuk ka asnjë lidhje me nazizmin, kjo ka të bëjë me natyrën njerëzore.
Ju mund ta bëni atë në një regjim nazist, socialist, komunist, në një monarki dhe madje edhe në një demokraci.
E vetmja gjë që duhet të bëhet për të skllavëruar njerëzit është t'i frikësosh ata.
Nëse mund të kuptoni një mënyrë për të trembur njerëzit, mund t'i bëni ata të bëjnë atë që dëshironi ".
A ndikon dhe sa, nqs po, tek ju frika individuale o ajo kolektive? 🤔
By Lauri
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Vetem budallai mendoj se njeh friken dhe nuk trembet nga asgje
Jane nje sere gjerash qe me shkaktojne frike
Frikera individuale apo kolektive
Ceshtja e menaxhimit eshte cik e veshtire pasi ndodh qe disa frikera te kthehen ne fobi.
 
Lauri

Anunnak
Vetem budallai mendoj se njeh friken dhe nuk trembet nga asgje
Apo e kundërta 🤔?
Mungesa e një horizonti të gjërë inteligjence (njohuri dijesh, dhe intelektuale) të bën të keshë frikë. Pasi frika ingranohet dhe zë vënd tek ata që kanë paqartësi, pasiguri, padije..etj
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Varet per cfare lloj frike flet ti
Psh une kam frike nga semundjet, vuajtja, dhimbjet, pasigurite e jetes, lartesite, ambjentet e mbyllura, vdekja
Ku qendron njohuri ktu?
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy

Lauri

Anunnak
Më teper do i fusja në fobi ato frika. Sëmundje, ambjentet e mbyllura & hapura, vdekja etj
 
sofia

Antarë i Respektuar
Frika, emocion i ngjitur dretperdrejt me mungesen e informacionit. Te vijne si pakete te dyja. Momentalisht kam frike nga zgjedhjet e mia per te ardhmen. Kam frike se mos endrrat nderpriten nga vargje te panjohura.
Perpara se Edisoni te hidhte Cl ne ujerat e pijshem e ta provonte i pari ujin te nje qyteti qe vuante nga nje semundje qe lidhej me te( dizenteria me duket), banoret kishin frike qe ta konsumonin.
Perpara se ushtria te njihte vetite e dobeta te kunudershtarit, kishte frike se mos humbiste.
Perpara se nxenesi te futet ne provim ka frike se mos nuk ka mesuar sic duhet.
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Më teper do i fusja në fobi ato frika. Sëmundje, ambjentet e mbyllura & hapura, vdekja etj
Nese do kishe lexuar qe ne postimin e pare e kam cilesuar , duhet te dish ti menaxhosh frikerat sepse ne te kundert kalojne ne Fobi.
Asgje nuk lind si fobi, pa kaluar nga frika fillimisht

Cfare quan frike ti?
 
DeliriumMind

Only dead fish go with the flow
Friken e haj me dhembe... dhe jo vetem metaforikisht.
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Eshte budallik te thuash skam frike...ne mos per veten ,keni frike per ata qe keni prane vetes
Jo domosdoshmerisht frika lidhet me individin ne vetvete.
Une kam shume frikera dhe skam turp ta pohoj , e aq me teper te bej snoben
Nje nder frikerat me te medha eshte apo lidhet direkt me fundin e ekzistences sone
Po po kam frike te vdes e te le pas shume gjera pa perfunduar.
Kush vdekjen ka pare ne sy ,di vleren e jetes!
 
Lauri

Anunnak
Siç thotë Seneka: «Për shkak se gabojmë kur mendojmë e presim ditën e vdekjës, një pjesë e mirë e vdekjës tashmë ka kaluar. Të gjitha vitet prapa nesh janë në duart e vdekjes ".
Pra brohoritje për kujtimet dhe bekimet e bukura e të dhimbshme për ditët, javët, muajt, vitet, dekadat, shekujt e ardhshëm?
Molekulat e trupit tonë do udhtojnë gjatë duke vallzuar nëper universin e pafund. Pikërisht kjo e fundit që më bën mua të mos kemë frikë nga kjo fobi, vdekja pra. Mqs jemi tek vdekja moni.. :)
ps. E di' që frika ndaj vdekjës(përsonale apo e të afërmeve) është një shqetësim(sintomë) i shëndetit mendorë?
 
Po flisnim per frikerat e jo cfare mendojme apo jo
Pra kur ndalesh nje moment dhe mendon cfare te tremb , frikson
Te mendosh ne menyre konstante mbi dicka , kalon ne fiksime
Une nuk mbeshtetem tek cfare thone te tjeret per nje mendim timin, por mbi ate cka me thote vetja.
Dhe frikerat e mia me keto fenomene lidhen
Jam e qarte?
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
Apo e kundërta 🤔?
Mungesa e një horizonti të gjërë inteligjence (njohuri dijesh, dhe intelektuale) të bën të keshë frikë. Pasi frika ingranohet dhe zë vënd tek ata që kanë paqartësi, pasiguri, padije..etj
Ame mo seriozisht e ke? Frika eshte ndjenje dhe ska te beje di apo jo .
Gjithsesi lauri zemer
Lauri shpirt :cit Hera

Mos shko or trim 😂😂😂😂
 
Lauri

Anunnak
Ame mo seriozisht e ke? Frika eshte ndjenje dhe ska te beje di apo jo .
Gjithsesi lauri zemer
Lauri shpirt :cit Hera

Mos shko or trim 😂😂😂😂
Unë e di që frika është një shportë me fiq. ;)
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
Këq i kemi punët me fiq këtë verë. Do marrim furnizime nga Athina 👍
Ne vend te fiqve Kam frike se do ju dergojne pakistanez . nevermind .
Tema : vallai kam frike biles edhe nga hija ime.Duhet te degjoja plakun kur me thoshte "Lexo se do ngelesh tutkun tere jeten ne deren time "
 
Desa

Temet Nosce
A ndikon dhe sa, nqs po, tek ju frika individuale o ajo kolektive? 🤔
By Lauri
Po, ndikon. Pos frikës së zakonshme prind-fëmijë për një të ardhme të sigurtë, kam atë të manipulimit. Si natyrë ‘naive’, drojtja ka rezultuar në asocializëm personal. Sa ndikon? Fare pak, sepse kam bërë paqë me veten në shumë fusha e lëmi të jetës.
 
Jetmira

Antarë i Respektuar
Unë mendoj se frika është brenda gjithsecilit prej nesh.Edhe pse shum njerez nuk e nxjerrin ne siperfaqe dhe nuk duan te tregojne anen e tyre te dobet.
Ashtu sic ndjejme emocionet e tjetra,e ndjejme edhe friken.
Une mendoj se frika eshte emocioni me i forte qe mund te ndjesh,madje ne shum raste te bllokon.
Une kam frike nga deshtimi :):).
Nese e bej dicka gabim,nuk e marr persiper ta bej per se dyti.
 
Lauri

Anunnak
Frika është emocioni më i vështirë për tu menaxhuar
Ju bllokoni ëndrrën tuaj kur lejoni që frika të rritet më shumë sesa besimi që keni. Dhimbja të bën të qashë, zemërimi të bën të ulërasësh, por frika ngjitet në heshtje deri në zemër.
“Emocioni parësor i mbrojtjes, i shkaktuar nga një situatë rreziku që mund të jetë reale, e parashikuar nga parashikimi, e evokuar nga kujtesa ose e prodhuar nga fantazia".

Shiko fotografinë 1753833

Prandaj, në frikë ekziston ndjenja se diçka kërcënon ekzistencën ose integritetin tonë biologjik ose atë të njerëzve më të afërt me ne. Emocioni i frikës mund të projektohet vetë në të ardhmen: diçka e keqe do të ndodhë me ne ose me të tjerët, prandaj e shtyn subjektin të sulmojë për të eleminuar ose hequr objektin e frikës. Ose përkundrazi të ikim prej tij për të shmangur dëmin që mund të na marrë.

Rreth 75 vjet më parë, Hermann Göring togeri kryesore i Hitlerit, dëshmoi në gjykatën e Nurembergut pyetjes:
"Si e bëtë popullin gjerman ta pranonte të gjithë këtë?"
Ai u përgjigj:
"Ishte e lehtë, nuk ka asnjë lidhje me nazizmin, kjo ka të bëjë me natyrën njerëzore.
Ju mund ta bëni atë në një regjim nazist, socialist, komunist, në një monarki dhe madje edhe në një demokraci.
E vetmja gjë që duhet të bëhet për të skllavëruar njerëzit është t'i frikësosh ata.
Nëse mund të kuptoni një mënyrë për të trembur njerëzit, mund t'i bëni ata të bëjnë atë që dëshironi ".
A ndikon dhe sa, nqs po, tek ju frika individuale o ajo kolektive? 🤔
By Lauri
Ne nje lidhje perfekte me temen edhe Seneca.

“Fuqia juaj buron nga frika ime. Nëse nuk kam frikë, ju e humbni fuqinë ".

Sêneca-OS-VÍCIOS-SUFOCAM-OS-HOMENS-Filosofia-e-Vida.jpg
 
Top