• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fragment: “Parimet e Filozofisë” nga Descartes

  1. Kërkuesi i së vërtetës duhet, të paktën një herë në jetë, të dyshojë te çdo gjë që mund të vihet në dyshim.
Në përgjithësi, tendeca është që ne të kemi mendime të parakrijuara rreth çdo gjëje, çka na pengon të njohim të vërtetën, për shkak se gjatë fëmijërisë sonë, përpara se të aftësoheshim në përdorimin e plotë të arsyes, u qaseshim me gjykim të gjitha gjërave që paraqiteshin përballë shqisave tona. Mënyra e vetme për ta çliruar veten prej këtyre paramendimeve, duket të jetë veçse t’i futemi të paktën një herë në jetën tonë telashit të të dyshuarit te gjithçka në të cilën gjejmë qoftë edhe hijen më të vogël pasigurie.
  1. Çka është e dyshimtë, duhet të konsiderohet edhe si e rremë.
Për më tepër, është e udhës që të shkojmë edhe më tej sesa kaq: kur vëmë diçka në dyshim, duhet ta konsiderojmë si krejtësisht të rremë, sepse kjo do të na sjellë edhe më pranë të vërtetave të sigurta dhe të lehta për t’u shquar.
  1. E megjithatë, ky dyshim nuk duhet të bartet në çdo veprim të jetës së përditshme.
Teksa të dyshuarit vazhdon, duhet ta mbajmë nën kontroll dhe ta përdorim vetëm atëherë kur në lojë është të menduarit mbi të vërtetën. Në çështjet praktike të përditshmërisë, na duhet kryesisht të veprojmë mbi bazën e asaj që është thjesht gjëja më e mundshme, pa pasur kështu kohë për të pritur, derisa të mund ta çlirojmë veten prej dyshimeve tona. Madje, ndonjëherë mund të na duhet, për arsye krejtësisht praktike, edhe të zgjedhim mes dy alternativave, pa arritur kurrë në përfundimin se njëra e mishëron të vërtetën më tepër sesa tjetra.
  1. Arsyet që na bëjnë të dyshojmë lidhur me gjërat e perceptueshme prej shqisave.
Kur të përqëndrohemi te kërkimi i së vërtetës, do të fillojmë të dyshojmë ekzistencën e objekteve të perceptueshme përmes shqisave dhe imagjinatës. Kjo ndodh për dy arsye kryesore. Arsyeja parësore qëndron në faktin se shpesh kemi kuptuar se hera-herës, shqisat tona edhe gabojnë dhe kështu, nuk është e udhës që t’i besojmë sërish dikujt apo diçkaje që na ka mashtruar qoftë edhe një herë më parë. Së dyti, përgjatë gjumit, rregullisht kemi tendencën të shohim apo imagjinojmë gjëra që nuk ekzistojnë dhe teksa i vëmë në dyshim, duhet se nuk ka asnjë kriter të besueshëm që të bëjë dallimin mes fazës së të qenit zgjuar dhe të qenit në gjumë.
 
Top