• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Foto historike

Lauri

Anunnak
Titulli: Foto historike

Isa Boletini duke biseduar me William, Prince of Albania në Durrës, 1914

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Foto historike

SHKODER, 1913: Malzezët i dorëzojnë Shkodrën, Admiralit anglez Cecil Burey


 

Lauri

Anunnak
Titulli: Foto historike

KORCE, 1914: MASAKRIMI ATDHETARIT PAPA LLAMBRO BALLAMAاI NGA SHOVENISTET GREKE
Andartët që kishin rrethuar shtëpinë e Papa Llambro Ballamaçit kishin ardhur të hakmerreshin për gjithçka që Papa Llambroja kishte bërë kundër kishës greke. Gjithnjë kishin dashur ta vrisnin, por asnjëherë nuk kishin mundur. Vrasja e tij mund të sillte telashe të shumta dhe pakënaqësi te besimtarët vllehë. Kishin provuar vazhdimisht ta frikësonin, por pa ndonjë rezultat. E kërcënuan
edhe me vdekje, por përsëri ai nuk hoqi dorë nga rruga e tij. Në vitin 1890 shkoi në Stamboll si delegat për krijimin në Turqi të një peshkopate rumune. Gjatë asaj kohe pati rastin të takohej edhe
me Naim Frasherin, me Murat Toptanin dhe mepatriotë të tjerë. Papa Llambro Ballamaçi ndihmonte për përhapjen e gjuhësh shqipe. Nëpërmjet konsullatës rumune, ai sillte nga Bukureshti në Stamboll libra shqip dhe ia dorëzonte Naim Frasherit, që ai t’i niste për atje ku kishte mëshumë nevojë.

 

Lauri

Anunnak
Titulli: Foto historike

21.06.1938. Fushë tenisi në Aeroportin e Tiranës në Shqipëri. Ka disa fusha tenisi në një mjedis të tillë të pazakontë, si ky në aeroportin e Tiranës e midis shërbimeve të tjera për udhëtaret, egziston edhe kjo fushe tenisi e cila përdoret edhe nga pilotët.



21.06.1938 Press Photo Tennis Court In A Hanger Of The Airport In Tirana, Albania. There are few tennis courts in such unusual surroundings as this one in a hanger of the airport at Tirana. Among the facilities for air travelers is this tennis court which us used also by the pilots.
B-Ternova
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Foto historike

Nje e njohura ime italiane ka ardhur ne tirane ne vitet 87/89 se mbaj mend mire vitin por di para 90 aty afer... dhe me tregon... ne aeroportin e tr punonte vetem nje femer (bente te gjitha) e cila pergj tel.. zbriste cantat udhetusve i vendoste ne autobuz... nderkoh ato i priste autobuzi dhe pasi mbaronte e sistemote zyren mbyllte deren e kthehej me ate autobuz ne tr ... me ka mbetur ne mendje kjo... te jet e vertete???
Mbyllej vertet aeroporti pas atij udhetimi??? Sa udhetime kishte??
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Foto historike

Aristocratic women driving a car in Tirana behind the mosque area in the early 30's (XX century). ///
Gra aristokrate duke i dhënë makinës në Tiranë në zonën pas xhamis, në vitet e 30-ta, shekulli i XX- te.
/Brunilda Ternova
 

Lauri

Anunnak
Libri shkruhet nga disa administratorë osman shqiptarë. Pjesën më të rëndësishme të librit e përbën alfabeti shqip dhe historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky libër i dorëzohet në dorë Sulltan Abdylhamidit II nga truprojat e tij shqiptare. Sulltan Abdylhamidi, i cili e fliste shqipen pasi që ishte i rrethuar me shqiptarë në oborrin e tij, i thotë njërit në mesin e shqiptarëve që i’a dorëzon librin“Madhërisë Ti Zotit Math Mbëretit Dashurë T’ynë Sultan Abdyl Hamit Hanit II”!
(A Llalla)
FB_IMG_1574675237113.jpg
 
  • Like
Reactions: Ivy

Lauri

Anunnak
Nga viti 1900 (pak a shume) Ismail Bej Vlora u detyrua te arratiset nga Perandoria Turke! Ai ishte i njohur ne te gjitha oborret europiane sepse kishte qene nje nga dipllomatet me te shquar te Perandorise (dhe kishte trajtuar shume ceshtje me figura te larta europiane), por kishte qene edhe Administrator i Bullgarise, shtet ku per Europen fillonte Turqia e asaj kohe.
Ismaili u arratis fillimisht ne Greqi ku shkoi e takoi Mbretin dhe disa gjenerale arvanitas; me pas hkoi ne Itali e ne France ku qendroi me shume! Por akoma me shume ai qendroi ne Angline e Veriut tek miqte e tij masone!
Kur ishte ne France, nje piktor i beri nje portret me laps te zi. Eshte nje portret i nje Ismaili pak me i ri nga cjemi mesuar ta shikojme!
Dicitura poshte tij tregon se cfare vleresimi kishin europianet per ate rreth 12 vite para se te themelonte shtetin shqiptar!
E.Gishti.
FB_IMG_1575363529135.jpg
 
  • Like
Reactions: Ivy

Lauri

Anunnak
“Shqiptarët me armë të vetme burrërinë dhe shpirtin luftarak, u ruajtën për 1000 vjet dhe arritën të mbijetojnë... Kryengritja greke e shek. XIX, që shpëtoi Greqinë nga zgjedha turke, qe vepër e shqiptarëve”.
(Jakob Philipp Fallmerayer)

arv.jpg
 

Lauri

Anunnak
Ceshtja Shqiptare ishte tradhtuar e braktisur me shpejt nga Europa qe ne kohen e Skenderbeut ...para fillimit te tjetersimit e coptimit te gadishullit ILIRIK , qe me krijimin e Lidhjes se Shenjte ne Vjene ...para se te fillojne e krijohen kombet e tjere me Shqiptar qe shkuan ne Rusi nga Himara , etj ....Rusi e Englezin i organizuan keto masakra per interesat e tyre imperialiste e shoviniste ...Lidhja e shenjte vetem sa vulosi ate qe keto dy fuqi te medha te asaj kohe e kishin percaktuar ....Turku u perdor nga keto dy fuqi te medha vetem per ti sherbyer interesave te tyre ne gadishullin Ilirik ...
(Ridvan Muslija / Gjergji Anastasi)

tur.jpg
 

Lauri

Anunnak
Interesante kjo gravure e kohes ku shihet se si te krishter e mysliman shqiptar te gjunjezuar prane varrit te Skenderbeut...!
Pra, Gjergj Kastrioti, si shpesh akuzohet si vrases i shqiptarve mysliman, duket qe respektohej edhe nga myslimanet - shqiptar!

sken.jpg
 

Lauri

Anunnak
Populli kishte dhene besen qe tani e tutje t'u bindej rregullave te rrepta te sheriatit. Por ne nje sure te ketij ligji fetar thuhet: " Ve min el-kisasi hayat" (nga ndeshkimi i ligjit - pra nga shpagimi, - mbin jeta e re)!
Me 23 pril 1908. kur popullsia dhe ushtaret ne Mitrovice, po pershendesnin me bresheri pushkesh lajmin e rivendosjes se kushtetutes liberale, ndodhi qe nje i ri shqiptar, 18 vjeçar, i quajtur Ahmet, (i biri i nje tregtari te vogel, te quajtur Muharrem) ne gezim e siper e ne pakujdesine femijore, vrau padashur me nje te shtene revolveri, mikun e tij, nje serb te quajtur Jovan Danilloviç.
Banoret u zemruan. "Si qenka kjo, - than ata, - pa kaluar javaqe ne Ferizaj u zotuam te respektojme ligjin, nje mysliman guxon perseri te vrase nje te krishtere?" U mblodh keshilli i pleqve dhe vendosi qe djali shqiptar te vritej. Me kot u luten per butesi i ati dhe e ema e te vrarit, me kot fjalet e tyre se vrasja u be pa dashje. I riu shqiptar u var! Por per t'ia kursyer atij vuajtjet qe mund t'i shkaktonte papervoja e nje xhelati te improvizuar, vete babai fatkeq ndihmoj gjate eksekutimit, nderkohe qe e ema perpiqej t'i jepte zemer djalit duke i thene te tregohej burre.
Shariati thoshte qe vrasja duhet ndeshkuar dhe nderi i beses shqiptare kerkon shpagim per fjalen e shkelur!
Kjo ngjarje tronditese pasqyron jo vetem shpirtin heroik te popullit shqiptar, por edhe çiltersine dhe vullnetin e tij te mire, per t'iu pershtatur rendit te ri, dhe pse ligjet e tij e godasnin here-here, rende individin.
Nderkohe Turqit e Rinj, qeshnin, natyrisht, me kete besim naiv te shqiptarve per drejtesine e patundshme te rendit te ri!
Nje jave pas keti rasti te trishtuar dy oficer te rinj kryen dy vrasje, nje ne Mitrovice dhe nje tjeter ne Vlore; zhvillimet e metejshme treguan se sa serjozisht e kishin Turqit e rinj me drejtesine e patundshme. Ne Mitrovice togeri Durmish nga Tetova (shqiptar edhe ky) vrau ne zemrim e siper shokun e tij Ziheni, nga Manastiri. I pari ishte antar i komitetit te Turqeve te Rinj, ndersa i dyti nuk ishte ne asnje parti.

Ne Vlore nje oficer turk vrau nje kryeniç, si cdo shqiptar, se ne vend qe te thonte "Rrofte Perandoria Osmane dhe gjithe osmanllijte", kishte thirrur "Rrofte shqiperia". Te dy vrasesit i bene bisht denimit te merituar: ata u sollen ne Selanik dhe pas dy a tre muajsh burg u liruan dhe u moren perseri ne sherbimin ushtarak.

(Eqrem bej Vlora: Kujtime 1885-1925 faqe 225)

eqer.jpg
 

Lauri

Anunnak
Një shkrimtar tjetër francez, më modern, që shprehet në një mënyrë më pak poetike, por shumë më konkretë për shqiptarët: “Ekziston në Gadishullin Ballkanik një popull i cili nuk ka rrojtur kurrë nga vetja e vet e as për veten e vet, por roli i tij gjatë shekujve ka qenë që ai që t’u japë pa ndërprerje kombeve fqinjë lëndë njerëzore.

Shqipëria ka qenë rezervuari ku Grekët, Romakët, Bizantinët e Turqit kanë marrë njeri pas tjetrit. Ndërkaq nën një formë protoplazmike disi, dua të them në masë të paorganizuar, raca shqiptare ka mbushur boshllëqet e hapura nga luftërat ose dekadenca në botën
indore.

Nganjëherë në të kundërtën, ajo botë është ngritur, personifikuar te një njeri i madh, dora e të cilit, pavarësisht se cili ishte, Mehmet Ali, Ali Tepelena, Skënderbeu apo Pirroja, trondiste një kënd tjetër të botës dhe shënoi mbi popujt vulën e gjënisë së vet. Jeta e shqiptarëve gjatë atij shekulli, vepra e tyre në Egjipt, ku ata ishin mbretër, në Greqi ku ata qenë punëtorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mirë epoka të historisë së lashtë. Edhe kur shqiptarët hakmarrin Aleksandrin, Akilin etj., ekzagjerimi nuk është veçse në formë, paradoksi përmban një të vërtetë.

Edhe një fjali para se të ndahem nga lexuesi im i dashur. Nuk është aspak një apologji për shqiptarët, që kemi dashur të bëjmë në këto faqe. Kemi dashur t’u japim atyre të drejtën. Nuk është lëvdata ditirambike ajo që kemi synuar, por e vërteta.

Është shkruar shumë pak për shqiptarët dhe mund të shkruhet akoma më shumë për ta. Ata vetë kanë neglizhuar shumë për publicitetin dhe kanë bërë shumë gabim. Është mirë që të veprohet, por duhet gjithashtu që të bëjnë të njohur vetveten, sepse në qoftë se Bomarsheja këshillonte shpifjen, Max Nordan nga ana e tij ka dhënë mesazhe të çmuara për të folur shpesh për vehten e tij.

E mbaruam ekspozimin tonë të shkurtër me një fjalë që i vishet M. Bernardit. Është bërë për përshkrimin që paraqitëm. Shqiptarët, kanë jetuar shumë pak për vehten e tyre. Veprimtarinë e tyre, gjakun e tyre, talentin e tyre e kanë përfituar fqinjët. Ata kanë flijuar esencën më të mirë të tyre për të mirën e të tjerëve. Kështu ka ndodhur deri tani, por është pikërisht një epokë e re që duan të fillojnë sot: të jetojnë dhe të punojnë për vehten e tyre, për Shqipen e tyre.
(Mit’hat Frashëri Botuar më: 1937)

qem.jpg
 

Lauri

Anunnak
Në një dokument në Arkivin Osman të Kryeministrisë së Turqisë shkruan:

Ne shqiptarët nuk duhet të shpresojmë asgjë të mirë tek këta njerëz që dëshirojnë të na shkatërrojnë e numri i të cilëve dita-ditës po rritet në Stamboll. Prandaj, ne shqiptarët muslimanë e të krishterë duhet të bashkohemi e të betohemi që t’a shpëtojmë atdheun nga këta miq të rremë.

Të gjithë ne, muslimanë e të krishterë besojmë në Zot. Vetëm një dallim kemi. Disa praktikojmë fenë sipas Kur’anit e disa sipas Biblës. Një popull i lashtë e i nderuar siç jemi ne, nuk mund të pranojë që të jetë peng i disa mashtruesve të paskrupullt. Ne, muslimanë e të krishterë, si robër të Zotit, jemi vëllezër me njëri-tjetrin.Gjersa të shpëtojmë fenë dhe atdheun nga dora e tyre, duhet që të bëhemi tok së bashku. Në emër të Zotit rroftë Shqipëria e lirë dhe u shkatërrofshin idhujtarët e Stambollit (Qeveria Ittihat ve Terakki)”.

Komiteti i Shqiptar i Stambollit- 22/10/1909

tur1.jpg
 

Lauri

Anunnak
KAJRO, SHQIPTARI NË SYTË E GUSTAV FLOBERT
FUSTANELLA E XHAKETA E QËNDISUR, SIMBOLI I IDENTIETIT SHQIPTAR

Mund të hasësh çdo kostum në Orient, mund të hasësh të gjithë popujt e tij (jam duke folur, për këtu në Kajro). Shikon priftin ortodoks grek me mjekrën e tij të gjatë, duke shkuar kaluar në mushkën e tij, shqiptarin me xhaketë të qëndisur, koptin me çallmë të zezë, persianin me peliçen e tij, beduinin e shkretëtirës me fytyrën e tij në ngjyrë kafeje, që ecën i mbështjellë solemnisht në rrobat e tij të bardha.

-Letër nga Gustave Flaubert për Dr. Jules Cloquet, Kajro, 15 janar 1850

xh.jpg
 

Lauri

Anunnak
Thënia mesjetare franceze "Krenar si një shqiptar" është cituar herë tjetër dhe të rikujtojnë vargjet e lord Bajronit në "Çajld Haroldi"
"Këtu shqiptari ecën kryelartë,
greku dëgjohet duke pëshpëritur"

shq.jpg
 

Lauri

Anunnak
"TERRITORI SERB VETEM 1 VIT PARA KRIJIMIT TE SAJ SI SHTET"

Madje edhe kur Serbia është pranuar si shtet në kongresin e Berlinit më 1878, sipas burimeve Osmane dhe ato Austro-Hungareze, thuhet se rreth gjysma e asaj popullate nuk ishte serbe.
Sepse shumicen e përbënin shqiptarët dhe vllahët, siç nuk kishte shumicë greke, por vetëm Arvanite, edhe Greqia kur u pranua si shtet më 1831.

Harta poshte eshte e bere nga Joseph Hutchins Colton - New York / vitin 1877
(T.Çami)
hart.jpg
 

Lauri

Anunnak
Nga Ministria e Puneve te Jashtme(austro-hungareze) me lajmeruan se me t'u kthyer ne Vjene do te me priste Perandori. Mbeshtetur ne letren, qe sipas rregullit bente ministri i ceremonive te Pallatit Perandorak, me 4 qershor, ora 11, shkova ne pallatin Schembron. Pasi u prita me ceremonite e zakonshme. Dola para Perandorit , i cili dukej i forte dhe plot gjalleri, me gjithe se sapo ishte sheruar nga semundja.Qendronte ne kembe, ne mes te nje salloni te madh, i veshur me uniformen ushtarake dhe mbante dekoratat Tuazondor(Shqiponje Dykrereshe), Leopold dhe Saint Etienne. Sipas ceremonise perkatese, i paraqita nderimet. Perandori m'u pergjigj ushtarakisht, duke perpjekur njeren kembe me tjetren dhe shfaqi kenaqesine e tij per ardhjen time si minister ne Vjene. Ju pergjigja, sipas rregullit. Duke i treguar emrin, me pyeti per djalin, Eqremin. Me tha se e njihte qe te ri dhe pati miresine te lavderoje patriotizmin e tij, kur Durresi ishte i rrethuar. Pastaj foli mbi ngjarjet dhe mosmarreveshjet gjate kufirit me malazezet. Une i thashe se, sipas nje telegrami qe kisha marre nje dite me pare mbi kete qeshtje nga qeveria, isha ankuar ne Ministrine e Jashtme. Perandori me tha: “Malazezet kenaqen, jo vetem kur marrin, por edhe kur kerkojne. Tani e tutje shpresoj se nuk do te kene rastin, as te kerkojne”. Une e falenderova. Perandori pati miresine te me pergjigjej me plot delikatese. Pasi deklaroj dashamiresine e tij per lumturine e Shqiperise dhe mbarvajtjen e saj, me dha doren. Ne çast u terhoq tri hapa pas dhe une dola. Dhenia e dores nga Perandori nje perfaqesuesi te huaj, ne pikepamjen e rregullores ceremoniale, konsiderohet nje kompliment i madh. Kjo ishte nje ngjarje qe meriton falenderime si per personin tim, ashtu edhe per Atdheun.
Me pas, vizitova nje nga nje me radhe gjithe ambasadoret. Po ashtu pranova edhe vizitat e tyre. Ambasadori i Turqise lajmeroi se do te me vizitonte ne menyre private, sepse qeveria e tij nuk e njihte ende qeverine e Shqiperise se pavarur. Ne kete situate, i preva marredheniet me te dhe vendosa te mos e pranoja. Nderkohe, Pasha i Mitilenes, (Hysen Hilmi Pasha)nje grek i konvertuar, qe ishte ambasador i Perandorise Osmane ne Vjene 1912-1918, nuk vonoj te vizitonte ministrin e Greqise, zotin Grisparis. Ndonse, Qeverine e Shqiperise se pavarur e kishte njohur e gjithe bota, ai dhe gjithe personalitet e Portes se Larte, druanin ta njihnin.
Ambasadoret e Frances dhe te Japonise, me bene shume pyetje rreth Shqierise dhe rivalitetit qe ekzistonte midis Italise dhe Austrise, gje kjo qe me terhoqi vemendje.
Ate dite qe Durresi ndodhej i rrethuar , kapiteni rezerve, zoti Goscher, i njohur dhe i famshem ne Vjene per gravurat e tij te bukura, i shtyre nga ndjenjat dashamirese qe ushqente per Shqiperine, me tha se ne Gjermani, kryesisht ne Hamburg, ndodhen 5000 vullnetare gati te nisen per ne Shqiperi, mjafton t'u pergaditen dy vapore dhe t'u jepen shpenzimet e transportit hekurudhore..

(Syrja Vlora: Kujtime, nga fundi i sundimit osman ne luften e Vlores. F 94)

syrja.jpg
 
Top