• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Esat Pasha: Unë komandoj një vend të ndarë

Esat Pasha: Unë komandoj një vend të ndarë, gjysma e të cilit mbështet Austrinë dhe gjysma tjetër Turqinë…
Aurenc Bebja
“Le Gaulois” ka botuar, të hënën e 17 janarit 1916, në faqen n°3, intervistën e Esat Pashë Toptanit me gazetarin e “Le Journal”, të zhvilluar në Durrës më 18 dhjetor 1915, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Featured image of article: Esat Pasha: Unë komandoj një vend të ndarë, gjysma e të cilit mbështet Austrinë dhe gjysma tjetër Turqinë…

Esat Pashë Toptani
Z.Henry Barby, redaktori i Journal, pati mundësinë të zhvillojë një bisedë, në Durrës, me Esat Pashën, i cili i tha:

“Joffre (gjenerali francez Joseph Joffre) komandon ushtrinë e një vendi ku mbizotëron bashkimi dhe vëllazëria. Unë e gjeta veten në prani të një vendi të ndarë, gjysma e të cilit mbështet Austrinë dhe gjysma tjetër Turqinë. Unë u gjenda vetëm, me ide dhe qëllime krejt të ndryshme.

Esat Pashë Toptani
Kam pasur shumë vështirësi për t’i pranuar ato nga e gjithë Shqipëria, por prapëseprapë ia arrita.”

Unë ngrihem për të marrë leje për t’u larguar, por në atë moment ai në mënyrë familjare më kap në shpatull dhe më çon te dritarja e sallonit e cila mbikëqyr detin.

“Shikoni, më tha, dhe dora e tij më tregon në port katër anije me vela shqiptare, shtyllat e vetme të të cilave ende dalin nga valët – shikoni ! Flota austriake erdhi për t’i fundosur disa ditë më parë!… Dhe trupat bullgare, në këtë moment, po marshojnë në Elbasan! Këto akte armiqësie nuk mund të qëndrojnë pa përgjigje nga ana ime!”


Deklaratat e Esat Pashës
Ndërsa ne shtrëngojmë duart për herë të fundit, Esat Pasha përfundoi me këto fjalë:

“Çfarëdo që të ndodhë, unë gjithmonë do t’i qëndroj besnik Bllokut të Antantës.”

Një ditë pas intervistës sonë, më 19 dhjetor, ushtarët e tij arrestuan diplomatin e Austrisë dhe përfaqësuesin e Bullgarisë që gjendeshin në Durrës, dhe i hipën në një anije neutrale (asnjëanëse) – një anije me vela amerikane e cila gjendej në port.

Dhe, më 21 dhjetor, Esat Pasha, Presidenti i Shqipërisë, vendosi përfundimisht të përkrahë Bllokun e Antantës, duke i shpallur luftë Austrisë dhe Bullgarisë.

Marrë nga Darsiani.com
 

Comments

Top