• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Epiri dhe fati tragjik i shqiptarëve të Çamërisë

Spastrimi etnik i Çamërisë shqiptare u realizua nga shteti shovinist grek përmes një gjenocidi të pashoq. Ky qe fati tragjik i shqiptarëve të Çamërisë. 25 mijë çamë të mbetur gjallë u deportuan drejt kufirit shqiptar.

EE09DB9B-BBBF-4AAB-96B6-9808B2B748A9.jpeg

Çamëria ka qenë djepi dhe zemra e Epirit. Ajo shtrihej nga gjiri i Ambrakisë në jug e deri në Delvinë. Shqiptarët e Çamërisë myslimane e ortodokse gëzojnë të drejtën e tyre historike që nga lashtësia ta quajnë veten epirotë klasikë. Kur themi se Çamëria është djepi dhe zemra e Epirit kemi parasysh faktet e patjetërsueshme historike të cilat hedhin poshtë çdo tjetërsim dhe artificat greke. Po sjellim vetëm dy fakte thelbësore. Djali i vetëm i Akilit të famshëm Pirroja, si mbret i epirotëve arriti të përballej me romakët, por edhe me trojanët, duke iu shkaktuar këtyre të fundit shkatërrimin total.

Mbreti Pirro apo “Pirro Burri” siç thirrej asokohe në Thesprotinë e lashtë ose Çamërinë e sotme. Ai e quante veten thesprot e jo trojan apo spartan. Ai, Pirroja kishte lindur në zemër të Thesprotisë (Çamërisë), në fshatin Ledhes të rrethit të Igumenicës çame. Kur Thesprotët (epirotët-çamët) kishin mbretërinë e tyre shteti grek nuk ekzistonte, ndaj çamët të çdo besimi fetar qofshin janë krenarë për origjinën e tyre thesprote, arbërore e shqiptare. Ndaj edhe gazeta “Çamëria vatra amëtare”, në ballinën e saj mban përkrenaren e “Pirro burrit”.

Pretendimet e ekstremistëve grekë sot apo edhe të disa politikanëve “donkishoteskë” janë absurdë. Në Kuvendin e Lezhës më 1444, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) iu drejtua princave arbërorë nga jugu në veri me ftesën që të gjitha principatat të bashkoheshin në idenë e krijimit të një shteti të vetëm, me këto fjalë: “Vëllezërit e mijë arbërorë, që nga princi i Artës Gjin Bue Shpata, Zenebishtit, Pjetër Loshës etj., ka arritur koha për të bërë shtetin tonë të arbërve. Të gjithë ne, vazhdoi ai, jemi pasardhës së Pirros së Epirit”.
Arbërorët e Jugut që shtriheshin që nga ishujt Eubea, Hidra në Morenë Ilire, qenë plotësisht të gatshëm. Një kontribut të jashtëzakonshëm dhanë dhe arbërorët (arvanitasit) edhe në revolucionin grek për pavarësi të Greqisë në 1821. Figura tepër të shquara qenë si arbëreshë Papa Flesa, Psilanti, Kollokotroni, Karaiskaqi etj. Por edhe suliotët e Çamërisë si Marko Boçari, Foto Xhavella etj. Shumë figura arbërore arvanitase-shqiptare zunë poste kyçe në shtetin e parë grek për kontributet e paçmuara që dhanë për atë shtet. Deri shumë vonë pas këtij momenti gjuha arbërore (shqipe) ka qenë pjesë e greqishtes në parlamentin e Greqisë. Por le të zbresim më poshtë në harkun kohor të historisë në shekullin XIX dhe XX.

Çfarë ndodhi? Cili qe qëndrimi i shtetit grek ndaj pasardhësve të epirotëve, arbërorëve, thesprotëve, pra çamëve të Çamërisë (Thesprotisë)? Si u trajtuan ata nga shteti e qeveritë greke? Tanimë është bërë mjaft e qartë se Perandoria Osmane e cila sundoi për gati 500 vjet trojet ballkanike bëri të mundur me joshje, me hir e pahir myslimanizmin e shumë popujve në Ballkan. Në këtë kuadër e arbërorët e Çamërisë një pjesë e madhe kaluan në besimin mysliman. Shteti e qeveritë greke në konsistencë të plotë, këtë popullsi autoktone të Çamërisë tashmë myslimane filloi ta shikonte me një sy armiqësor. Që nga momenti i rënies së Janinës mbi shqiptarët e Çamërisë filluan të aplikohen politika diskriminuese.

Nuk u lejua hapja e asnjë shkolle në gjuhën shqipe. Filloi përndjekja ndaj cilitdo patrioti shqiptar çam apo patriotë të tjerë nga Shqipëria. Cilido që guxoi përfundoi i dënuar nga shteti grek. Gjithë kontributi që dhanë arbërorët për shtetin e parë grek u shpërblye me gjoba, taksa të rënda, grabitje e diskriminim racor e fetar si myslimanë e të racës shqiptare. Midis problemeve të shumta që Greqia kishte pas humbjes së luftës turko-greke, shteti grek bëri atë që e kishte planifikuar shumë më parë, shpërnguljen e çamëve myslimanë nga Çamëria. Për këtë problem qeveria greke gjeti gjuhën e përbashkët me qeverinë e Ataturkut, përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në Lozanë të Zvicrës në vitin 1923.

Çamët myslimanë u detyruan të lënë vatanin e tyre shekullor e të degdiseshin në malet e Anadollit të Turqisë. Rreth 35 mijë frymë u syrgjynosën në ish-territorin e Kurdistanit Perëndimor. Pjesa tjetër e cila refuzoi të largohej nga trojet e saj, e nuk mërgoi për në Turqi iu nënshtrua një trysnie akoma më të madhe. Banda të armatosura filluan të grabisin e të vrasin njerëz të pafajshëm.

Diskriminimi nga ana e shtetit grek në çdo qelizë të jetës ndaj asaj pakice çame myslimane shqiptare po intensifikohej nga dita në ditë. Kisha greke nga ana tjetër, përmes propagandës fetare bëri të mundur futjen e urrejtjes ndaj çamëve ortodoksë e atyre të besimit mysliman. Bota ishte në zjarr e flakë se Lufta e Dytë Botërore ishte në kulmin e saj. Në vitin 1940 parlamenti grek nxori dhe miratoi ligjin e luftës ndaj shtetit shqiptar që ende pas 80 vjetësh është në fuqi.

Të gjithë meshkujt nga 17 vjeç e deri në 70 vjeç çamë u internuan në ishujt Midilin dhe në detin Egje, kufi ujor me Turqinë. Fundi i Luftës II Botërore po afrohej. Ishin vitet 1943-1944. Mbi shqiptarët e Çamërisë (Thesprotisë) filluan masakrimet. Jo vetëm vrasja e krerëve të Çamërisë, por sinjali i fortë nga shteti u dha fuqishëm. Vrasjet masive ndër familjet çame, pa marrë parasysh as moshë e as gjini filluan në mënyrë të tmerrshme. Rreth 4000 viktima nga dora gjakatare e andartëvegrekë ardhur edhe nga Kreta.

Fshatra të tëra dhe qytete të Çamërisë mbetën të shkrumbuara nën drejtimin e gjeneralit famëkeq Napolon Zerva. Pasuri e pafund e grabitur. Gjaku çam (thesprot) rridhte remë.

Spastrimi etnik i Çamërisë shqiptare u realizua nga shteti shovinist grek përmes një gjenocidi të pashoq. Ky qe fati tragjik i shqiptarëve të Çamërisë. 25 mijë çamë të mbetur gjallë u deportuan drejt kufirit shqiptar. Se cila është përgjegjësia e shtetit të sotëm grek dhe e shtetit shqiptar ndaj tragjedisë çame do të flasim më tej në vijim.
Mapo.al
 
Top