• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ekonomia nis rimëkëmbjen

E3

Anëtar i Nderuar

Ekonomia botërore po shfaq shenjat e para të rimëkëmbjes nga recensioni më i egër në 60 vitet e fundit. Të dhënat e fundit tregojnë se disa ekonomi të goditura me fort nga kriza, kanë filluar sërish rritjen duke përhapur optimizëm tek bizneset dhe konsumatorët.

Por Fondi Monetar Ndërkombëtar në një dalje të fundit ka paralajmëruar se efektet e recensionit do të ndjehen për shumë vite dhe periudha pas krizës do të jetë e vështirë.

FMN vëren se thuajse në të gjitha vendet, një pjesë e madhe e kostove të krizës i është ngarkuar buxheteve të qeverive për shkak të shpenzimeve të mëdha që ato kanë kryer për të ndihmuar ekonomitë.

Për rrjedhoje deficitet buxhetore kanë shënuar për këtë vit rekorde maksimale.

Paralajmërimi që bën FMN është se shumë shpejt të gjitha qeveritë do të jenë të detyruara të marrin masa drastike për të ribalancuar financat publike dhe në këtë pikë është e pashmangshme rendimi i barrës fiskale.

Por rritja e taksave nuk është kostoja e vetme që qytetarët dhe bizneset në mbarë botën do të duhet të paguajnë.

FMN thotë se ekonomia nuk do të jetë e aftë të krijojë vende të reja pune, të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, çka do të thotë se ata që kanë humbur punën si pasojë e krizës do të qëndrojnë të papunë për një kohë jo të shkurtër.

Por ekspertët e FMN vënë në dukje edhe një tjetër rrezik.

Sipas tyre vetë rritja ekonomike nuk është e sigurt, pasi deri tani ajo i dedikohet shpenzimeve marramendëse të qeverive, të cilat shumë shpejt do të duhet të rishikohen dhe nëse sektori privat nuk do të reagojë për të rritur kërkesën, atëherë ekonomia mund të tronditet sërish.
*Telegrafi*
 
Top