• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Disa pika prej detit të mrekullive shkencore në Kur'anin Fisnik

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Bible-with-light-shining-image.jpg


Së pari, le të fillojme me mrekullitë në Kur'anin Fisnik:


1- Fjala “El-Ejamu” ditët është përmendur 365 herë, edhe viti ka po këtë numër.
2- Fjala ditë është përmendur e vetme, vetëm 30 herë, edhe muaji ka po 30 ditë.
3- Hëna është përmendur 12 herë, edhe muajt hënor janë po 12.
4- Besimi është përmendur 25 herë, edhe fjala “kufër” (mohim) gjithashtu është përmendur 25 herë.
5- Fjala muaj është përmendur 12 herë, edhe viti ka 12 muaj.
6- Dynjaja (jeta e kësaj bote) është përmendur 115 herë, edhe bota tjetër është përmendur 115 herë.
7- Engjëjt janë përmendur 88 herë, edhe djalli (shejtani) është përmendur 88 herë.
8- Fjala njerëz është përmendur 50 herë, edhe fjala “el-enbija’ (profetët) shumësi i njëjësit en-nebij (profet), është përmendur 50 herë.
9- Burrat janë përmendur 24 herë, por edhe gratë janë përmendur 24 herë.
10- Jeta është përmendur 145 herë, edhe vdekja është përmendur 145 herë.
11- “El-hasenatu” (veprat e mira) janë përmendur 167 herë, edhe “es-sejiatu” (veprat e këqija) janë përmendur 167 herë.
12- Qiejt janë përmendur 7 herë, aq sa ç’është numri i tyre.
13- Ndëshkimi është përmendur 117 herë, kurse falja është përmendur 234 herë.

O Zoti im, sa e bukur është kjo fe e drejtë, sa madhështor është Libri Yt!

Shkronjat e emrit Allah, janë po ato të fjalës “La ilahe ila – Allah”.

Me i madhi shkrimtar i botës, a do të ishte i aftë të formonte një fjali me të njëjtat shkronja të emrit të Tij dhe të flasë rreth vetes së tij, ashtu siç flet Allahu për Veten e Tij me fjalë elokuente dhe përmbledhëse siç është fjala “La ilahe ila – Allah”.

Gjithashtu, dëshirojë që t’ju njoftojë se:

Në Kuranin Fisnik gjendet diçka shumë e mrekullueshme:

“Të pyesin ty për hënat; thuaju: “Ato….”
“Të pyesin ty për jetimët, thuaju:… ”
” Të pyesin ty (Muhamed) për të përmuajshmet e femrave.Thuaju: ” Ajo është……”
“Të pyesin se ty për verën (të gjitha llojet e pijeve dhe lëndët dehëse) dhe kumarin. Thuaju: “Ato sjellin…”
“Të pyesin se çfarë duhet të japin si lëmoshë. Thuaju: “Tepricën! “..”
“Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiameti). Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im.”


Në të gjitha këto vargje (ajete) pas pyetjes vjen folja në formën urdhërore “thuaj, ose thuaju” o Muhamed. Me përjashtim të vargut të vetëm ku Allahu thotë:

“Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutesit, kur ai më lutet Mua.”,

Ai nuk ka thënë: thuaju, Unë jam afër, që do të thotë se nuk ka ndërmjetësim në lutje.

Allahu i Madhërishëm në sure El – Hamid thotë: “

Ne e zbritëm hekurin, në të cilin ka (material për) luftë të fuqishme dhe dobi (të tjera) për njerëzit… ”

Ka thënë: ” Ne e zbritëm ” dhe jo: “Ne e krijuam”…!

Shkencëtarët thonë se hekuri nuk është formuar nga brendësi e tokës si shumica e mineraleve të tjerë…., por ai ka zbritur nga qielli gjatë formimit të tokës. Gjithashtu, hekuri nuk është formuar, madje as nga brenda sistemit tonë diellor, por, jashtë tij…

Formimi i hekurit kërkon një energji e cila nuk gjendet në tokë dhe as në sistemin diellor…!!

Na mjafton të dimë se bashkimi bërthamor i nevojshëm për formimin e atomeve të hekurit kërkon një temperaturë e cila vlerësohet me 5 bilion gradë celsius…!
Kjo nxehtësi nuk gjendet, madje as tek dielli…, ku temperatura e sipërfaqes së tij arrin 6000 gradë kurse qendra e tij 1 milion gradë…!
Pesha atomike e hekurit arrin në 57, gjithashtu, edhe kjo sure (El-Hadid), në Kuran, renditet e 57. Numri atomik i hekurit është 26-ta, gjithashtu, edhe numri i ajeteve të kësaj sure është 26!

Kjo nuk është një rastësi!

Bërthama e tokës është e formuar nga hekuri.
Prezenca e lartë e përqindjes së hekurit në të, i jep rruzullit tokësor fushë magnetike, e cila e ruan shtresën e tij atmosferike dhe mbron atë nga rrezet ultravjollce të përhapura nga dielli! Sikur mos të ishte ai (hekuri), nuk do të kishte jetë mbi sipërfaqen e tokës!
Renditja e sure El-Hadid është e 57, kurse suret e Kuranit janë 114!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
SubhaneAllah..cdo gje eshte pershkruar aqe bukur dhe aqe qart..mir e the Hoxha Enis Rama.nje mendje e shendosh ska si mos te pranoj Kuranin.
 
Top