• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Déja vu

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Regjistri arkivor i Akashe-s ,, kujtimet e ekperiencave te meparshme!
O Kaon një pytje meqe je i apasionuar pas ketyre gjerave.

Pse deja-vu ( ne rast se ne e paskemi jetuar x gje) na kujtohet vetem kur e jetojme?
 
KAON

Anëtar Aktiv
O Kaon një pytje meqe je i apasionuar pas ketyre gjerave.

Pse deja-vu ( ne rast se ne e paskemi jetuar x gje) na kujtohet vetem kur e jetojme?
Pyetje e bukur!

Kujtimet e Akshe-s ( memorizimi universal) vijne ne form ndjesish dhe perceptimi jon behet me ane te vizionit qe kemi perpara syve ne ate moment. Dmth si ne enderr kur takon dike qe te duket sikur e ke njohur por ne fakt fytyra është e dikuj tjeter. Deja-vu është thjesht replay i një kujtimi qe nuk e ke hasur ne jeten tende ne baze te eksperiences qe ke ber por,qe ngjan tmerresisht me ate qe je duke ber ne ate moment.Mund te jete peisazh ndjenj apo eksperienc.
 
Last edited:

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Pyetje e bukur!

Kujtimet e Akshe-s ( memorizimi universal) vijne ne form ndjesish dhe perceptimi jon behet me ane te vizionit qe kemi perpara syve ne ate moment. Dmth si ne enderr kur takon dike qe te duket sikur e ke njohur por ne fakt fytyra është e dikuj tjeter. Deja-vu është thjesht repaly i një kujtimi qe nuk e ke hasur ne jeten tende ne baze te eksperiences qe ke ber por,qe ngjan tmerresisht me ate qe je duke ber ne ate moment.Mund te jete peisazh ndjenj apo eksperienc.
Ok flm.
Tani pytje tj, pse ngjan?
Marrim si hipoteze qe ne jemi misheruar...ok?
Qe ne paskemi bere një tjeter jete njoh njerez te tjere.
Tani i bie qe një % nuk e pranon kete fakt. një % ka frika ta pranoje. një % e pranon.
Pra le te marrim qe hipotetikisht te gjithe ne kemi pasur një jete tjeter.

E tani si i bie? Qe ne thjeshte jemi një rrote e madhe qe rrotullohet rreth vetes?
 
Aspak!

Jemi qenie shpirterore ( universi i energjive te evoluara) te cilat zbresin ne dimensione me pak te evoluara dhe bien pre e lojes se madhe te universit material...

SAMSARA (luna parku material) ndjesia e te prekurit,e te shijuarit ,e gravitetit, aktrimi i teatrit kozmik..

Problemi është se kur futesh ne universin material nuk është e lehte te dalesh prej tij,,pas disa rimisherimesh entiteti humbet forcen energjitike dhe si pasoj kthehet ne skllav te deshirave duke harruar kush ishte. është e gjate kjo histori :)
 
Frank

Kansas City Shuffle.
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar

“Më duket se kam qenë në këtë vend, këtë moment tashmë e kam përjetuar, këtë njeri tashmë e kam parë…”. Pothuajse të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjenjë të çuditshme. Lojë e memories? Vjen nga pavetëdija, apo emocionet? Si shpjegohen këto përshtypje kalimtare?

Kur dy persona tregojnë një ngjarje të njëjtë, konstatojmë që nuk mund të kujtohen detajet e njëjtat të ngjarjes duke u përshkruar ndryshe nga të dyja palët, ngase është memorizuar ndryshe. Të dy bashkëfolësit janë të bindur që kujtimet e tyre janë më afër realitetit në krahasim me tjetrin.
Fenomeni ‘deja vu’ në të kundërtën është eksperiencë krejtësisht personale dhe impresionuese. Konsiston për ta dëshmuar ndjenjën e çuditshme të një ngjarjeje ose situate që është duke u përjetuar për herë të parë, është shumë e familjarizuar ose e përjetuar me parë.

Një drekë shoqërie dhe papritmas krijohet përshtypja si të kishim jetuar tashmë këtë skenë dhe pothuajse e njohim çdo detaj. Por çfarë do të kishim bërë kur ndjenja ‘deja vu’ paraqitet në një vend krejtësisht të panjohur dhe me njerëz të panjohur?
Vendi, njerëzit, ngjarjet na duken të familjarizuara. Sensacion i çuditshëm! Kemi një përzierje emocionesh; befasia, hezitimi, ndjenja e frikës, kurioziteti na kaplojnë…një mendim për magji apo të kalimit në kohë ose për të parë ardhmërinë ose edhe diçka paranormale po ndodh, sikur po kapërcejmë nëpër kohë për të parë të ardhmen ose përjetuar të kaluarën. Për disa sekonda të kaluara na bëhet e njohur e tashmja e pasigurt, ndërsa e ardhmja misterioze.
Ç’po ndodh! Shumë njerëz dëshmojnë për këto ndryshime dhe, afërsisht 7 në 10 persona, preken nga ky fenomen që nuk mund ta harrojnë lehtë. Pyetjet e shumta të bëra kanë zgjuar kureshtjen e shumë filozofëve, psikologëve e mjekëve që nga antikiteti e në ditët e sotme për të gjetur një përgjigje të fenomenit misterioz.

Filozofët antikë, platonistët dhe pitagoristët e shihnin këtë fenomen si kujtim i jetës së mëparshme. Stoicistët e shihnin si rikthim nga jeta e amshuar, ndërsa, Aristoti, i njohur me idetë e tija praktike mbronte idenë për një çrregullim të lehtë psikik. Në Mesjetë, kisha dyshonte në këtë përshtypje të çuditshme dhe ia atribuonte djallit. Disa vizionarë (falltorë) përmes këtij fenomeni shohin ekzistencën e një jete tjetër që lidhet me shëtitjet në kohë apo edhe me ringjalljen.

Psikanalistët mendojnë që ‘deja vu’ manifeston dëshirën për të përsëritur një eksperiencë të kaluar, por kësaj radhe me një përshtypje pozitive. Të tjerë mendojnë se ky fenomen është kujtim i ëndrrës paralajmëruese. Aktualisht mendohet se neuropsikologjia jep përgjigjen më të saktë.
Sipas neuropsikologjisë, truri memorizon kujtimet në atë formë që çdo detaji, siç janë aroma, zëri, ngjyra, etj., të një situate të përjetuar. P.sh. në një eksperiencë të re truri identifikon një detal që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. truri, mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë.
Ky shpjegim mund të jetë më pak atraktiv krahasuar me ëndrrat paralajmëruese apo me kalimet në kohë, gjë që shpjegon se truri njerëzor është organ i mrekullueshëm dhe plot surpriza.
Kërkimet në shkencat kognitive janë shumëfishuar me qëllim të kuptimit sa më praktik të fenomenit ‘deja vu’. Eksperienca e ‘deja vu’ do te rezultonte nga takimi i një ëndrre të harruar dhe një situate të përjetuar reale. Lidhjet eventuale në mes elementeve që vijnë nga ëndrra dhe kontekstit real do të jepnin përshtypjen e fenomenit.

Truri ka kapacitete të determinojë në mënyrë të pavetëdijshme për një kohë të shkurtër se çfarëdo që ndodh në rrethin e personit do të përputhej me eksperiencat tashmë të përjetuara. Këto kapacitete kanë për funksion që t’i lejojnë personit të përcaktoj nëse situata e përjetuar tashmë ka ekzistuar apo jo, ose ka qenë përjetuar nga paraardhësit tanë për të reaguar në një rrezik eventual.
Zona parahipokampe e trurit është burimi i ndjenjave të përjetuara nga një përshtypje e fenomenit ‘deja vu’. Parahipokampi funksionon zakonisht si plotësues i hipokampit, i cili është selia e memories dhe determinon përputhshmëritë mes përvojës së fenomenit të përjetuar në situatën aktuale.
Pra, fenomeni ‘deja vu’ përjetohet nga funksionimi i parahipokampit duke mos hyrë në funksion hipokampi. Do të thotë, parahipokampi e zëvendëson hipokampin vetëm në situata të veçanta karakteristike siç është ‘deja vu’. Kjo ndodh më së shpeshti tek personat që vuajnë nga epilepsia, gjithashtu është vërejtur edhe tek personat e stresuar dhe në lodhje, gjë që tregon se origjina e fenomenit ‘deja vu’ është shumë faktoriale.

Termi ‘deja vu’ është përdorur nga Emile Boirac (1851-1917) në librin e tij “E ardhmja e Shkencave Psikike”(L’Avenir des Sciences Psychiques).

telegrafi.com
 
Frank

Kansas City Shuffle.
Sapo e perjetova një gje te tille dhe thashë te bej një kerkim ne google me doli ky artikulli me siper.
Ndjesi e bukur per mendimin tim edhe pse ne shume raste te ben konfuz.
Hapesi i temes e kishte shpjeguar mjaft mire aman le te jete e ky shpjegim ketu.
 
Desa

Temet Nosce
‘Deja vu’. Ne dhe realiteti ynë i sajuar

Filozofët antikë, platonistët dhe pitagoristët e shihnin këtë fenomen si kujtim i jetës së mëparshme. Stoicistët e shihnin si rikthim nga jeta e amshuar, ndërsa, Aristoti, i njohur me idetë e tija praktike mbronte idenë për një çrregullim të lehtë psikik. Në Mesjetë, kisha dyshonte në këtë përshtypje të çuditshme dhe ia atribuonte djallit. Disa vizionarë (falltorë) përmes këtij fenomeni shohin ekzistencën e një jete tjetër që lidhet me shëtitjet në kohë apo edhe me ringjalljen.

Psikanalistët mendojnë që ‘deja vu’ manifeston dëshirën për të përsëritur një eksperiencë të kaluar, por kësaj radhe me një përshtypje pozitive. Të tjerë mendojnë se ky fenomen është kujtim i ëndrrës paralajmëruese. Aktualisht mendohet se neuropsikologjia jep përgjigjen më të saktë.
Sipas neuropsikologjisë, truri memorizon kujtimet në atë formë që çdo detaji, siç janë aroma, zëri, ngjyra, etj., të një situate të përjetuar. P.sh. në një eksperiencë të re truri identifikon një detal që shoqërohet nga një eksperiencë e kaluar. D.m.th. truri, mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë.
Dhe si përfundim, mendimi i cilit grup është valid?

p.s. më ka rastisur një herë të përjetoj fenomenin në ëndërr!
Vallë sa i ngarkuar do të ketë qenë truri im!
 
Frank

Kansas City Shuffle.
Une jam tek teza e neuropsikologjise por edhe pak per ate te psikoanalisteve.
Truri, mbivendos ndjenjat e përjetuara gjatë eksperiencës së parë me ato që jemi duke përjetuar…dhe na bën të besojmë që këtë situatë jemi duke e jetuar për të dytën herë.
Edhe deshira nuk perjashtohet per mendimin tim.
 
Top