• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Dalin në ankand syzet e diellit të John Lennon

John-Lennon-1.jpg


Një palë syze të John Lennon janë shitur në ankand nga shtëpia Sotheby’s për 137.500 stërlinash (rreth 165mije euro).

Shitja, e raportuar sot nga Indipendent, është bërë të premten e shkuar në Londër. Emri i blerësit nuk bëhet i ditur, por shitësi ka qenë ish shoferi i Beatles, Alan Herring, që në një letër bashkangjitur syzeve shpjegon si ka mundur të ketë në posedim syzet.

Lennon, shkruan Herring, i kishte lënë syzet e tij në sediljen e pasme të makinës të Ringo Starr në verën e 1968.
‘Unë mora John me Ringo dhe George me Mercedesin e Ringo dhe i çova djemtë në zyrë’, thuhet në letër.

’Kur John zbriti nga makina dallova që kishte lënë syzet e diellit në sediljen e pasme dhe një xham dhe një bisht i kishin rënë-vazhdon Herring-I kërkova John nëse donte mund t’ja çoja për t’ i rregulluar syzet, ndërsa ai u përgjigj: ‘Mos u shqetëso, janë vetëm për pamjen.
Pamfleti.net
 

Comments

Tani lind pyetja.
Cfare kane te perfshire ne pakete keto syze?
Apo vetem vetem xhami dhe skeleti ?!🤷‍♀️
 
Asnjehere si kam kuptuar keto blerjet shabllon,te hedhesh nje kupe leke,vetem se dikush i famshem i kishte ose i perdorte keto gjera apo veshje.
 
Asnjehere si kam kuptuar keto blerjet shabllon,te hedhesh nje kupe leke,vetem se dikush i famshem i kishte ose i perdorte keto gjera apo veshje.
Kur nuk ke nga ti cosh leket ben shpenzime te tilla
Une kam koleksion sunglasses I’m a little obsessed:p
Por dhe te kisha para per te hedhur nuk do shpenzoja nje shume te tille per nje pale ugly sunglasses
 
Kur nuk ke nga ti cosh leket ben shpenzime te tilla
Une kam koleksion sunglasses I’m a little obsessed:p
Por dhe te kisha para per te hedhur nuk do shpenzoja nje shume te tille per nje pale ugly sunglasses
hahahahaha,fiks.
Kshu sic bejne keta,i bie qe ka njerez te fiksuar pas disa ikonash,si te ishin perendi,mos te harrojme, ne adhurojme artin apo ate cfare ata afrojne per ne,por jo organikisht fizikun apo gjerat e tyre fizike.
 
Top