• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Çun Lajçi: Prit Isë se du me t’i thanë dy fjalë para se të rrëzohesh n’hunin e kalbur që ia ke vë Albinit

90815461_198678341576897_7732129163703746560_o.jpg


Aktori ka akuzuar të parin e LDK-së se “nuk guxon të luajë “ nga presidenti Hashim Thaçi, se “bashkë i kanë të zezat”
Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka drejtuar sot disa rreshta në një postim në Facebook, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës.

Lajçi në vargjet e tij, ka treguar se si i kishte shkruar në zyre Mustafës dhe e kishte pyetur se “A ishte me Hashimin a me Ibrahimin”.

Aktori ka akuzuar të parin e LDK-së se “nuk guxon të luajë “ nga presidenti Hashim Thaçi, se “bashkë i kanë të zezat”, përcjell Bota sot.


Sipas Lajçit, Mustafa po e rrëzon veten e jo Albin Kurtin dhe dy milionë shqiptarë i ka futur në karantinë.

Nuk m’le Isa Mustafa, jo, se ti je n’mengelet e t’kaluemes. Ti, se len mendimin ndryshe, as t’Avdullahut, as t’Vjosës, as t’Lumnirit as t’Kujtimit. E këta s’guxojnë me ta k’thye fjalën, njisoj, si ti Rrahmanit, që s’ke guxua me i thanë, pse ma hoqe hunin e kalbun, qyshë po i thua Albinit.

Ti s’guxon me lujt prej Hashimit o Isë, se bashkë i keni firmosë t’zezat! Veç do t’mbahet mend nji gja: E rrëzove vetën, jo Albinin, dhe dymilion shqiptar i fute n’karantinë. Tash priti si Bejtash Aga gjeneralët e Dukagjinit e komandantat e Kleçkës, se ju jeni puro “pro amerikanve” e t’zezave tona!
”, ka shkruar ndër tjerash aktori:.

Postimi i plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Dur gjok, se po m’qet anej gardhit!

Diçka kështu kishte thanë Slih Ferizi, zani i shahirave, kur po shkonte sokakut n’kalë, e nuset e reja po mbledhshin sanë livadhe.

– N’u rrxofsh knej, nuk je çua ma, i kishte thanë njeni prej mashkujve, që ishte me granimin!

Pra, dur Isa, se du me t’i thanë dy fjalë, para se t’rrëxohesh n’hunin e kalbun, që ia ke vu kusht mikut, t’cilin ti e zgjodhe, mbas 6 muej studimesh!

S’ke çka m’ban,s’je ma Kryetar i Këshillit Ekzekutiv t’Prishtinës, si me 1988!

S’e besoj ta keshë studjua kaq gjatë Rrahman Morinën, dhe se besoj, se iu ke idhnua kur t’i ka ndrrua hujt e kalbun, qysh po idhnohesh n’Albinin!

Dur Isë dur, se po m’bjen andej gardhit, e mbes pa t’i thanë, ato pak fjalët, që t’i pata thanë, n’Komunën e Prishtinës, kur po vendosej shtatorja e Presidentit Rugova!

Jo pse do t’shpërblehem nga Albini jo, atij sytë mos ia pafsha, se ia kam numërua gabimet n’tetor të 2019:

-Ruhu nga Isa, ai asht gacë e mbulueme me hi! Eh sa djegë qeshja e tij! Mos iu përkul, se s’ke kujt i ban nder?

-Ik nga Qosja, Demaçi, Fan Noli. Ata janë revolucionarë t’vonuem! I kam luejt n’Teatrin Kombëtarë unë! Aty i kam djegë! Retorika s’asht për ty, për aktorin po, sepse duhet t’i bind shikuesit se Gertruda ia helmoi babën!

-Sinqeriteti i politikanit asht “ vdekja me vjen prej syve të tillë” Ik!

Prit Isë, prit, se po dua ta dinë do njerëz që po m’thonë, pse po përzihesh n’politikë, kur s’merr vesh. Merru me aktrim! Po, unë pata m’u marrë, sikur t’mos merreshit ju me tradhëtitë, ndaj njeni tjetrit, e ndaj nesh, që u kemi votua. Që na mashtruat me slloganin: Pronto n’opozitë, hajnat n’burg! Pata m’u marrë Isë, sikur mos t’coptohej Kosova, prej duarve tua e t’Hashës!

Dhe ku e lash?

Po, do aktivista t’LDK-së, m’paten porositë me ia kushtua nji poezi Ibrës, me ia recitua pikërisht n’ditën e inaugurimit të shtatorës. Unë me shumë vullnet thura e thura vargje, dhe e nxorra poemën “Ti urtaku i Ukë Rugovës” dhe ua dorëzova. Mbas tri ditësh m’thirrën, m’thanë s’po lanë!

Unë i çartun t’erdha n’zyrë.

– Ku asht halli t’thashë që s’doni me m’lanë, e vet m’keni angazhua? Nji muej ma moret tue thurë vargje, e tash s’ban a?

– Lexoma edhe njiherë, m’the!

Po ta lexoj, por poezinë s’ta jap, t’thashë, dhe ta lexova n’katër sy!

Shumë e mirë. Vertetë e mirë, por pak e randë, prandaj s’ban!

Unë t’pyeta: A je me Hashën a me Ibrahimin?

Nëse je i Hashimit, vërtetë s’ban, por nëse je vazhda e Ibrës, atëherë kjo duhet t’i recitohet të busti, sepse i ban nder Rugovës!

Gjoku m’rrxoi mua. M’qiti andej gardhit dhe që atë ditë, ju LDK-ja m’vratë!

Nuk m’le Isa Mustafa, jo, se ti je n’mengelet e t’kaluemes. Ti, se len mendimin ndryshe, as t’Avdullahut, as t’Vjosës, as t’Lumnirit as t’Kujtimint. E këta s’guxojnë me ta k’thye fjalën, njisoj, si ti Rrahmanit, që s’ke guxua me i thanë, pse ma hoqe hunin e kalbun, qyshë po i thua Albinit.

Ti s’guxon me lujt prej Hashimit o Isë, se bashkë i keni firmosë t’zezat!

Veç do t’mbahet mend nji gja: E rrëzove vetën, jo Albinin, dhe dymilion shqiptar i fute n’karantinë.

Tash priti si Bejtash Aga gjeneralët e Dukagjinit e komandantat e Kleçkës, se ju jeni puro “pro amerikanve” e t’zezave tona!

Kjo asht kanga “Moj Kosovë mriz me zana”

Dardani, 23.03.2020


//kosovaime.tv
 

Comments

Mos korruptimi e largoi Albinin.
Por ai ka fituar respektin e një pjese te madhe shqiptare.
Nuk me shqitet nga mendja, ne bisede te lire me ate, me tregoi që ne fushaten e fundit, per ta financuar ate, kishte shitur shtepine.

Per një çast mendova: kryetari im bleu vilen tek TEGu, kur shumica e shqiptareve jane ne mbijetese ekonomike... .

...edhe pse nuk e qas shume politikisht bindjet e tij te majta, respekte per Albinin.
 
Qeveria Kurti ne Kosove ra. një personalitet karizmatik dhe patriot nuk i shkon per shtat fuqive te huaja kolonialiste apo edhe vete agjenteve serbe që votojne ne parlament.
Logjike e thjeshte: Nuk është turp qeveria me kohe te shkurter, turpi vlen vetem per ata që kane turp ( nga shqiptaria ne kete rast). Apo nuk jemi dhe ne kohe pandemie, fiks per zgjedhje te parakohshme, edhe pse shumica e vendeve europiane po i japin fuqi speciale qeverive....!
 
Mua me beri sh pershtypje fjwlimi i tije ne parlament me pelqeu jasht mase menyra si ju drejtua "veteraneve" me edukate,me llogjike,me fakte dhe njekohesisht me burreri..
Do e bëja parulle te isha edhe njehere e re e me levizjen...
"Kush lufton per atdheun e kerkon shperblim seshte atdhetare por marcenar"
 
Dhe, iku Albini e shkoi Vjosa
Tevona u tha gjithçka.
Mjaftoi pusit me ia çelë digën, e fushat m’u përmbytë!
Ata, ishin kanë fry si rrshiqi, e fryma u duel, jo vetëm gojës e veshve, por edhe birës madhe!
Medet, sa t’zezat i kishin pasë përbi për njeni tjetrin! Edhe vet habiteshin, se si kanë mujt me qëndrua bashkë, për pesëdhetë ditë!
Kur shpërthyen t’zezat me sperkala, i mbuluen fytyrat me maska, por shpirtin e lakuriquen!
U shpërlanë marresh! U kthyen n’hijena. Menzi frymojshin prej jargëve. Erë e keqe nisi me kutërbua! Silleshin rreth tij, si rreth hunit, tue gjuejtë si dreqin me gurë. Si shejtanin n’Qabe!
- Ik nalet! N’qafë na more. Ti je e keqja e këtij vendi!
S’na duhet fjala e shnoshë. S’na duhet truni ndryshe! Ik, se me gishta jemi mësua ne!
Me grushta me i mbushë xhepat, jemi mësua! Me lopata hambaret.
Na thave si krandet! Ik! Ti je i larëm. Ne ,me t’bardhën e t’zezën jemi mësua! Ti dredhke tepër! Shumë zhdredhke! Ne vetëm nji rrugë mësua e kemi! Ate tej Oqeanit! Nji derë, tjerat s’i duem!
E kishin rrethua si hienat luanin. Sa ruhej mos t’ia kafshojnë t’pasmen, sa ruhej mos t’ia shkyejnë barkun. Kur ulej i suleshin, kur çohej i zgërdhinin dhambët!
U fliste shqip, por s’mjaftonte. E kishin harrua gjuhën e arësyes!
Atëherë zbriti si nga Kosharja, ushtari i Agim Ramadanit, Gjeneral Anton Quni. E vuni besën e fjalën, zemrën peng e la mes tyne! Por s'piu ujë bujaria, se hijenat ishin tërbua!
Ky i riu i t'rinjve, u ngrit e tha: Nji derë t’madhe e kemi, e po mundohem me çelë edhe tjera! T'madhën s'e kam mbyllë, mos folni keq, se nuk mundem edhe me dashtë! Ajo s’byllet për shqiptarët! Ajo asht buka e uji, qielli e toka. Vet liria e ’99-tës. Ekzistenca e këtij populli. Amerikë asht ajo, që flenë edhe n’zemrën time!
Pse nuk shkove pra? N’kor krrokatën!
Sepse nuk shkohet dosido. Duhet mendua dhetë herë para se t’prehet fati i atdheut! Para se t’vehet firma ime! S’i kthehen asaj fjalët mbrapa. Amerikë asht ajo!
Por kot fliste. Ata e gjuenin me gurë, sikur ta vranin t’keqën e vet!
U frigove! U dorëzove! Mashtrues je, ik!
S’na duhet fjalë e mençur, fjalë guri na duhet, komandantash që djegin si rrufeja!
Na e largove gjelin! S’mund t’kokorisin pulat ma, as ve s’bajnë. Kotecin na e shkretnove!
Dhe gurgulloi lum Vjosa!
S’flas me juve u tha. Me popullin tim flas. Me ata që me zgjodhën, dhe ata nuk i mashtroj!
Për gjithçka që foli Albini, pajtohem, se premtua n’fushatë u kemi. Unë s’frikohem si ju, as nga pula as nga gjeli, se atyne, nji kokërr votë populli s’ua dha!
S’e tradhtoj partinë, por nuk e votoj poshtërsinë tuaj e urdhnin e saj!
Popullit i premtuem mos me lidhë besë me hajna, hijena, ujq që kafshojnë! Me kriminela miqësi s’bajmë. Ata duhet t’largohen. S’baj me ta kualicion!
Dhe mori fund gjithçka.
Ata, t’mjegulluem mendjësh, i ngritën duert. E votuen vdekjën e vet, tue ia kthye popullit shpinën, t’mbuluem me maska!
Dhe, iku Albini e shkoi Vjosa. Triumfues si n’fushata!
Tani, don Zoti e del populli nga birucat, i shnoshë, e bari gufon nga shiu veror, e luzojmë edhe njiherë për me knua kangën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën”
Unë shkrova, por s'dita kush pati të drejt?

Çun Lajçi

90834260_1505459699618386_1804776258853142528_o.jpg

Dardani, 26, 03. 2020
 
Ja edhe ni shkrim nga Qosja





E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit!


Akademiku, Rexhep Qosja, ka reaguar ndaj rrëzimit të Qeverisë Kurti, me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK e më pas e përkrahur nga 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Qosja shkrimin e tij e ka nisur me “komplot parlamentar”, duke vazhduar me atë se mbrëmë u rrëzua qeveria e ndryshimit dhe e shpresës. Këtu Qosja goditi paritën e Isa Mustafës, LDK se bëri komplot dhe preu në besë Albin Kurtin.


Derisa flet për atë se çka çoi në prishjen e këtij koalicionin, Qosja thotë se kjo erdhi pasi Qeveria siç thekson ai e ndryshimit dhe shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetës edhe ata të opozitës dhe ata të koalicionit qeverisës kur filloi, shkruan FaktePlus.

Në shkrimin e tij Qosja ka bashkangjitur një fotografi montazhë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Më poshtë sjellim shkrimin e plotë të Rexhep Qosja:


KOMPLOT PARLAMENTAR

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit!

E rrëzuan Qeverinë e shpresës!

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste.

Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.


Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo.

Nuk e rrëzoi populli. Jo.

E rrëzuan ata që fjalën popull s’e përmendin më, ata që popullit nuk i bëjnë të mundshme as të shihet e as të dëgjohet më!

E rrëzuan ata që përgjegjshmërinë për shoqërinë, si u pa, e kanë shumë më të vogël se levërdinë vetjake.

Se do të bëjnë çmos për ta rrëzuar Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës e treguan ditën e formimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Atë ditë, në atë mbledhje, u dëgjuan fjalë sulmesh, fjalë fyerjesh dhe fjalë kërcënimesh kundër saj dhe sidomos kundër kryeministrit të saj.

Kush janë ata që e rrëzuan Qeverinë?

Janë ata që i tmerroi fitorja e Lëvizjes që e krijoi qeverinë – fitorja e Vetëvendosjes.

Janë edhe ata, në të vërtetë prijësit e atyre, që e krijuan koalicionin me ta për krijimin e asaj Qeverie.

Ata e rrëzuan, në të vërtetë ata e prenë në besë.

Pse e rrëzuan?

Pse e prenë në besë?

Cilat janë arsyet e rrëzimit, e prerjes në besë të Qeverisë së ndryshimit dhe të shpresës?

Ata që e përgatitën rrëzimin, opozitarët, thonë gënjyeshëm, propagandueshëm se qeveria gjatë atyre 50 ditëve, që ia lejuan, u tregua antiamerikane dhe e rrezikoi Kosovën me sanksione që SHBA-ja gjoja do t’ia vinte Kosovës!

Pjesëmarrësit e dytë të koalicionit, në të vërtetë të parët e LDK-së, e thonë duke mashtruar opinionin se Qeveria u rrëzua, e para, pse e shkarkoi pa u konsultuar me ta ministrin e Punëve të Brendshme që vinte prej partisë së tyre dhe, e dyta, për shkak se nuk deshi të hiqte tarifën në mallrat e Serbisë e të Bosnjës.

Kryeministri i qeverisë, Albin Kurti, ndërkaq, thotë se qeveria e kryeministruar prej tij u rrëzua për shkak se ai e kundërshtoi shkëmbimin e territoreve midis Kosovës e Serbisë që është paraparë në bisedimet midis kryetarit të Kosovës dhe kryetarit të Serbisë.


Është një arsye tjetër, megjithatë, që realizuesit e rrëzimit të Qeverisë i ka shqetësuar më shumë se arsyeja e të parëve, opozitarëve, dhe arsyet e të dytëve, udhëheqësve të LDK-së.

Cila është ajo arsye?

Ajo është arsyeja që e dijnë, që e ndjejnë, që e theksojnë, që e përjetojnë shembshëm shumica e qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit qeverisës kur filloi, shpejt pas konsituimit, t’i rrëgjojë, në të vërtetë t’i komprometojë privilegjet e pushtetarëve të lartë dhe partizanëve të tyre, t’i shpërbëjë infrastrukturat e eksploatimit e të zhvatjeve të Kosovës prej atyre që ishin në pushtetin e saj prej ditëve të para të pasluftës çlirimtare të UÇK-së e sidomos prej atyre që ishin në pushtet prej se Kosova u shpall shtet me 17 shkurt 2008.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit kur e paralajmëroi ligjin për hetimin e prejardhjes së pasurive të të gjithë të pasuruarve politikë duke shfrytëzuar postet politike e shtetërore për të krijuar pasuritë e tyre të luajtshme e të paluajtshme në Kosovë e jashtë Kosovës.

Mund të mendohet kështu a ashtu, por nuk ka dyshim se nxitësi i rrëzimit të Qeverisë u bë kryetari i Kosovës, me dy nismat e tij – me nismën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ende ishin vetëm 17 të prekur prej koronavirusit dhe me denoncimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të qeverisë me të cilin u ndalohet qytetarëve, si u tha në atë denoncim, “lëvizja e lirë”, e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Mund të besohet se as gjendja e jashtëzakonshme e as denoncimi i Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për atë “kufizim të lirive të lëvizjes”, që sot po e zbatojnë gati të gjitha vendet evropiane në luftën e tyre kundër pasojave të koronavirusit, nuk do të ishin paramenduar sikur kryetari i Kosovës mos të ishte marrë vesh me mocionistin, domethënë me kryetarin e LDK-së. Dhe, ashtu në atë marrëveshje u bashkuan dy shqetësime të forta politike, financiare e materiale, kundër Qeverisë, kundër Vetëvendosjes dhe kundër kryeministrit Albin Kurti. Dhe, kundër qëndrueshmërisë dhe mirëkuptimit për Kosovën në botë.

Këto dy shqetësime i kishte bërë edhe më të forta, më vepruese, më ndikuese, më alarmuese, më të pandalshme, parimësia, vendosmëria dhe ndershmëria politike e Albin Kurtit që janë virtytet e tij të larta e sidomos virtyti i tij më i lartë– dhuntia mendore politike e kulturore.

Se si krejt u shpreh ky shqetësim alarmues, i pandalshëm i të shqetësuarve e pamë dje, në mbledhjen dymbëdhjetëorëshe të Kuvendit të Kosovës.

E se si krejt do të mund të shprehet ai shqetësim alarmues, i pandalshëm, në javët, në muajt a në vitet e ardhshëm mbetet të shihet.

Lëvizjes Vetëvendosje iu hakmorën dje rinia e saj, risia e saj, pastërtia e saj politike, aftëstë e saj të përgjithshme dukshëm dalluese dhe sidomos përkushtimi i saj ndaj gjendjes sociale të qytetarëve të Kosovës.

E Albin Kurtit ju hakmorën dje mençuria, ndershmëria, parimësia dhe përgjegjshmëria e tij politike, shoqërore, shtetërore dhe kombëtare
.

Dhe kështu me hakmarrjen ndaj rinisë, risisë, vendosmërisë, pastërtisë, aftësive të Vetëvendosjes dhe mençurisë, ndershmërisë, parimësisë e përgjegjshmërisë së Albin Kurtit u mbytën njëherë për njëherë ndryshimet dhe besimi për të cilat votoi populli i bindur se me rininë e risitë e Vetëvendosjes Kosova do të bëhet shtet stabil, funksional, demokratik, shtet juridik, shtet që do të lirohet prej eksploatuesve, zhvatësve, shfrytëzuesve të tij të rehatuar në postet politike, partiake e shtetërore.

A do të mund të jetohet edhe më tej këtu? Më pyetën disa të rinj në mesazhet që më dërguan e në thirrjet telefonike pas miratimit të mocionit fatal kundërhistorik të votuar dje në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

Varet prej jush, arrita t’u përgjigjem disave prej tyre.

Ju jeni ata që jetojnë sot e që duhet të jetoni edhe nesër në Kosovë, prandaj ju duhet ta bëni Kosovën ashtu si është më së miri për jetën tuaj.

Ju jeni sovranët e Kosovës.

Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë shfrytëzuesit dhe zhvatësit e djeshëm e të sotëm politikë të pasurive të saj e që të tillë, shfrytëzues e zhvatës politikë të pasurive të saj, po duan të jenë edhe nesër! Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë zhvatësit e mëdhenj politikë të pasurive të saj.

Etërit e vëllezërit më të moshuar të Opozitës, në vend se, në sajë të meritave që kanë për Luftën dhe në Luftën Çlirimtare, në njërën anë, dhe për shkak të mëkateve të ndryshme politike pas Luftës, në anën tjetër, t’i afronin të rinjtë e Vetëvendosjes, të tregonin gëzimin për fitoren e tyre, për gatishmërinë, për aftësitë e virtytet me të cilat do t’i shërbenin Popullit e Shtetit edhe politikisht; në vend se të bashkoheshin me ta në luftën kundër rrezikut botëror që po i kërcënohet edhe Kosovës – në luftën kundër koronavirusit, ata u treguan të kompleksuar e të frikësuar prej asaj gatishmërie, prej atyre aftësive, prej atyre virtyteve të të rinjve dhe bënë komplotin e dytë politik zëkeq ndaj tyre.

Ani ku se?

Në Kuvendin e Kosovës.

E papritur!

E paharruar!

Historikisht ndëshkueshëm e kujtuar dhe e shënuar.

Prishtinë,
26.03.2020
 
Qa jane keto papjekurina mor? Qar thuni?
Qar jane keto krekosje e kaperdisje me breke te shqyera. Ata moren ate çfarë merituan.

Mos jetofsha ate dite kur populli im dyshon ne SHBA e beson ne insinuata politikash pa fre.
 
Top