• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Cristiano Ronaldo, largim nga Real Madrid?

cent

...Lontano
Cristiano Ronaldo vazhdon të mos gjejë lumturinë tek Real Madrid dhe është pranë largimit nga ekipi madrilen në fund të këtij sezoni. Ky është lajmi i publikuar nga gazeta sportive spanjolle ‘AS’.
2gsk55g.jpg
Sulmuesi portugez ndihet i mbështetur nga tifozët dhe trajneri Jose Mourinho, por jo nga klubi. Në një kohë që Barcelona i del gjithnjë në mbrojtje Messit, Cristiano ndihet i vetmuar në Madrid dhe shikon pasivitetin e drejtuesve të lartë madrilenë ndaj sulmeve që i bëhen atij nga skuadrat kundërshtare.

Rasti i fundit ishte ndaj Levantes: në vend që klubi të kërkonte më shumë mbrojtje për Cristianon pas ndërhyrjes së ashpër të David Navarros që e çau në vetull portugezin, klubi lëshoi një komunikatë zyrtare për të mbrojtur imazhin e Pepes për sherrin që ky i fundit nisi me Ballesteros, kapitenin e Levantes.

Gjithashtu Cristiano nuk e kupton se si nuk ishte mes lojtarëve më të mirë të kampionatit spanjoll të sezonit të kaluar edhe pse fitoi titullin me Realin dhe shënoi plot 46 gola. Sipas tij, faji për këtë i shkon klubit që nuk ka ndikuar sa duhet në Federatë./TCh
 
Top