• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Coronavirusi në Kinë, 10 mësues shqiptarë kërkojnë ndihmë: Jemi të rrezikuar, na ndihmoni të kthehemi në Shqipëri

Chupachups

Vajza 🍭
Staf në FV.AL
Coronavirusi në Kinë, 10 mësues shqiptarë kërkojnë ndihmë: Jemi të rrezikuar, na ndihmoni të kthehemi në Shqipëri
1 orë /






Dhjetë shtetas shqiptarë që punojnë në një provincë të Kinës veriore, si mësues të gjuhës angleze kërkojnë ndihmë për t’u rikthyer në Shqipëri.
Mësuesi M. Corja kontaktoi me gazetarin e Top Chanelit të cilit përmes një mesazhi i thotë se janë të rrezikuar.

“Bashkë me nëntë miqtë e mi ne jetojmë në provincën e Changchun, Jilin. Punojmë si mësues të gjuhës angleze. Kemi katër ditë që nuk dalim nga shtëpitë. Jemi plotësisht të izoluar. Ndjehemi shumë të rrezikuar dhe kemi nevojë nëse shtetit shqiptarë mund të na ndihmojë të kthehemi pasi e kemi të pamundur. Situata sa vjen dhe po rëndohet”, thotë Corja.
Ai apelon për ndihmë dhe tregon se ka ende shqiptarë në provinca të ndryshme të Kinës.
“Këtu në Changsha një qytet me 7 milion banorë ku ne jetojmë prej 1 viti, media thotë qe ka 18 te infektuar por ka me shumë. Shifra e saktë nuk jepet pasi s’duan të shtohet paniku. Nga informacionet që kemi janë edhe shumë shqiptarë të tjerë në provinca të ndryshme të Kinës”, shton ai.
Po ashtu, një studente që jeton në provincën Wuhan kërkon ndihmë.

Ajo shtoi se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.
/telegrafi .
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Gajret o burre se do kaloje. Me kujtohet 1995 kur gripi i kafsheve na ra. U vrane me mijera koke kafshe dhe u ndertuan punkte te ndryshme, zakonisht stacioneve te autobuseve, ku ne cdo rrugetim apo ndalese duhej te zbrisje te dezinfektoheshe duar e kembe e te vazhdoje. Paramendo qe ate kohe nuk kishim keto telefonat. Situata te tilla nuk se jane pa ngarkesa dhe strese.
 
Top