• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

BSH: Del nga qarkullimi kartemonedha 500-lekeshe

elbruna

Anëtar i Respektuar
Banka e Shqiperise ka vendosur te heqe nga qarkullimi dy tipat e vjetra te kartemonedhes 500-lekeshe, nderkohe që do te vazhdoje te perdoret vetem prerja dhe emetimi me i fundit.

Vendimi është marre ne date 14 dhjetor 2009 nga Keshilli Mbikeqyres i BSH-se.

Deri ne daten 30 qershor te ketij viti qytetaret mund te perdorin si me pare kartemonedhen 500-lekeshe, që ne pjesen e perparme ka një grua me një luledielli prane, vleren te spostuar ne te djathte, kombinuar me një ornamentike, ndersa prapa është dhene një peizazh malor i Shqiperise.

Sipas Bankes se Shqiperise, 30 qershori do te jete afati i fundit edhe per 500-lekeshin që ne pjesen e perparme riprodhon portretin e Naim Frasherit, shoqeruar me vleren ne qender, ndersa prapa është vendosur një liber, brenda te cilit duket një peizazh malor.

Vendimi i Bankes Qendrore jep afat deri ne fund te ketij viti per te grumbulluar ne banka edhe ato kartemonedha që kane mbetur ne dispozicion te qytetareve.

Nga fillimi i vitit te ardhshem, ato do te humbasin çdo lloj vlere ligjore dhe do te perdoret vetem 500-lekeshi me figuren e Ismail Qemalit, kartemonedhe me elemente sigurie te cilesise se larte, me perberje pambuku.

TCH
 
Top