• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Auto & Moto GP

S-Class Maybach është Mercedesi më luksoz që është ofruar ndonjëherë​

Sipas njoftimeve, Mercedes po ofron një veturë mjaft luksoze të Klasit S.
d3289d34-6a8c-4fe7-be6e-8a9aff26015c.jpg

Është një veturë me bosht 18 cm më të gjatë (3,396 mm), dhe në varësi të tregut, do të ofrohen dy versione, transmeton Telegrafi.

Oferta përfshin S580 4Matic të mundësuar nga një motor biturbo 4.0 V8 në formën e një hibridi të butë me një total prej 503 kuaj fuqi.

Një opsion tjetër është mbretëror V12, i cili në edicionin twinturbo jep 621 kuaj fuqi.
16489c52-8dec-451c-9574-2058e6c8b1a3-780x439.jpg

Dhe për gjithçka tjetër, thjesht shikoni fotot.

Më shumë luks është e vështirë të imagjinohet, veçanërisht në pjesën e pasme ku ndodhen dy kolltuqet. Dhe mbi to është e mundur të rregulloni absolutisht gjithçka.
cbc7b3f3-6cef-4caf-b4a6-311edf22131f-780x439.jpg

Dhe së fundmi më e mira. Disa media gjermane parashikojnë se modeli do të jetë rreth çmimit prej 160,000 euro, që është dhjetë për qind më shumë se paraardhësi i tij, por dukshëm më pak se konkurrenca. /Telegrafi/
 

Jeep sjell makinën më të shpejtë dhe më të fuqishme që ka ndërtuar ndonjëherë​

Jeep-Wrangler-Rubicon-392-V8-3-850x567-1.jpg

Jeep ka prodhuar një model të ri, i cili është më i shpejti dhe më i fuqishmi që kompania amerikane ka ndërtuar ndonjëherë. Modeli Ruibicon 392 është në gjendje të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4,5 sekonda.
Jeep-Wrangler-Rubicon-392-V8-72-850x554-1.jpg

Gjithashtu, modeli ka një motor me 470 kuaj fuqi, dhe është hera e parë në 40 vite që Jeep përdor një motor me 8 pistona, 6,4 litra. Sipas Fiat Chrysler, që prodhon këto makina, kjo u bë me kërkesë të konsumatorëve, të cilëve gjithsesi u jepet mundësia ta ulin fuqinë kur nuk është e nevojshme duke përdorur vetëm 4 pistona.
Jeep-Wrangler-Rubicon-392-V8-14-850x567-1.jpg

Për t’i bërë vend motorit, përmasat e makinës janë ndryshuar. Njëkohësisht, makina është më e lartë, çka rrit nivelin e performancës jashtë rruge, në gropa dhe kodra, si dhe mund të ecë pa problem brenda në ujë, në një thellësi gati 1 metër.

Makina pritet të dalë në shitje në fillim të vitit 2021, megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por edhe niveli i konsumimit të karburantit.

A2cnn.com
 

Toyota GR Yaris, një veturë e ndërtuar për gara dhe e adaptuar për rrugë
auto_toyota1606041216.jpg

Toyota GR Yaris shumë shpejt pritet të jetë në listën e veturave të preferuara të ithtarëve të veturave, shkruan “The Sun”.

Inicialet GR, janë për Gazoo Racing.

Kjo dëshmon se nuk është një Yaris i zakonshëm. Kjo veturë i afrohet veturave të garave Rally, por është adaptuar për rrugë.

Është ndërtuar për gara dhe adaptuar për rrugë, e jo një veturë rruge e adaptuar për gara. E gjithë kjo është bërë nën direktivat e legjendës finlandeze të garave rally, Tommi Makinen,
GR Yaris ka tri dyer, panele të lehta, po ashtu ka motor shumë të fuqishëm me tre cilindra.

Është e rrallë. Nëse e gjeni një rrugë të lirë e provoni shpejtësinë, atëherë e shihni fuqinë e vërtetë të kësaj veture.
Nga 0 deri në 100 kilometra në orë arrin për 5.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj është 230 kilometra në orë. Çmimi i veturës sillet rreth 33.500 euro.

Koha.net
 
Private conversations
Help Users
    Top