• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Asgjësohen mijëra pata pas shpërthimit të një virusi në Bullgari

Asgjësohen mijëra pata pas shpërthimit të një virusi në Bullgari

Pata



Agjencia për Siguri Ushqimore në Bullgari ka raportuar për shpërndarjen e virusit të zogjve, H5N8, në një fermë patash, në qytezën Rakovski në jug të shtetit.
Kjo agjenci ka thënë më 17 shkurt se gati, 6,000 pata do të asgjësohen, pas rasteve të para të raportuara nga virusi tejet patologjik.


Aktualisht është thënë të jetë krijuar një zonë mbrojtëse prej rreth 3 kilometrave. Autoritetet kanë ndaluar edhe lëvizjen e zogjve në zonën e mbrojtur, si dhe shitjen e vezëve nga zona e prekur prej virusit.

Në tetor të vitit 2018, autoritetet nga Agjencia për Siguri Ushqimore kanë asgjësuar më shumë se 100,000 pula dhe rreth 16,000 pata nga fshtarat jugore të Bullagarisë për të parandaluar shpërndarjen e një virusi, që ishte konfirmuar në teste laboratorike.

Ballkanweb
 

Comments

Top