• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Anita Hoxha

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Anita Hoxha

Kam frike!

Lerme vend ne zemren tende
E lumtur te jem te mbreteroj
Se bashku jemi ne nje mendje
E ndjej qe une ate e meritoj

Ne zemren tende dua vend
Mjafton me ty une te jem kudo
Te jem aty dua ne trupin tend
E s'dua tja di me do a sme do

Nje vend ti lerme ne shpirtin tend
Aty te jem banore e perjetshme
Aty do te jete gjithmon i imi vend
Te jem aty dua e pushtetshme

Kam frike nga ti c'do me thuash
Frike se nje dite do t'jem e tepert
Se vendin ne zemer sdo ma ruash
Frike nga harrimi yt nga asgje tjeter
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Anita Hoxha

Drita e qiririt

Dritës së këtij qiriri sot i falem
Kjo dritë s'e ndrin këtë errësirë
E shikoj i flas e pastaj ndalem
Pres të më kuptojë ai më mirë

Honin thelle shpirtit që e vuan
As kjo dritë jo s'e ndriçon dot
Ky qiri mezi dritën po e ruan
Hënë të kthehet s'mundet dot

Kujtojmë sot atë kohë te shkuar
Vitet që s'mund t'i kthejme përsëri
Koha e faljes si perëndi ka kaluar
Ndaj mëkatet do t'mi fale ky qiri

Si perëndi ne i falemi dashurisë
E mendojmë ate te pavdekshme
Po kur na afrojnë ditët e vetmisë
Ajo ikën në një botë të përtejshme
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Anita Hoxha

Kjo nate

Ne driten e ketij qiriri te shikoj
Ti me flet e une hesht pa fjale
Sot ky qiri i zbehte na ndricon
E fjalet e tua mi sjell ngadale

Deshiroja me shpirt te kisha
Ne kete nate te ishim unë dhe ti
Lumturia e kesaj bote do isha
Mjaft qe ne te shiheshim ne sy

Sot me naten une u bera mike
Hena jo s'dua te me ndricoj
Ashtu ne erresire dikur ti ike
Dhe sot ikjen tende po kujtoj

Ky qiri shkrihet i pa pafajshem
Trupin sonte e dogji per mua
E une ashtu nen ze ngadalshem
Munda ty te them vetem te dua.
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Anita Hoxha

Kthehu!!!!


Eja ti sonte po te therras
Vjeshta gjethet ka rrezuar
Ne inatin ta leme nga pas
S'shtyhen ditet, ne larguar

Serish thuame ku ke shkuar
Ndaj zerin tim e sjell tek ti
Per mos te qene te harruar
Te lutem ti kthehu perseri

Kesaj jete kalimtare ne jemi
Dhe nuk do jemi pergjithmone
Dashurin si himn e kemi
Kthehu pra sa s'eshte vone

Nese s'kthesh kete vjeshte
Do te pres ketu e vetmuar
Mallin tim po e bej rrjesht
Per ket'shpirt te dashuruar
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Anita Hoxha

Pa Ty

Nje gote vere ashtu ne heshtje
Gezuar murit i them aty perballe
Ne buze nje e ftohte buzeqeshje
Sonte per ty i pa harruari mall

Dhe kjo gote pa fund me duket
Vera sonte mendjen po ma merr
Hija jote ngadale sonte zhduket
O ndoshta zemra jashte e nxjerr

Goten e veres une po pi e vetme
Dhe zjarri ne oxhake po kercet
Ndjej te jem ne boten e pertejme
Sikur ti vetem atje mua me pret

Serish gezuar i them murit perballe
Dhe goten me duar gati e theva
Oh sot ti mu bere vertet nje mall
E ndaj veten me vere e genjeva

Mire u takofshim ne nje tjeter bote
Se ne kete bote thame lamtumire
Te rri sonte e vetme me duket kot
Ndaj vendosa te dehem duke pire
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Anita Hoxha

Lamtumire

S'me mbeti vecse te largohesha
Rruges qe te prita shume gjate
Ecja e ne shpirt po trishtohesha
As rrugen s'po e gjeja ate nate

Me humbe ti e une me s'te kisha
E ne rruge hapat une shpejtoj
Ne shpirt shkretetire une isha
E ne shkretetire sot po t'mendoj

E une ikja e koken pas e ktheja
Ndoshta pendoheshe ti serish
Jo asgjekundi sonte s'po te gjeja
Me friken se per ne ky fundi ish

Shpirti im te mbart me vete
Dhe pse s'erdhe une po te fal
Ne gjithe rruget e kesaj bote
S'do t'them per ty une asnje fjale

Ca gjethe rruges u shperndane
E u ngaterruan sot me lotet e mi
Me keto gjethe syte e mi qan
Une ty sot te humba per gjithnji

Mos me kujto e as do te kujtoje
Se perjetesisht jo nuk pres njeri
Nese une te them se po te harroje
Lamtumire atehere thuam edhe ti
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Anita Hoxha

Shtegtare

Shtegtare dua te jem si dashuria
Qe shpirtrat e larget ajo bashkon
Dhe nese ti trembesh nga largesia
Si nje ure mes detit ajo qendron

Dua te jem si zogjte e pranveres
Qe fluturojne ne qiellin e pa fund
Dhe largohen ata ne fund te veres
Kur gjethet vjeshta nis i shkund

Une shtegtare dua te jem si malli
Qe kurbetqarin aq e bren ne shpirt
Dhe shpesh enderron ai te jete i pari
Qe te kthehet ne token e tij nje dite

Shtegtare une dua te jem si ndjenja
Qe shpirtin nga mungesa ma trazon
Kur te kerkoja dhe askund s'te gjeja
Une humbja si zoge qe s'di ku shkon

Shtegtare dua te jem une si vete jeta
Qe e bukur vjen e iken e s'kthehet me
Ndaj pa dashuri, pa mall e pa ndjenja
Te vdekur jemi e nuk vlejme ne asgje
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Anita Hoxha

Fund dashurie

Ishte e kote ne bashke te rrinim
E s'kishim c'te thonim ne asgje
Njeri tjetrin me nuk po e njihnim
E thjesht ne nuk duheshim me

C'do gje u ftoh e u tret si bore
Kur dielli rrezet hedh mbi te
Sot njeri-tjetrit i bejme me dore
Largohemi nuk u deshem me

As ti as uner nuk po trishtohemi
Sot ne i dhame fund ne cdo gje
Dhe s'kemi pse te zemerohemi
Ne thjesht nuk u deshem me

Te tjera kan hyre ne jeten tende
Se di kush jane me ke rri me ke ?
Vec te dy e pranojme me nje mendje
Ne thjesht nuk u deshem me
 
Top