• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

اdo lëkure, pastrimin e vet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pastrimi më i efektshëm? Ai që bëhet sipas llojit të fytyrës. Sepse ky ritual, në dukje i mërzitshëm, ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa e mendonit. Dhe nëse bëhet siç duhet, është më shumë sesa një fillim i mirë
Lëkurë normale ose e thatë

Kërkon pastrues efikas, por hidratues dhe delikatë, që të mos thahet barriera hidrolipide e mbrojtjes natyrale të lëkurës.
Në mëngjes
Lajeni fytyrën me një shkumë pastruese që fillon të veprojë menjëherë sapo gjendet në kontakt me ujin. Ndërsa e pastron, shkuma e hidraton dhe e ushqen në thellësi fytyrën, duke e përgatitur për të pritur makijazhet për grimin. Përdorni ujë të vakët (shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë mund të dëmtojë kapilarët nën lëkurë duke i hapur rrugë skuqjeve, sidomos në zonën e faqeve). Një herë në javë pastaj bëjini një esfoliant lëkurës me një produkt të veçantë të përbërë nga mikrokokrriza të imëta: pastron dhe eliminon qelizat e vdekura pa e irrituar epidermën.
Në mbrëmje
Përdorni një detergjent me bazë lipolipidike: ndërsa eliminon grimin, ai rindërton barrierën hidrolipidike e cila dëmtohet gjatë ditës për shkak të ndikimit të ambientit. Mund ta përdorni edhe tonikun, por duhet të keni kujdes që të zgjidhni një pa alkool, përndryshe do të rrezikoni të irritoni dhe të varfëroni shtresat e sipërfaqes së lëkurës.
 
Last edited by a moderator:

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Lëkurë e yndyrshme

Për këtë lloj lëkure, ndalohen produktet agresive që mund të provokojnë efektin e kundërt: duke e tharë lëkurën stimulojnë gjëndrat dhjamore që të prodhojnë më tepër yndyrë.

Në mëngjes
Lajeni mirë fytyrën me një detergjent specifik për lëkurën e yndyrshme: një i tillë ka përbërës ekuilibrues – yndyre dhe dezinfektues, të cilët pastrojnë poret dhe eliminojnë efektin shkëlqyes nga fytyra.
Së paku dy herë në javë, bëni një scrub me një produkt kozmetik me kokrriza të mëdha, në mënyrë që të arrijë të depërtojë në çdo lloj poreje dhe të mund të eliminojë pikat e zeza. Gjatë ditës, kujdesuni të mbani afër peceta të lagura specifike, në mënyrë që të thani dhe të eliminoni ndonjë ndriçim eventual, sidomos në zonën T të fytyrës. Produktet e reja të firmave të mira kozmetike, mund të përdoren edhe mbi grimin e fytyrës.

Në mbrëmje
Zgjidh një qumësht pastrues specifik dhe pas pastrimit shpëlajeni mirë fytyrën me unë të freskët të rrjedhshëm. Pastaj është i domosdoshëm toniku: duhet një produkt i veçantë me një gradë të ulët alkoolike me elementë lehtësisht esfoliantë, ai acidi salicilik, që ditë pas dite pastrojnë me të vërtetë poret e lëkurës.
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Lëkurë e ndjeshme

Më e hollë dhe më pak elastike nga norma, një lëkurë e tillë duhet trajtuar me maksimumin e delikatesës, për të evituar skuqjet dhe irritimet tipike të një lëkure kuperoze (që i acarohen kapilarët duke u shfaqur mbi sipërfaqe).
Në mëngjes
Pastrojeni me kujdes me një krem detergjent duke masazhuar fytyrën dhe qafën me gishta. Ndiqni një lëvizje delikate rrethore nga qendra e fytyrës drejt mollëzave, ballit dhe mjekrës, për të riaktivizuar mikroqarkullimin nën lëkurë. Nuk duhet që lëkura të ketë kontakt direkt me ujin e çezmës: gëlqerja mund të arrijë të formojë kalcium dhe mbetje kimike, duke dëmtuar edhe më barrierën e jashtme të lëkurës, që edhe pa këto ndërhyrje është goxha problematike. Për ta hequr kremin detergjent, duhet të përdorni pambuk të lagur me ujë që shitet i ambalazhuar (më mirë është të blini produktin specifik, me ujë trëndafilash apo ujë termik).
Në mbrëmje
Zgjidhni qumështin dhe tonikun specifik për lëkurën tuaj. Dhe në zonat e konturit të syve dhe buzëve përdorni produktet specifike. Një tjetër sugjerim: përdorni vetëm pambuk hidrofil të bardhë (ata të ngjyrosur, edhe pse nuk japin probleme në të tjera lloje lëkure, në fytyrat e ndjeshme mund të bëhen shkaktare të irritimeve).
 
Lauri

Anunnak
seriozisht e kam qe ketu tek mua ska fiq....
une u bera kaq vjet pa ngrene ffiq....
ne fakt dua ti ngelem besnike atyre shqipeve...se sa x vjen njeri nga shqipria i kerkoj te me sjelli fiq...tani do kerkoj dhe gjethe...fiku:p
Po dalim jasht teme dhe do na terheqin veshin.
Paskemi nje mendje,se edhe une vdes per fiq.Kete vere e nxora mallin duke ngren fiq.Ketu ne It as gjeli dhe as gomari nuk kendojne si ne Shqiperi,pale te gjejme edhe shijet e prodhimeve te vendit tone(natyrore)
 
Lëkurë normale ose e thatë

Kërkon pastrues efikas, por hidratues dhe delikatë, që të mos thahet barriera hidrolipide e mbrojtjes natyrale të lëkurës.
Në mëngjes
Lajeni fytyrën me një shkumë pastruese që fillon të veprojë menjëherë sapo gjendet në kontakt me ujin. Ndërsa e pastron, shkuma e hidraton dhe e ushqen në thellësi fytyrën, duke e përgatitur për të pritur makijazhet për grimin. Përdorni ujë të vakët (shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë mund të dëmtojë kapilarët nën lëkurë duke i hapur rrugë skuqjeve, sidomos në zonën e faqeve). Një herë në javë pastaj bëjini një esfoliant lëkurës me një produkt të veçantë të përbërë nga mikrokokrriza të imëta: pastron dhe eliminon qelizat e vdekura pa e irrituar epidermën.
Në mbrëmje
Përdorni një detergjent me bazë lipolipidike: ndërsa eliminon grimin, ai rindërton barrierën hidrolipidike e cila dëmtohet gjatë ditës për shkak të ndikimit të ambientit. Mund ta përdorni edhe tonikun, por duhet të keni kujdes që të zgjidhni një pa alkool, përndryshe do të rrezikoni të irritoni dhe të varfëroni shtresat e sipërfaqes së lëkurës.

Keshillat ishin shume te mira, mirepo nuk arita te kuptoje kete fjalen e nenvizuar ca don te thote : ( esfoliant )
 
Ja dhe disa keshilla te tjera per lekure te ndjeshme.........

Mos përdorni sapun të thjeshtë, lajeni fytyrën me ujë të vakët, fytyra nuk guxon të fërkohet me lëvizje të vrazhda. Pas larjes, uji vetëm duhet thithur ngadalë nga lëkura me lëvizje të lehta.

Sapunët standard janë shumë të fortë për ata persona që kanë lëkurën e ndjeshme, por shumica e femrave prapë se prapë po e përdorin atë, shkruan një revistë gjermane e shëndetit dhe bukurisë. Sapuni i thjeshtë e dëmton mbështjellësin e hollë të lëkurës, i cili te lëkura e ndjeshme është tri herë më i hollë se sa te ajo normale.

Përdorimi i sapunit të thjeshtë largon një sasi të madhe të yndyrës dhe një herrit e bënë lëkurën më të thatë si dhe e dëmton dukshëm shtresën hidrolipide e cila e ndalon depërtimin e baktereve në lëkurë. Pas larjes së fytyrës, nuk duhet fshirë atë me lëvizje të forta sepse edhe peshqiri e largon shtresën yndyrore me ç’rast mund të shkaktohet skuqje dhe zgjerim të kapilarëve. Për atë shkak, uji nga fytyra duhet vetëm të thithet me ndonjë peshqir të butë.
Gjithashtu fytyra nuk duhet të pastrohet me sasi të madhe të ujit. Lëkurës së ndjeshme i mjafton që të pastrohet vetë në mëngjes ndërsa makijazhin duhet larguar me ndonjë qumësht për pastrim edhe atë një herë në ditë, preferohet në mbrëmje.

Cdodite
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Si të parandaloni lëkurën e thatë?

Me kalimin e moshës, lëkura juaj prodhon më pak vajra natyrale që i ndihmojnë asaj të ruajë lagështinë.

Në tharjen e lëkurës tuaj mund të ndikojnë edhe ajri i thatë, si dhe larja e tepërt me ujë të nxehtë. Për të parandaluar një lëkurë të thatë dhe e cila kruhet, ndiqni udhëzimet në vazhdim:

- Shmangini dushin. Qëndrimi i shpeshtë nën ujë heq vajin natyral, i cili i ndihmon lëkurës ta ruajë lagështinë. Qëndrimi në vaskë është më i mirë se sa qëndrimi i gjatë nën dush.

- Përdorni vajra të larjes në vaskë (Kujdes, pasi vajzat e bëjnë vaskën të rrëshqitshme).

- Përdorni sapunë të butë (si Dove, për shembull).

- Përdorni losione për lëkurë të thatë menjëherë pas larjes, madje edhe para të fshiheni me peshqir tërësisht.

Ikubinfo*
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Si të parandaloni lëkurën e thatë?

e ka patur ne kuptimin qe hedhin shume vaj aty brenda..kur ne fakt duhet vetem ne doze minimale......sa per ta vajosur nje cike....
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Si të parandaloni lëkurën e thatë?

Vitamina B3 mbron lëkurën

Një studim i ri ka zbuluar se vitamina B3 pengon dëmtimet e lëkurës gjatë ekspozimit ndaj rrezeve UV në mënyrë që përforcon përgjigjen imune të organizmit.
Testet e zhvilluara te pjesëmarrësit në studim kanë lënë të kuptohet se vitamina B3 ofron mbrojtje të fuqishme, qoftë nëse përdoret si krem qoftë nëse konsumohet me anë të ushqimit.

Burimet ushqyese të vitaminës B3 janë mishi, arrat, lajthitë, bajamet dhe produktet e ngjashme, dhe drithërat.
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Keshilla per fytyre me yndyre

Lekura me yndyre eshte e karakterizuar nga shtimi i prodhimit te djerses, e cila i jep nje pamje te shkelqyeshme.
Shkaqet kryesore te te shkaktuara nga shtimi i djerses jane komedonet(pikae e zeza). Shtimi i nivelit te testosteronit ne gjak eshte shpesh i shkaktari per lekuren me yndyre si ne femra ashtu dhe tek meshkujt. Shpesh eshte e karakterizuar nga mosha e adoleshences, por mund te provokohet edhe nga faktore te jtere, si duhani apo ushqimi jo korrekt. Gjeja me e rendesishme per lekuren me yndyre eshte pastrimi, i cili duhet te jete i kujdesshem por jo agresiv. Ne rastet me te lehta pastrimi i fytyres ne menyre korrekte mund te evitoje probleme te ndryshme estetike: pikat e zeza dhe papastertite. per pastrimin e saj duhen perdorur sapune lehtesisht acid. Beni herepas here nje pastrim te thelle te lekures, duke perdorur maska purifikuese. Te pakten cdo 2 muaj, shkoni tek estetistja, per te bere pastrimin e fytyres me avull dhe kremra specifik./burimi: ikubINFO/
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Keshilla per fytyre te thate

Keni lekuren e trupit te thate dhe te ashper? Mos kini problem, ja disa keshilla te cilat mund tju ndihmojne dhe ttjua bejne lekuren tuaj me te bute dhe sensuale.

1- Hapi i pare duhet te evitoni ujin shume te ngrohte kur beni dush.

2- Mos perdorni produkte me shkume jane me mire ato me baze vajore.

3- Pasi te keni bere dush masazhoni lekuren me vaj Johnson Baby, kur eshte akoma e njome, dhe thajeni me delikatese.

4- Gjate javes shtrini krem hidratant, dhe lereni per disa minuta, me pas tamponojeni me nje peshqir./burimi: ikubINFO/
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Si të parandaloni lëkurën e thatë?

Lekure e thate: keshilla per ta mbrojtur nga i ftohti

Lekura e thate eshte me te vertet nje problem, sidomose ne sezonin e dimrit. Shkaktari per kete tip lekure jane mungesa e gjendrave te djerses.
I njejti problem vlen edhe per plakjen e lekures, dhe ne fakt thuhet se: lekura e femrave plaket me shpejt se ajo e meshkujve, sepse ka me pak gjendra djerse sesa ajo e meshkujve qe e mbrojne ate nga oksidimi i kohes. Per duart tuaja eshte e rendesishme te aplikoni nje krem hidratant dhe here pas here te beni trajtime. Beni kujdes mbi te gjitha me perdorimin e detergjenteve qe pastroni shtepin, pasi ato jane "armiku" i lekures, per te evituar kontaktin drejt per drejt me to, ju rekomandojme te perdorni dorashka. Gjithashtu dorashkat perdorini edhe kur dilni ne ambjente te ftohta. Ndersa buzet, duhen "ushqyer" me krem. Ekzistojne mbrojtes transparent shume efikas.Ikubinfo
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: اdo lëkure, pastrimin e vet

Si të kujdeseni për lëkurë normale ose e thatë

Kërkon pastrues efikas, por hidratues dhe delikatë, që të mos thahet barriera hidrolipide e mbrojtjes natyrale të lëkurës. Në mëngjes
Lajeni fytyrën me një shkumë pastruese që fillon të veprojë menjëherë sapo gjendet në kontakt me ujin.
Ndërsa e pastron, shkuma e hidraton dhe e ushqen në thellësi fytyrën, duke e përgatitur për të pritur makijazhet për grimin.
Përdorni ujë të vakët (shumë i ftohtë ose shumë i nxehtë mund të dëmtojë kapilarët nën lëkurë duke i hapur rrugë skuqjeve, sidomos në zonën e faqeve). Një herë në javë bëjini një esfoliant lëkurës me një produkt të veçantë të përbërë nga mikrokokrriza të imëta: pastron dhe eliminon qelizat e vdekura pa e irrituar epidermën.
Në mbrëmje
Përdorni një detergjent me bazë lipolipidike: ndërsa eliminon grimin, ai rindërton barrierën hidrolipidike e cila dëmtohet gjatë ditës për shkak të ndikimit të ambientit. Mund të përdorni edhe tonikun, por duhet të keni kujdes që të zgjidhni një pa alkool, përndryshe do të rrezikoni të irritoni dhe të varfëroni shtresat e sipërfaqes së lëkurës.
Lëkurë e yndyrshme
Për këtë lloj lëkure, ndalohen produktet agresive që mund të provokojnë efektin e kundërt: duke e tharë lëkurën stimulojnë gjëndrat dhjamore që të prodhojnë më tepër yndyrë.
Në mëngjes
Lajeni mirë fytyrën me një detergjent specifik për lëkurën e yndyrshme: një i tillë ka përbërës ekuilibrues – yndyrë dhe dezinfektues, të cilët pastrojnë poret dhe eliminojnë efektin shkëlqyes nga fytyra.
Së paku dy herë në javë, bëni një scrub me një produkt kozmetik me kokrriza të mëdha, në mënyrë që të arrijë të depërtojë në çdo lloj poreje dhe të mund të eliminojë pikat e zeza. Gjatë ditës, kujdesuni të mbani afër peceta të lagura specifike, në mënyrë që të thani dhe të eliminoni ndonjë ndriçim eventual, sidomos në zonën T të fytyrës. Produktet e reja të firmave të mira kozmetike, mund të përdoren edhe mbi grimin e fytyrës.
Në mbrëmje
Zgjidh një qumësht pastrues specifik dhe pas pastrimit shpëlajeni mirë fytyrën me ujë të freskët të rrjedhshëm. Pas kësaj është i domosdoshëm toniku: duhet një produkt i veçantë me një gradë të ulët alkoolike me elementë lehtësisht esfoliantë, ai acidi salicilik, që ditë pas dite pastrojnë me të vërtetë poret e lëkurës.
Lëkurë e ndjeshme
Më e hollë dhe më pak elastike nga norma, një lëkurë e tillë duhet trajtuar me maksimumin e delikatesës, për të evituar skuqjet dhe irritimet tipike të një lëkure kuperoze (që i acarohen kapilarët duke u shfaqur mbi sipërfaqe).
Në mëngjes
Pastrojeni me kujdes me një krem detergjent duke masazhuar fytyrën dhe qafën me gishta. Ndiqni një lëvizje delikate rrethore nga qendra e fytyrës drejt mollëzave, ballit dhe mjekrës, për të riaktivizuar mikroqarkullimin nën lëkurë. Nuk duhet që lëkura të ketë kontakt direkt me ujin e çezmës: gëlqerja mund të arrijë të formojë kalcium dhe mbetje kimike, duke dëmtuar edhe më barrierën e jashtme të lëkurës, që edhe pa këto ndërhyrje është goxha problematike. Për ta hequr kremin detergjent, duhet të përdorni pambuk të lagur me ujë që shitet i ambalazhuar.
Në mbrëmje
Zgjidhni qumështin dhe tonikun specifik për lëkurën tuaj. Dhe në zonat e konturit të syve dhe buzëve përdorni produktet specifike. Një tjetër sugjerim: përdorni vetëm pambuk hidrofil të bardhë (ata të ngjyrosur, edhe pse nuk japin probleme në të tjera lloje lëkure, në fytyrat e ndjeshme mund të bëhen shkaktare të irritimeve).SB
 
sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: اdo lëkure, pastrimin e vet

Maska per fytyre te yndyrshme dhe per lekure me te bute

Per te pergaditur kete maske nevojiten: 1 te bardhe veze, 1 luge gjelle leng karrote, 2 luge miell I perzien mire te gjitha keto,dhe masen e fituar e shperndan ne fytyre, e len te qendroje 20 min,pastaj fytyren e shpelan me uje te nxehte.
Maska per lekure me te bute
Nevojiten: 1 te bardhe veze , 2 luge miell , 1 luge mjalt
Se pari perzihet e bardha e vezes e pastaj i shtohet mjalti e pastaj mielli.Maska e fituar shperndahet neper fytyre dhe e len te qendroje derisa te thahet.Pastaj fytyra shpelahet me uje te nxehte.SB
 
ERA_VL

missing you....

thanks per keto dy maskat e reja....ti provoj pak...:)
 
Top