• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

4 gabimet trashanike që do të plakin lëkurën tuaj brenda natës

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
4 gabimet trashanike që do të plakin lëkurën tuaj brenda natës



Ndërkohë që procesi i plakjes është i pashmangshëm, ka disa veprime që përshpejtojnë këtë të fundit ashtu si disa të tjera që e vonojnë.

Lind pyetja, ju cilin stil jetese përqafoni, atë që rinovon qelizat tuaj, rrit prodhimin e kolagjenit, përshpejton metabolizmin, apo atë që nxit të gjitha veprimet e kundërta të proceve të lartpërmendura.

Ju mund të mendoni se 8 orarëshi i plotë i gjumit, përdorimi i kremit kundër diellit, marrja e suplementeve etj mjaftojnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme e të re pavarsisht viteve, por Living do t’ju listojmë më poshtë 4 veprimet që duket se hedhin poshtë të gjitha përpjekjet tuaja për të qenë e bukur përjetësisht.

Flini me fytyrën mbështetur pas jastëkut


Ky veprim nuk do e plakë lëkurën tuaj brenda natës, por nëse ky është pozicioni juaj i preferuar duhet ta ndërroni pasi fjetja në këtë mënyrë rrit mundësinë e krijimit të rrudhave dhe pakëson prodhimin e kolagjenit.

Nuk e lani fytyrën para se të shtriheni


Të gjithave na ndodh të shtrihemi me tualet pas një darke, por problemi është nëse e ktheni në zakon. Larja e fytyrës suaj para gjumit është thelbësore për largimin e papastërtisë, djersës etj. Bllokimi i poreve nga këto të fundit ndikon në cilësinë e lëkurës. Një herë në javë rekomandohet gjithashtu një skrab i lehtë në mënyrë që të eleminoni lëkura e vdekura.

PثRDORIMI I SHUMث PRODUKTEVE KOZMETIKE

Nëse përdorni një ton produktesh të ndryshme për kujdesin e lëkurës dhe nuk jeni të sigurt për përdorimin e saktë të çdo produkti, kjo mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj. Për shembull: "Produktet që përmbajnë retinol përdoren për të parandaluar rrudhat, dhe të përziera me produkte me peroksid benzoil për të kuruar aknet mund të acarojnë lëkurën tuaj.

NUK PINI MJAFTUESHثM UJث

Uji është një komponent i rëndësishëm për lëkurën dhe strukturave nën lëkurë. Kur jeni dehidratuar, lëkura humbet elasticitetin. /albeu.com/
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
PثRDORIMI I SHUMث PRODUKTEVE KOZMETIKE

Nëse përdorni një ton produktesh të ndryshme për kujdesin e lëkurës dhe nuk jeni të sigurt për përdorimin e saktë të çdo produkti, kjo mund të jetë e dëmshme për lëkurën tuaj. Për shembull: "Produktet që përmbajnë retinol përdoren për të parandaluar rrudhat, dhe të përziera me produkte me peroksid benzoil për të kuruar aknet mund të acarojnë lëkurën tuaj.


shum e ditur.......
 
Top