• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

13 pyetje për celulitin

Zana1

Braveheart
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Celuliti është forme qe shfaqet ne c'do lloj permase , mund te mundohemi ta eliminojme por ska fakte qe nuk ndodh ne permasa te ndryshme,

Personalisht s'kam prb serioz me celulitin por edhe kur shfaqet bej dry body brush 2 jave edhe eliminohet,
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Celuliti, eliminojeni duke ngrënë nga një pjatë fruta çdo ditë




Një kilogram fruta dhe perime të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës mund t'u nidhmojnë që celuliti të jetë një kujtim ti kaluar për ju.



Të dhënat flasin qartë: liposclerosa (termi mjekësor) shkaktohet në rreth gjysmën e popullsisë në 95% të rasteve gjendet te gratë dhe në 5% të burrat. Kështu, të gjitha gratë që duan linjat bukura, duhet të nisnin menjëherë me një dietë të përshtatshme për të arritur formën e duhur.

Celulitet ju janë shfaqur dhe gjatë stinës së nxehtë ju bën ta ndjeni veten keq për këtë fakt? Tashmë veshjet e lehta mund të bëjnë që t'ju duken këto defekte shpesh të pashmangshme? E aq më tepër plazhi, rrezikon të mos i entuziazmojë aq shumë të gjithë ata që pasqyra u tregon lëkurën e pakëndshme të portokallit? Gjithsesi me pak optimizëm filloni e bëhuni gati.

Mënyrat janë të shumëllojta. Dhe po të përpiqeni do të gjeni një zgjidhje. Por kësaj here ne do t'ju tregojmë sesi mund t'i shpallni luftë celulitit me frutat dhe perimet e stinës. Një vrap te dyqani më i afërt...

Fruta dhe perime me bollëk; jo sheqer, qumësht dhe biskota për mëngjes...

ثshtë këshillë për të luftuar celulitin duke pasur rezultate të dukshme nga tani e deri në tetor.

Strategjia për të luftuar celulitin me rezultatet të dukshme në 10 ditë, ka të bëjë mbi të gjitha me ngrënien e frutave dhe perimeve me bollëk, me ngjyra, të freskëta, të stinës. Një kilogram plot dhe të shpërndara në 5 vakte përgjatë ditës.

Ekspertët këshillojnë përzierjen e frutave në një sallatë duke kombinuar një gjysmë molle me katër manaferra, tre thela mandarinë ose gjysmë portokalli dhe tre - katër kokrra rrush të zi dhe të bardhë. Për mëngjes as qumësht as biskota e as ëmbëlsira të tjera.
Dreka, një pjatë makarona që nuk duhet të jetë e kombinuar me të skuqura. Nuk duhet të mungojnë frutat dhe perimet në sasi. Po ashtu edhe në darkë. Kurse pastat duhet të paraprihen gjithnjë nga një pjatë e mirë me perime të stinës.

Sipas doktor Antonio Baccit, docent në mjekësinë estetik e në Universitetin e Sienës, 10 ditët e para shohim efekte të ndjeshme, për 30 ditë një përmirësim të dukshëm dhe nga tani e në gusht (kur është edhe koha kur shumica niset për pushime) rezultatet do të jetë ato që shpresohen me këtë dietë që ul aciditetin dhe shfryn indet.

Por cila është saktësisht dieta? Zonja, merrni laps dhe letër:

~ Një kilogramë fruta në 5 vakte
~ Përzieni në një sallatë, mollën, mandarinën, rrushin...
~ Zëvendësoni qumështin dhe biskotat e mëngjesit me një fetë buke
~ Mbylleni ditën me perime.


/Mjeku.Net/
 

Jetmira

..........
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Celuliti, mënyra për ta luftuar sa më shpejt
Romë, 3 maj, NOA - Pothuajse të gjitha femrat e dinë se lufta kundër celulitit është e vështirë, pasi ajo kërkon disiplinë dhe duhet të jetë e vazhdueshme e konstante në kohë.

Shfaqja e celulitit varet nga çështjet hormonale, por janë dhe disa faktorë rëndues të tilla si pirja e duhanit, mënyra e jetesës dhe të ushqyerit.

Lidhur me këtë të fundit, rregullat anticelulit në tryezë janë të njohura për të gjithë si shmangia e ushqimeve të skuqura, ëmbëlsirat, pijet alkoolike dhe ato të gazuara, minimizimi i kripës, sheqeri dhe kafja.

Përveç kësaj është e rëndësishme që të pihet të paktën dy litra ujë në ditë dhe të konsumohen shumë fruta dhe perime, mish pa dhjamë, peshk dhe prodhimet e qumështit.

Këto janë udhëzime bazë, të cilat përfshihen në dietën e përditshme dhe mund të transformohen në një ndihmë efektive për të parandaluar shfaqjen e celulitit apo të zvogëlojnë praninë e tij. Por për ata që në pak kohë duan të shikojnë shpejt rezultatet?

Në këtë rast është më mirë të mbështeten në një dietë të tillë: dieta e lëngshme dyditore anti-celulit.

Kjo është një metodë që ka për qëllim të vërë në qarkullim dhe të stimulojë metabolizmin duke çliruar trupin nga ngecja e toksinave përgjegjëse për celulitin.

Dietë është e përbërë nga një dietë dy-ditore antitoksinë me bazë frutash dhe perimesh: kulluese dhe spastruese.

Ndërsa në ditë të tjera, rekomandohet një ulje e karbohidrateve si makarona, bukë dhe patate, ku këto të konsumohen vetëm në ditët në të cilat keni aktivitete fizike e ku kanë mundësinë për t’u djegur menjëherë. Dieta

Në mëngjes: një lëng portokalli pa sheqer në temperaturë ambienti dhe një filxhan çaj ose çaj jeshil.

Pas mëngjesit: fruta të përziera, jo të ftohta

Dreka: perime (të varfra në fasule, bishtaja) pa kripë. Perimet rekomandohen, sepse e lejojnë shumë më pak ajrin të inkorporojë në ushqim.

Pas dreke: një çaj i bërë me kopër, ose majdanoz apo nenexhik.

Në pasdite: një lëng natyral frutash ose fruta, gjithmonë në temperaturë dhome dhe pa sheqer.

Për darkë: Një tjetër pjatë me perime si në drekë, e ndjekur nga një çaj i zgjedhjes suaj pa sheqer.

Trajtimi mund të plotësohet nga fërkimi me vajra esenciale të veçanta të tilla si dëllinjë, mërsina dhe rozmarina që stimulojnë qarkullimin dhe zgjojnë indet.

a.k/NOA
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Duhet pasur kujdes nga frutat , se permbajne sheqer...kshuqe duhen ngrene me limit.

Personalisht e vetmja gje qe me ndihmon per eliminimin e tyre, është palestra dhe Dry body brush .

Nese nuk ushtroni palestren , provoni c'do nate para se te laheni Dry body Brush... pas dy javesh amazing results.
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Duhet pasur kujdes nga frutat , se permbajne sheqer...kshuqe duhen ngrene me limit.

Personalisht e vetmja gje qe me ndihmon per eliminimin e tyre, është palestra dhe Dry body brush .

Nese nuk ushtroni palestren , provoni c'do nate para se te laheni Dry body Brush... pas dy javesh amazing results.
Dmth sbon efekt shampoo qe perdor burri im..
Un perdorja te atij sepse ai ska fijen e celulitit lol
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Dmth sbon efekt shampoo qe perdor burri im..
Un perdorja te atij sepse ai ska fijen e celulitit lol
Meshkujt e kane lekuren ndryshe nga ne femrat .... nuk e di nese te jep efekt pozitiv dicka e tille, por nuk e besoj . Shko bli një furce me qime te trasha per trupin, edhe ferkoje/krihe trupin c'do nate para dushit .. duke ja filluar nga poshte kembet e duke ecur lart , ku perfundon tek qafa. Sekreti është qe levizjet e furces duhet ti besh ne krahun e kundert te krehjes .. ( s'di nese e kupton k'te te fundit ) , pra pshm nese marrim si shembull kembet, levizjet te behen nga lart kundrejt gishtave .

Pas dy javeve jo vetem qe rezulton ne pakesimin e celuliteve, por perfundon edhe me një lekure te bute ... e plus te ndihmon nese ke damare te vegjel te kuq , neper trup/kembe .. i eliminon ato. :)
 

DeliriumMind

The greater your storm, the brighter your rainbow.
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Meshkujt e kane lekuren ndryshe nga ne femrat .... nuk e di nese te jep efekt pozitiv dicka e tille, por nuk e besoj . Shko bli një furce me qime te trasha per trupin, edhe ferkoje/krihe trupin c'do nate para dushit .. duke ja filluar nga poshte kembet e duke ecur lart , ku perfundon tek qafa. Sekreti është qe levizjet e furces duhet ti besh ne krahun e kundert te krehjes .. ( s'di nese e kupton k'te te fundit ) , pra pshm nese marrim si shembull kembet, levizjet te behen nga lart kundrejt gishtave .

Pas dy javeve jo vetem qe rezulton ne pakesimin e celuliteve, por perfundon edhe me një lekure te bute ... e plus te ndihmon nese ke damare te vegjel te kuq , neper trup/kembe .. i eliminon ato. :)
Ishte batut Zana
Perdor shpesh her te atij vetem sepse te miat i shperderoj shpejt ( perdor o me olio argan ose arome cokollate dhe rri 2 or posht dushit ) ...
Ai perdor ato me arome te fort si mente dhe zakonisht i perdor ne ver sepse sikur ndjej me shume frek nga mentolo...
Celulit pothuajse skam dhe as damare te plasura... ama smagliaturave ca ti bojme se ( kur cahet lekura nga renia e peshesh pa bo sport si te pjesa e gjoksit, si te vithet)
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Hani shendetshem,ecni ose merruni nga pak me sport,pini uji dhe ciao celulitit :)
 

Zana1

Braveheart
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Edhe mua me pelqen aroma dhe freskia e Mentes , gjate veres. Smagliaturat nese i ke te fresketa, mund te hiqen me laser, ose ne shtepi perdor rregullisht k'te vajin, pasi ka dhene rezultat pozitiv .

 

Aver

VIP
Titulli: 13 pyetje për celulitin

Celuliti e ka edhe anen pozitive. Ju mban ngrohte gjate dimrit.


p.s. e imja ishte qe te ju ngushlloja sadopak. Nuk e di sa ja arrita.
 
Top