• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

11 shkurt 1920, Tirana shpallet Kryeqytet





Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hyn në qytet në 11 shkurt 1920. Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtetuese.


Në historinë e popullit shqiptar, “Periudha e Pavarësisë (28 Nëntor 1912 – 7 Prill 1939), përmendet shpallja e Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese dhe miratimi i statutit apo Kushtetutës republikane, në të cilat Tirana shpallet përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë.

ismail Ndroqi
Kleriku Ismail Ndroqi Kryetari I Bashkisë së Tiranes në vitin 1920 ka dhënë një ndihmesë të vyer në përgatitjen e Kongresit të Lushnjës dhe për vendosjen në Tiranë të qeverisë së dalë prej tij
Tirana ndonëse kishte një popullsi të barabartë me atë të Elbasanit, kishte kushte më të mira për organet qeveritare. Këtu kishte më tepër ndërtesa të mëdha, më tepër lokale publike, më tepër rrugë të gjera, më tepër hotele. Duke marrë parasysh këto faktorë, qeveria e Lushnjës mori vendimin më 9 shkurt 1920, që ta vendoste kryeqytetin e Shqipërisë përkohësisht në Tiranë, duke e lënë të hapur çështjen e vendosjes përfundimtare të kryeqytetit kur të mblidhej e para asamble kushtetuese. Me miratimin e të gjithë pjesëtarëve të Kongresit të Lushnjës, anëtarët e Këshillit të Lartë, së bashku me pjesëtarët e qeverisë dhe të Këshillit Kombëtar, hynë më 11 shkurt 1920 në Tiranë, fill pasi repartet e ushtrisë italiane ishin larguar nga qyteti dhe vendosur në Durrës. Banorët e Tiranës e pritën me entuziazëm hyrjen e organeve të larta shtetërore, në kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë, të cilin asambleja kushtetuese e vitit 1925 e shpalli përfundimisht kryeqytet të saj. Jeta e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë fillon më 11 shkurt 1920”. Marrë nga“Historia e Tiranës” Prof.Kristo Frashëri.


Më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Në këtë datë vlerësohet historikisht ardhja e qeverisë shqiptare në Tiranë me në krye Sulejman bej Delvinën dhe pritja iu bë asaj nga populli tiranas, të cilit iu desh ta mbronte me gjak këtë qeveri. Atë ditë në godinën e cila ndodhet në fillim të rrugës së Elbasanit, u vendos qeveria shqiptare me kryeministër SulejmanDelvinën.


Tirana për gati dy shekuj qëndroi nën degën e familjes Toptani nga Kruja. Që nga mesi i shekullit XVII-të Tirana nisi të zhvillohej dhe në të u ndërtua një pazar i pajisur me zejtari të ndryshme. Po aq të lashta sa edhe vetë qyteti janë edhe dy lagjet , ajo e Mujos dhe e Pazarit që ndodhen në zonën mes qendrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.


.


Tirana: Nga qendra modeste u shndërrua në kryeqytet, “U themelua për të qenë një qendër modeste shkëmbimesh për një popull bujk, që vuante mungesën e një tregu të afërt”, thuhet në buletinin e botuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.


Po si do të ndryshonte pas vitit 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet me vendim të Kongresit të Lushnjës dhe si u kthye në qendër të jetës politike- shoqërore? Në dokumentet e shkruara të kohës janë fiksuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me planin rregullues të kryeqytetit të ardhshëm dhe godinat që do t’i rezistonin kohës akoma dhe për shumë vite të tjera. Të gjitha të dhënat do të hidheshin në pjesën idilike në një album shkruar nga Osman Myderizi, të cilat vazhdojnë të ruhen ende në një nga regjistrat e seksioneve të Bashkisë së Tiranës.
 

Comments

Sa e bukur Duket ne foto. :))
Tani si ne c`do metropol tjeter ne bote ne fakt ,ama t`mbyte betonizimi dhe mbipopullimi.
 
Moj Tiranë e bukur
Trandofil i ri,
Lulja ashtë për mue
Jemi hasë n’miqësi.
Kur të shof n’lulzim-e
Zemra m’bahet mal.
Kangën thellë prej shpirtit
O Tiranë ta fal.
Urime Tirone! Urime! Nuk je ashtu sic duhet te ishe po prap te dum fort!
From Soul with Love!

tirana.jpg


 
Last edited:
Ndjej keqardhje për shpërfytyrimin e qytetit tim të lindjes. Jam rritur në Tiranë dhe kujtoj me nostalgji sheshet dhe rrugët e saj.
Pallatet pa kriter, grataçelat vend e pa vend kanë zabtuar Tiranën.
 
Ndjej keqardhje për shpërfytyrimin e qytetit tim të lindjes. Jam rritur në Tiranë dhe kujtoj me nostalgji sheshet dhe rrugët e saj.
Pallatet pa kriter, grataçelat vend e pa vend kanë zabtuar Tiranën.
Mbi popullimi kete ka , ne cdo vend te botes metropolet te tille jane !
Pse na cudit Tirana ,ku cdo kush kerkon te vij ne Tirane?
Tirana pret, dhe ndertuesit ngrene kerpudhat e tyre!
 
Mbi popullimi kete ka , ne cdo vend te botes metropolet te tille jane !
Pse na cudit Tirana ,ku cdo kush kerkon te vij ne Tirane?
Tirana pret, dhe ndertuesit ngrene kerpudhat e tyre!
Nuk jam kundra mbipopullimit, nuk jam pro prishjeve të vlerave historike të një qyteti. Rikujtoj këtu shumë qytete botërore si Parisi,Londra, Roma të cilat mbartin vlera historike edhe sot që flasim. Transformimi i Tiranës ka qënë kaotik, pa plan dhe vizion.
 
Me projektet e fundit qe kane nis, perfshi bulevardin e ri dhe unazen e madhe besoj se do clirohen disi mushkerite e bllokuara te ktij qyteti.
Por duhet t'punohet me hapesirat e gjelberta, te shkosh ne fundjave nga liqeni artificial te merret fryma aq shume njerez ka. Bashke me liqenin e farkes jane shume pak per nje qytet 1 milion banoresh.
 
Hotel Dajti, kinema Agimi etj
Kto sjane prish, por edhe sikur te ishin prish nuk perbejne vlera historike per kryeqytetin. Ne fakt pervec sahatit, xhamise ethem beut dhe kalase, ndertesat e tjera skane vlera historike.
Sidomos kur bejne zhurmuesin per at baraken e shemtuar qe e quajne teater kombetar bir nona vet.

Ndersa per menyren si eshte ndertuar jemi gjithe dakort me ty qe eshte ndertuar jo keq, por eshte bere nje skandal urbanistik qe do e vuje perjetsisht si qytet.
 
Kto sjane prish, por edhe sikur te ishin prish nuk perbejne vlera historike per kryeqytetin. Ne fakt pervec sahatit, xhamise ethem beut dhe kalase, ndertesat e tjera skane vlera historike.
Sidomos kur bejne zhurmuesin per at baraken e shemtuar qe e quajne teater kombetar bir nona vet.

Ndersa per menyren si eshte ndertuar jemi gjithe dakort me ty qe eshte ndertuar jo keq, por eshte bere nje skandal urbanistik qe do e vuje perjetsisht si qytet.
Hotel Dajti eshte futur ne listen e monumenteve te kultures per arkitekturen e tij.
 
Me dhimbset kur shikoj se cfare kopje e keqe metropoli eshte katandisur. Nje qytet nuk e ben te bukur nje pallat i larte apo disa klube qe kane paraqitje te kendeshme. Se bejne as tre makina luksoze apo varg makinash.
Tirana ka humbur frymarrjen dhe freskine qe ka patur si qytet.
 
Tirana brenda unazes vogel duhej ruajtur si ka qene. Vilat e saj s'duheshin prishur per pallate. Shtimet dhe perhapja e ardhjeve le te beheshin sic edhe jane be tani normal ne periferi.

Tiranes i ka humb identiteti. Planimetria urbane, landmarks and nodes.(se sdi si ta them shqip) Supozohet qe kur vjen nga rr. duresit te perballesh me kullen e sahatit. ama sot pas saj ke pallat ne mos gabohem. minimumi minimumi ne rrezen e qendres lartesia e sahatit duhet te dominonte.
Ne tirane ske asnje rregull skyline-i. Nuk ka gjuhe te trajtimit fasades. Eshte kaos i vertete. kur vajta per here te pare ne Singapor, sapo kam kaluar kufirin e ndjeva qe hyra ne vend tjeter. Nje rregullsi, nje rend arkitekturor ne ndertesa, ne rruge e cdo gje. Ato shophouses 2 katshe te kuruara ne maksimum.
Ndersa Tirana as te vjetren se ruajti, por dhe kete imazh te sotem(kryeqyteti modern) po e nderton shume keq.
 
Top